Thenje popullore shqip!

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Secili prej nesh perdor shprehje te ndryshme ne jeten e perditcme....
Ne kete teme mund te shkruani shprehjet popullore ( fjale te urta) qe perdorni, te shoqeruara me nje mini-shpjegim te kuptimit tyre...
Psh:

"Tigani ne zjarre, e peshku ne uje..." - simbolizon nxitimin e nje njeriu qe ska asgje te sigurte, por ka filluar te bej pergatitje sikur gjithcka eshte e sigurte...

" Ska burre nene qe zgjidh ate problem "( psh, mua ma thonin kur beja nyje te ruazave LOL)" dmthn dicka qe si gjendet me asnje zgjidhje.....

Ju mirepres dhe juve me shprehjet qe perdorni ose qe thjesht i dini dhe nqs si perdorni:)
 
Pe: Thenje popullore shqip!

Zzina me sa mbaj mend nje here ka qene nje teme e tille ndoshta eshte fshire.

Terhiqe perin e mos keput(me vjehrren me shume qe sillu mire por jo edhe teper :)

Nje tj eshte qe lind nga nje histori

Ha dalleme pi dallame jam ai qe kam qene mram -(dallama eshte nej veshje popullore, dhe nje i varfer troket ne nje dere
edhe nuk e mirepresin, vishet ndryshe edhe bejne feste-> dmth njeriu nuk e ndryshon veshja.)
 
Pe: Thenje popullore shqip!

Lumi nuk sjell gjithmone kucka ( jo me ç ) dmth qe nuk te vin gjithmone e mira
 
Pe: Thenje popullore shqip!

Zzina me sa mbaj mend nje here ka qene nje teme e tille ndoshta eshte fshire.

Terhiqe perin e mos keput(me vjehrren me shume qe sillu mire por jo edhe teper :)

Nje tj eshte qe lind nga nje histori

Ha dalleme pi dallame jam ai qe kam qene mram -(dallama eshte nej veshje popullore, dhe nje i varfer troket ne nje dere
edhe nuk e mirepresin, vishet ndryshe edhe bejne feste-> dmth njeriu nuk e ndryshon veshja.)

Ka qene e njejta teme e hapur nga une, por kur humben 6 muaj forum...humbi dhe tema, prandaj vendosa ta hap perseri:)

"e ke kemben si shpulle arixhiu" LOL- kjo ishte shprehje ne femini, per te mos hecur zbathur se na deformoheshin kembet...e beheshin kembe te gjera... si te arinxhinjve
"Bieri daulles/fyellit" = po flet kot, se ska rendesi ca po thua...
 
Pe: Thenje popullore shqip!

Te "vjedhura" nga evi3
" Jetojme te 2 ne nje qytet, sa ralle qe shifemi...sa ralle" - perdoret kur edhe pse jeton ne te njejtin vend me nje person, nuk rastis ( ste behet mbare) ta takosh

" Prit gomar te mbij bar " ( mos prit kot se asgje svjen vet )
 
Last edited by a moderator:
Pe: Thenje popullore shqip!

Iken shul e vjen lloz :) Simbolizon nje njeri qe e con per dicka dhe ai te kthehet po ashtu sic e ke derguar biles dhe me keq ::p:p:p
 
Pe: Thenje popullore shqip!

Ben nder e gjen Qeder :) Simbolizon dicka qe mundohesh ta besh mir per tjetrin dhe tjetri te injoron kte te mir qe ti po i ben :)
 
Pe: Thenje popullore shqip!

Ka qene e njejta teme e hapur nga une, por kur humben 6 muaj forum...humbi dhe tema, prandaj vendosa ta hap perseri:)

E mbaja mend mire atehere :)

Gomarit i shan veshet pastaj i blen vete me te gjata :p
 
Pe: Thenje popullore shqip!

Mqs paska shume me gomarin :p

Per cfare duhet gomari ne dasem?Per te mbajtur uji.( Kur mban nje person lart e poshte si ndihmes qe ben punen me te rende )
 
Pe: Thenje popullore shqip!

traft zjermi

tu rrit e tu corodit :D
 
Pe: Thenje popullore shqip!

Vazhdojme ende me gomarin e shkrete
Edhe te falin gomarin edhe e sheh nga dhemet ( te falin dicka te blejne dicka ti dhe thua qe ste pelqen )
 
Pe: Thenje popullore shqip!

pjerdh pjerdh se lirohesh :p >>> fol kot
 
Titulli: Thenje popullore shqip!

Te con me pi uje e te kthen pa pi uje. (dmth: kur nje person ka aftesi dominimi mbi nje person tjeter dhe sillet me te si te doje ai).
 
Titulli: Thenje popullore shqip!

Mos i shiko gunen por shikoji punen -> dmth mos i shiko bukurine nje personi por shikoje ate per te cilen eshte e afte
 
Pe: Thenje popullore shqip!

Punen e sotme mos e lere per neser ...mos u bej dembel ,por puno ! ..............si pa pune qe jam ..kjo me erdhi ne mendje :p
 
Pe: Thenje popullore shqip!

Nje shprehje e perdorur nga Snow Hristina ( mbase na thote dhe shpjegimin:p)
femrat zileqare qe kan macokun perbrenda


 
Pe: Thenje popullore shqip!

traft zjermi

tu rrit e tu corodit :D
Coje shprehjen deri ne fund sepse thuhet ,
Tu u rrit e tu corodit si zogu i gomarit :p

Te jep te pish uje ne bisht te luges . !!
 
Pe: Thenje popullore shqip!

Plakat thoshin;'' Peshty perpjet e ne gjoks tendin''
 
Pe: Thenje popullore shqip!

Pa henger hudher nuk te vie era.
 
Më gjuajti koha me fatkeqësitë, Derisa pëlhura e zemrës m’u bë e hekurt. Dhe u bëra që kur të më godasin me shigjetën Të thyhen, sikur preknin shigjetat njëra me tjetrën. Dhe ja kështu jetova, e për fatkeqësitë as që u interesova Ngase të mbaj mërzinë dobi nuk pata e as që diçka fitova.
 
Gjyshi im i ndjere thoshte disa por keto 2 me kane ngel ne mendje mua qe e vogel

1. Tunden malet dhe nuk bien
2. U be bishti me i rende se sqepari.

Kaq kisha lol
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top