Termet ne Turqi

Detaje nga tërmeti në Detin Egje, u ndie deri në 4 shtete përfshi Shqipërinë, paralajmërohet cunam



Tërmeti me magnitudë 6.6 i shkallës Rihter këtë mesditë në ishullin grek të Samosit ka ‘ngritur’ Egjeun në këmbë.


Banorët e ishullit grek janë të gjithë në rrugë teksa dëme të mëdha raportohen në Izmir. Mediat greke raportojnë se tërmeti u ndie në 4 shtete, më së shumti në Turqi e Greqi, por edhe në Bullgari deri edhe në Shqipëri.

Po ashtu lëkundjet filluan me 4.6 Rihter derisa të njëpasnjëshme kapën rreth 7 Rihterin fatal. Sipas ekspertëve grekë, tërmeti ishte sipërfaqësor teksa është parlajmëruar për cunami të vogël.


Në fakt, deti në ishullin Samos dhe përreth ka nisur të tërhiqet duke marrë me vete dhe anijet kurse në disa pjesë të tjera ka marrë përpara rrugët duke hyrë në brendësi të qendrave të banuara.



*Për shqiptarët e prekur në Turqi apo Greqi, nga lëkundjet e forta të tërmetit. Redaksia e News24 vë në dispozicion numrin : 00355 68 20 74 396

(BalkanWeb)
 
E kam zemren e dobet .. kam dy vjet qe skam tv .
Pashe ate qe solli abis dhe me kap si debules.. nuk di pse jam ber keshtu ...terem komplet sa te shoh gjak .. rrezik dike .. pu pu pu
Gjera qe ne nuk menaxhojme dot eshte me mire ti shohim me ftohtesi,se ndryshe na kap plogeshtia ?
 

“Është koha të ndihmojmë njëri-tjetrin”/ Erdogan falënderon Mitsotakis: Solidarizimi mes nesh me i vlefshëm se çdo gjë. Do të ndihmojmë Greqinë të shërojë plagët​


Edhe kreu i shtetit turk në një postim që ka bërë në rrjetet sociale ka ngushëlluar homologun e tij grek duke thënë se Turqia është e gatshme të ndihmojë Greqinë të shërojë plagët e saj.

TURQI- Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka falenderuar Kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis, i cili i shprehu ngushëllime për viktimat që humbën jetën ditën e sotme si pasojë e tëmetit me magnitutë 6.6 rihter. Edhe kreu i shtetit turk në një postim që ka bërë në rrjetet sociale ka ngushëlluar homologun e tij grek duke thënë se Turqia është e gatshme të ndihmojë Greqinë të shërojë plagët e saj. Ndër të tjera ai thotë se në këto momente të vështira që po përballen vendet solidarizimi është më i vlefshëm se çdo gjë tjetër.

“Faleminderit Z. Kryeministër, edhe unë i shpreh ngushëllimet e mia gjithë Greqisë në emrin tim dhe popullit turk. Turqia është gjithmonë e gatshme të ndihmojë Greqinë të shërojë plagët e saj. Solidarizimi i dy vendeve tona fqinje në këto kohë të vështira është më e vlefshme se shumë gjëra të tjera në jetë”, shkruan Erdogan në twitter.

Kryeministri grek para disa orësh ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun e tij turk, ku i ka përcjellur Presidentit të Turqisë ngushëllimet e tij të përzemërta për humbjen e njerëzve në Turqi duke thënë se pavarësisht konflikteve që kanë në këto momente ata duhet të qëndrojnë pranë njëri-tjetrit.


438 të plagosur dhe 12 viktima janë regjistruar deri më tani në Turqi si pasojë e tërmetit magnitudë 6.5 të shkallës rihter që goditi ditën e sotme qyetin e Izmirit. Lëkundjet e Tërmetit me magnitudë 6.5 të shkallës rihter që tronditën Turqinë , janë ndjerë edhe në Greqi, ku si pasojë kanë humbur jetën dy adoleshentë të moshës 17-vjeçare dhe 9 të tjerë janë plagosur.

(A.k.dosja.al)
 
Termet i forte! Zoti ua lehtesofte! :(

p.s. Sa fort me doni! Si nuk me shkroi njeri me me pyt a je gjalle o Sol?
Apo e dinit qe nuk jetoj ne Izmir une?! :p
 
Termet i forte! Zoti ua lehtesofte! :(

p.s. Sa fort me doni! Si nuk me shkroi njeri me me pyt a je gjalle o Sol?
Apo e dinit qe nuk jetoj ne Izmir une?! :p
Per bese mbrem mendova .. po kjo ku do jete prap ne Malaysia.. po spo beja lidhjen ..
He mi si eshte gjendja ?
 
Zoti i meshiroft viktimat e kalofshin saa shpejt kete situat.
 
Per bese mbrem mendova .. po kjo ku do jete prap ne Malaysia.. po spo beja lidhjen ..
He mi si eshte gjendja ?
haha. ku jam sot nuk jam pas 1 muaji :p

Po hic, sic jepet neper lajme! Pamjet jane dritheruese. Pallate te rena, uji detit qe vershon. Mos e patshim kismet! :)
Ndersa deri tani zyrtarisht: -17 njerez kane vdekur dhe 709 njerez jane plagosur. 1227 ekipe po punojne ne 17 ndertesat e shembura. Pra, numri nuk eshte perfundimtar.
 
haha. ku jam sot nuk jam pas 1 muaji :p

Po hic, sic jepet neper lajme! Pamjet jane dritheruese. Pallate te rena, uji detit qe vershon. Mos e patshim kismet! :)
Ndersa deri tani zyrtarisht: -17 njerez kane vdekur dhe 709 njerez jane plagosur. 1227 ekipe po punojne ne 17 ndertesat e shembura. Pra, numri nuk eshte perfundimtar.
Meshire o Zot .. dhe shyqyr qe jeni mire.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top