Ti nuk din as me ta lyp… (Përse Edi Rama nuk e pushton Francën?)

FotoJet-1-scaled.jpg




Nga Enkel Demi


Këtë këngë i këndoi Franca Edi Ramës, udhëheqësit megalloman të Shqipërisë. Para disa ditësh ky i fundit doli në një konferencë për shtyp dhe porsi gjeli majë plehut kakariste dhe u fryhej gazetarëve duke thënë: “Unë jam njish!”. Duke ndjenjur gjithë ditën me “të fortë” lideri global flet si ata, bën humor si ata, kanos si ata me të njëjtat ngjyrime emocionale të fjalës, me të njëjtin fjalor të shpendit që e bëjnë therror për Vit’ të Ri.

Me një fjalë, ai po u tregonte njerëzve se është më i miri për të lypur (përherë për të mirën e vendit të tij). Pas këtyre fjalëve si një udhëheqës i përmasës së madhe që po vendos paqen në botë nga konflikti në Nargono-Karabak e deri Turqi-Greqi, ju lëshua Bashkimit Europian.

Në mendjen e tij të vogël sa të një zogu kapadai BE-ja është Luigj Soreka apo ndonjë si ai që i ka në librin e pagës. Natyrisht dhe zotni Luigji dikur ia shprehte me sms që ishte “njish”, por nuk e çon dot më tej ullukun e ujit.
Edi Rama gjendet sot në krye të vendit me përqindjen më të ulët të vaksinimit në Europë. Valixhia magjike kontrabandë me ato pak doza ia vlejti vetëm sa të ngjiste pullën në ballë doktor Tritan Kalo. Të tjerat “me kismet”.
Edi Rama udhëheq qeverinë e Nusretit, e cila nuk e ka idenë kur, si qysh, tek do nisë e do të vazhdojë me vaksinimin. Ka reaguar me vonesë, është sjellë në tregun e madh botëror si maçok që këndellet në diell. Në Serbi vaksinat erdhën në një sasi të konsiderueshme nga Kina, ndërsa vëllami Vuçiç as lypi, as sulmoi Europën. Askush në BE nuk e ka për zemër që ai po bën diversion të hapur me Kinën a Rusinë, por asnjeri në këto kohë nuk shihet me sy të keq, nëse dëshiron që të ndihmojë popullin e tij.
Edi Rama është ndrysh’, ai nuk do që ta ndihmojë, por që ta gënjejë. Gënjeu qysh në krye, kur thoshte se kreu punë me COVAX, gënjeu kur shkoi në SHBA për të bërë shopping dhe doli në foto me drejtorin e Pfizer, po gënjen edhe sot me BE-në. Në kohën kur shtetet fqinje hynin në trativa direkte me kompanitë që mund të prodhonin vaksinat, ky kursente parapagesat, se kishte hallin e PPP-ve.

Sot, nuk ka për shqiptarët, jo sepse Macron-i mban vaksina kot në magazet e tij, por sepse nuk je në planin e prodhimit, meqë nuk ke bërë më parë rezervimet.

Spanja do e vaksinojë 70 për qind të popullsisë deri në qershor, Italia po ashtu. Janë shtete që kanë popullsi 20 deri në 30 herë më të madhe se Shqipëria, e cila sipas “njishit të lypësave” ka nevojë për 14 muaj që t’i kryejë vaksinat.
Natyrisht, “vaksinimi” do të vazhdojë me parrullën lozonjare “Shqipëria buzëqesh”, shoqëruar me propagandën e ethshme të stadiumit. Që tani po e çmojmë shumë faktin që me një valixhe kontrabandë Edi Rama ka vaksinuar tre milionë e gjysëm shqiptarë. A e mendon njeri se sa do të arrijë me 10 mijë dozat e para që do i vijnë?
Nejse, rëndësi ka që ai është “njishi”, i cili po u nevrikos edhe pak e pushton Francën.

Madje, në një drekë që pati me “të fortët” u tha atyre me të folmen e tij të rafinuar:

“A t’i bim’ Francës?”. “
Po ‘re – ju përgjigjën ata – bjeri q… robt!
U bo Franca!”.
 

Attachments

  • FotoJet-1-scaled.jpg
    FotoJet-1-scaled.jpg
    481.8 KB · Shikime: 0
Ne fakt kur e degjova mendova direkt-
Po ky ça pati?

Dipllomatikisht dhe politikisht ishte nje superautogol per edin.

Pergjigja e Frances pastaj ishte shume elokuente dhe e prere.
Ju pergjigjen si BE dhe jo si France.
Psikopati pastaj doli me nje tjeter deklarate qesharake ku nenvizonte lidhjet e shqiptareve me Francen.
 
Mundohet mavriu te ngele francophon po cedo Eshte mall i cuar dem.
ndjek e kopjon cdo gje qe ndodh ktu po harron qe nuk ka kapacitet.
kakaret ne kotec me me te fortet sepse ka gjet popull te dobet per fatin e tij se jasht ktij formati kalon dylberin behet fix si pula e lagur .
 
Ne fakt kur e degjova mendova direkt-
Po ky ça pati?

Dipllomatikisht dhe politikisht ishte nje superautogol per edin.

Pergjigja e Frances pastaj ishte shume elokuente dhe e prere.
Ju pergjigjen si BE dhe jo si France.
Psikopati pastaj doli me nje tjeter deklarate qesharake ku nenvizonte lidhjet e shqiptareve me Francen.

E ka fiksim t'beje liderin e ballkanit duke vene n'dukje dobesite dhe egoizmin e BE, dhe deri diku ka te drejte sepse vendet e ballkanit duke qene te varfra jane lene jashte sa i perket vaksines dhe vaksinimit, por duke njoft Ramen kam pershtypjen qe kto deklerata i ben me shume per populizem duke qene se jemi n'prag zgjedhjesh.

Pra shkon ne Turqi ku i behet nje pritje madheshtore, puthet me baben Erdogan sepse e di impaktin dhe ndjeshmerine qe ka tek komuniteti musliman ne Shqiperi, dhe vjen ne Tirane i fut nje deklerate ku i "diskrediton" Francezet dhe BE ne lidhje ke vaksinen. Pa permend dhe pjesen kur Merkeli i ka kerku Rames t'beje negociatorin per pataten e nxehte Turqi - Greqi..etj.

Ky eshte mjeshtri me i madh i trojeve tona per populizem dhe propagande. Nese do ishte kompeticion Olimpiade me Kim Jongun dhe Putinin do rivalizonte per medalje te arte .lol
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top