• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Tre arsye pse viti 2021 do të jetë i mbarë, sipas astrologëve

NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL

Tre arsye pse viti 2021 do të jetë i mbarë, sipas astrologëve​

1605885994224.png

Të gjithë e dimë sa shpejt ndryshoi bota në 2020-ën dhe brenda një nate, rutina jonë s’ishte më ajo që njihnim.

Gjithsesi, jemi thuajse në fund të vitit dhe sytë i kemi nga 2021. Jemi para një tjetër të panjohure, por sipas astrologjisë, thuhet se ky vit do të jetë goxha shpresëdhënës, prandaj niseni me optimizëm.
Gjithë ngjarjet astrologjike për 2021-in lidhen me bashkëpunim, kreativitet dhe fillime të reja. Çfarë do të thotë kjo?

Bashkimi “hyjnor”: Jupiteri dhe Saturni në Ujor

Kur themi “bashkimi hyjnor” e kemi fjalën për dy planetë që takohen bashkë në të njëjtën pikë të qiellit. Në këtë rast, kemi Jupiterin dhe Saturnin. Astrologët e konsiderojnë si ngjarje të madhe sepse hera e fundit kur ka ndodhur diçka e tillë ka qenë fillimi i viteve 1400. Sipas tyre, ky event qiellor na fut në një rreth me mundësi të reja, inovacione, lidhje dhe shpresë!

Eklipset e ardhshme

Eklipset sjellin kohëra ndryshimesh! Ndodhin kur Dielli, Hëna dhe Toka rreshtohen në shumë mënyra, duke dhënë mesazhe të ndryshme për planetin tonë. Nga maji i 2020-ës deri në janar të 2022 do të kemi eklipse në shenjën e Binjakëve dhe Shigjetarit.
Shigjetari përfaqëson potencialin dhe optimizmin, gjë që do të na bëjë të marrim prej energjisë së tij dhe të përdorimin maksimalisht imagjinatën tonë. Nga ana tjetër energjia e Binjakëve do të shpërndajë kureshtje, humor, qejf, por kjo s’do të thotë që gjërat do të shkojnë vaj. Për të arritur deri këtu duhet të ndryshojmë sjelljen, të shohim me kujdes gjërat që kemi besuar dhe të pranojmë të mësojmë nga njëri- tjetrit.

Afërdita dhe Marsi do të bashkojnë forcat

Në 2020-ën, Marsi dhe Afërdita ishin në prapavijë. Gjërat shkuan më ngadalë, por kjo i përket të shkuarës tani. Në 2021-in, Afërdita dhe Marsi nuk do të jenë në prapavijë dhe kjo parashikon; marrëdhënie harmonike, kreativitet dhe kohë argëtuese. Është fiks një rikthim i dy energjive të kundërta. /Anabel/Pop Sugar/Telegrafi/
 

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Sa e kan pagen keta?
 
Private conversations
Help Users
    Top