Trishtimi i bukur

Lauri

Anunnak
Trishtimi i bukur dhe i pikëllimtë në tablotë e portreteve të belgut, Jean-François Portaels
FB_IMG_1645103381914.jpg
Ne kemi nevojë të përfshihemi emocionalisht në gjithçka që i rrethvjen, dhe cyt pranin tonë të atyshme dhe reaguese emocionale. Shpirti ynë është një vërshim që përgjon rrebeshet dhe stuhitë duke i thirrur si në një betejë epike, për të dëshmuar se sa i trazmitë dhe poterisës është kur ai zbret në këtë dëshmim trandës, në këtë nevojë për ti mëkuar tashmërisë së rutinshme çaste shpërthimi, mëkime të befta dhe të gjëmimshme, të cilat na shkundin nga apatia, duke na bërë të ndjeshëm, duke na përfshirë në një gjendje të epërme përjetimi, e cila na bën të hyjshëm më shumë se sa të njerëzishëm, dhe më mirë se nëpërmjet artit, assesi nuk mund të ngjizemi më ngulmueshëm.
Ai që i ngjyu penelatat në dritë pikëllimi po aq furishëm sa dhe në një palet të larmishme ngjyrash dhe tonesh shpërthyese ishte belgu Jean-François Portaels. Siç njihej, Jan Portaels (3 prill 1818 – 8 shkurt 1895) ishte një piktor belg i skenave të zhanrit, tregimeve biblike, peizazheve, portreteve dhe subjekteve orientaliste. Ai ishte gjithashtu mësues dhe drejtor i Akademisë së Arteve të Bukura të Gentit dhe Académie Royale des Beaux-Arts në Bruksel.
Ai konsiderohet si themeluesi i shkollës orientaliste belge. Ai u vlerësua në kohën e tij si piktori kryesor i “elegancës së përditshme dhe hirit femëror”. Nëpërmjet artit të tij, mësimdhënies dhe udhëheqjes së tij në Académie Royale në Bruksel, ai ushtroi një ndikim të rëndësishëm në brezin e ardhshëm të artistëve belgë, duke përfshirë nxënësin e tij Théo van Rysselberghe.
Duke përcjellë me kërshëri tablotë që ka lënë në testamentin krijues të artit, konstatojmë emocionalen e tij, atë shpirt tejet të ndjeshëm dhe pikëllues. Tablotë që kam zgjedhur, janë disa nga ato, ku piktori arrin ti bëjë sytë e personazheve të tij të lundrojnë në lot, dhe ne që i kundrojmë, të ngopë me trishtim dhe dhimbje, thua se ai qëllimisht rreket që tragjizmin e këtyre personazheve femra, ta risjellë në kohë si një drithërimë shpirti, për të vënë në provë aftësinë tonë; për të ndjerë të bukurën përmes pikëllimit, ngjyrën dhe dritën, përmes dhimbjes, tonalitetin e dritës dhe shprehinë e personazheve, përmes një përfshirjeje emocionale, e cila na përpin mish e shpirt, duke na rikthyer në kohë e duke na ngërthyer në trupin dhe në zemrën e këtyre personazheve, për të na mëkuar dhimbjen si një bukuri e brishtë, si një afri e ndjenjave tona me përjetimin, me aftësinë tonë për tu zhytur në këto pluskime lotësh si në një detë të paanë dhe të trazuar, ndoshta si për të na kujtuar se jeta ka qenë gjithnjë e trisht dhe përplot pikëllim dhe lot.
Të qash në pikturat e Jan Portaels është të jesh i zhytur thellë në botën e tij shpirtërore, në të atypëratyshme e emocioneve shpërthyese, me të cilat ai u flet gjeneratave, u kumton brezave, i miklon bukuritë femërore, të cilat duket se ashtu nën rrezet e këtij dritimi të trisht, të rreflektojnë më të gjallë dhe më jetësor.
(A.Vataj)
FB_IMG_1645103385507.jpgFB_IMG_1645103388831.jpg
 
Arti pamor qe flet me shume se fjala.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top