Tenis:Sharapova mes gëzimit dhe hidhërimit: Avancon në US Open, ndahet nga Vujaçiç

cent

...Lontano
Janë mbyllur ndeshjet e turit të dytë. Asnjë surprizë në takimet e luajtura dje në Nju Jork

ypi1l.jpg

Në ditën e pestë të grand slemit të US Open në tenis nuk pati surpriza të mëdha, pasi të gjithë tenistët pretendentë për trofe janë kualifikuar në turin e tretë. Përjashtim nuk bën tenistja ruse Maria Sharapova, e cila brenda 60 minutash ka mundur 2-0 Mallori Burdete (6-1, 6-1), në një ndeshje pa shumë histori. Por më shumë bujë nuk bëri fitorja por ndarja e saj nga basketbollisti Sasha Vujaçiç, që luan me turqit e Anadolu Efes. Ky i fundit ka deklaruar dje se ka mbyllur marrëdhëniet me tenisten bukuroshe ruse, me të cilën ishte lidhur prej disa vitesh. Lidhja kishte nisur pikërisht 2 vite më parë, por tashmë gjithçka i përket së shkuarës. Duket se shkak i ndarjes ka qenë distanca e madhe që kanë patur dy sportistët kohët e fundit, pasi të dy kanë qenë të zënë me veprimtaritë e tyre dhe nuk kanë patur kohë që të komunikojnë shpesh. Vujaçiç, që ka luajtur në NBA, tashmë është larguar në Europë, ndërkohë që Sharapova jeton në Amerikë. Gjithsesi, kjo ndarje nuk e pengoi bukuroshen ruse të jetë e shpërqendruar, madje luajti tepër e karikuar në ndeshjen e djeshme.

Në ndeshjet e tjera për femra, fitore pa shumë probleme e çekes Petra Kvitova, që eliminoi francezen Paulina Parmentier me rezultatin 2-0 (6-4, 6-4), ndërsa rusja veterane Nadia Petrova fitoi po 2-0 duelin me çeken Lusia Safarova (6-4, 7-5). Avancon në turin e tretë edhe francezja Marion Bartoli, që mundi 2-0 patrioten e saj e saj Kristina Mladenoviç. Pa probleme edhe fitorja e numrit 1 në botë, bjelloruses Viktoria Azarenka, që mundi 2-0 (6-0, 6-1) kinezen Jie Zheng, duke treguar një formë mjaft të mirë. Kualifikohet për më tej edhe kampionia në fuqi e US Open, australiania Samanta Stosur, që mundi 2-0 amerikanen Varvara Lepçenko (7-6, 6-2).

Te meshkuj, nuk zhgënjen tenisti serb Novak Gjokoviç, që ndjek hapin e Federer, duke mposhtur 3-0 brazilianin Roxherio Dutra Silva (6-2, 6-1, 6-2). Një ndeshje që është luajtur në një temperaturë të lartë, por kjo nuk ka ndikuar në lojën e Gjokoviç, numri 2 në botë. Në turin e tretë, serbi do të luajë ndaj francezit Julian Beneteau, që mundi 3-1 amerikanin Denis Novikov (3-6, 6-4, 7-6, 7-5), një takim që zgjati gati 3 orë. Avancon më tej edhe tenisti spanjoll David Ferrer, numri 5 në botë, që dje mundi 3-0 holandezin Igor Sijsling, një ndeshje tepër e bukur dhe me shumë emocione. Pa probleme avancon edhe francezi Riçard Gasket, që mundi 3-0 amerikanin Bradlei Klahn, ndërsa argjentinasi del Potro eliminoi amerikanin Rajan Harrison, duke fituar 3-1. Del Potro është fituesi i US Open në vitin 2009. Në turin e tretë shkon edhe italiani Andrea Fonjini, që mundi 3-0 spanjollin Guilermo Lopez (6-4, 6-4, 6-2), duke qenë surpriza e vetme e ditës së djeshme.



Venus Uilliams: Nuk kam ndërmend të tërhiqem!

Eliminimi nga turi i dytë i grand slemit të US Open ka qenë disi i papritur për tenisten amerikane Venus Uilliams, e cila megjithëse ka bërë maksimumin është mundur nga gjermania Anxhelika Kerber. Ajo e ka fituar këtë turne 2 vite me radhë, 2000 dhe 2001, por në vitet e fundit ka qenë larg kreut të renditjes botërore, duke bërë që shumë të mendojnë për një tërheqje të saj nga sporti. Por motra e madhe Uilliams hedh poshtë këto fjalë: “Nuk kam menduar kurrë të tërhiqem. Nëse do të kisha realizuar edhe dy pikë në takimin e fundit do të isha në turin e tretë. Mendoj se isha unë ajo që luajta gabim në setin e tretë, duke bërë 60 faulle. Janë shumë gabime, nuk mund të fitosh një ndeshje kështu. Luftova fort, provova deri në fund që të fitoja, por nuk gjeta dot ekuilibrin e duhur. Pashë që mjaft tifozë më mbështesnin duke më thënë se dhashë maksimumin në fushë, ndaj do të vazhdoj të shoh përpara”, – tha dje Venus Uilliams.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top