Torino ndal Romën në “Olimpico”

cent

...Lontano
Nuk ka rekord europian për Romën. Pas 10 fitoreve radhazi, ekipi i Garcias ndalet nga Torino në transfertë, që barazon 1-1 në fushën e tij me kryesuesit e Serisë A, të cilët kishin krijuar përshtypjen se askush nuk mund të frenonte vrullin e tyre.
1zeb9y1.jpg
Skuadra më pak e pritshme, por me një nofkë interesante, i vë granata nën këmbë kryeqytetasve, të cilët në “Olimpico” lënë jo vetëm pikët e para në sezonin e tyre por gjithashtu dhe paprekshmërinë e portës, me De Sanctis që rezistonte pa pësuar gol prej plot shtatë takimesh. Torino që nuk njihhte fitore prej gjashtë javësh por nuk e pengoi të kërkonte të bënte të madhin ndaj skuadrës së rekordeve dhe trajneri Ventura hodhi në aventurë skuadrën e tij me tre sulmues, ndërsa Gacia u mbulua me Bradley në mesfushë e Burdisson që zuri vendin e Castan në mbrojtje. Torinezët treguan se janë një skuadër e fortë në vijën e parë por dhe e brishtë pas, aq sa goli i verdhekuqve erdhi në minutën e 28-të, në aksionin e parë të vërtetë të kryesuesve. Kevin Strotman gjeti goditjen fituese duke i dhënë Romës avantazhin.

Torino megjithatë nuk u dorëzua dhe u hodh përpara duke mbyllur Romën në gjysmëfushë. Cerci mbi të gjitha ishte i lëvizshëm por nuk gjeti koordinatat e duhura. Në pushim shkohet me Romën në avantazh që duket se nuk ka ndërmend të ndalet, por nga dhomat e zhveshjes, doli një Torino më i ashpër, që menjëherë u përpoq të mbërthente barazimin dhe më në fund ia doli. El Khadouri rrëzoi në zonë Benattia por për kryesorin nuk kishte faull, pasimi ishte për Cercin që pas 744 minutash detyroi De Sanctis të nxirrte topin nga fundi rrjetës. Roma tani nuk dukej më aq e pathyeshme dhe Torino përpak sa nuk gjeti sërish golin por në krahun tjetër dhe kryeqytetasit u dukën të rizgjuar. Nga kjo përfitoi spektakli, me dy skuadrat që shtuan vizitat në portat respektive. Roma madje në minutat e fundit e asfiksoi Torinon në gjysmëfushën e tij, por një tjetër mrekulli do të ishte e tepërt. Gjithcka u mbyll 1-1, dhe më në fund Serie A mund të marrë pak frymë në garën për kreun. Roma nuk flet më vetëm gjuhën e fitoreve.
/S.Sport
 
Redaktimi i fundit:

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top