Tiranës i shtohet edhe një shkollë e re, hapet ‘Betim Muço’ në Kombinat

AnGeLiC

VIP
V.I.P
auto_shkolla_61503141442.jpg
Shkolla “Betim Muço” është një nga katër shkollat e reja të ndërtuara këtë vit, që në shtator do të mirëpresë nxënësit e kryeqytetit. Rreth 1200 nxënës të zonës së Kombinatit do të nisin sezonin e ri shkollor në ambiente tërësisht të reja dhe kushte moderne. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, u njoh me detajet e fundit, ndërsa deklaroi se brenda mandatit të parë do të përfundojë edhe ndërtimi i 16 shkollave të tjera.
auto_shkolla_11503141432.jpg
“Të gjithë bashkë kemi bërë një përpjekje, duke filluar nga anëtarët e Këshillit Bashkiak, te administratori, stafi i bashkisë dhe gjithë komuniteti që ka mirëpritur një nga investimet më madhore të projektit tonë ambicioz të 20 shkollave. Në Tiranë ka qenë rutinë ndërtimi i një shkolle në vit, kurse ky vit është një rast i paprecedentë sepse hapim 4 shkolla të reja. Vitin tjetër do të kemi 16 shkollat e projektit tonë për 20 shkolla”, tha Veliaj.
auto_shkolla_51503141441.jpg
Shkolla “Betim Muço” do të presë deri në 1200 nxënës, çka do të ulë numrin e nxënësve nëpër klasa dhe do t’i japë fund pas shumë vitesh mësimit me dy turne. “Në ditët e para të shtatorit, kur edhe regjistrimet të kenë marrë hov, do të kemi një nga shkollat më fantastike të qytetit të Tiranës. Besoj se shpresa e madhe e Tiranës lind në këto klasa, që përkthehet në uljen e presionit të mësimit me 2 turne për 3-4 shkollat e tjera të Kombinatit, çka siguron që në Kombinat, të gjitha mësimet të bëhen me një turn”, u shpreh Veliaj, teksa shtoi se tashmë prindërit nuk do të kenë më nevojë që të humbasin kohë dhe para për të dërguar fëmijët e tyre në shkollat në qendër të qytetit.
auto_shkolla_41503141438.jpg
Bashkia e Tiranës, në bashkëpunim me Drejtorinë Arsimore, janë duke punuar që disa prej mësuesve me rezultatet më të mira në portalin “Mësues për Shqipërinë”, të bëhen pjesë e stafit të ri akademik të shkollës “Betim Muço”, duke garantuar në këtë mënyrë edhe cilësi në mësimdhënie. “Kemi një bashkëpunim fantastik me Drejtorinë Arsimore. Nga java tjetër do të fillojmë aplikimet për regjistrim në këtë shkollë. Me të bërë regjistrimin, do të sigurohemi që disa nga ata që kanë dalë më mirë në portalin “Mësues për Shqipërinë”, të japin mësim këtu. Pra, kursejmë energji, kohë, para dhe nuk dyndemi të gjithë në Tiranë apo në shkollat e tjera të Kombinatit, por do të kemi një shkollë fantastike 9-vjeçare në zemër të Kombinatit, për të lehtësuar stresin e prindërve që duan më të mirën për fëmijët e tyre”, u shpreh ai.syri
 

Attachments

  • auto_shkolla_61503141442.jpg
    auto_shkolla_61503141442.jpg
    54.3 KB · Shikime: 0
  • auto_shkolla_11503141432.jpg
    auto_shkolla_11503141432.jpg
    38.5 KB · Shikime: 0
  • auto_shkolla_51503141441.jpg
    auto_shkolla_51503141441.jpg
    56.1 KB · Shikime: 0
  • auto_shkolla_41503141438.jpg
    auto_shkolla_41503141438.jpg
    45 KB · Shikime: 0

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top