Telefoni i parë që lahet me sapun dhe zbardhues

telefoni2020.jpg

Telefoni mund të lahet. Ky është aparati i parë antibakterial në botë vjen nga Mbretëria e Bashkuar.

Ky telefon është bërë nga kompania Bullit, me qendër në Reading, dhe u emërua Cat S42. Modelet e pajisura me teknologji shtesë antimikrobiale, megjithatë, nuk do të jenë të disponueshme deri në fillim të vitit 2021.


Telefoni, i cili do të ketë një sistem antibakterial, do të luftojë përhapjen e baktereve falë joneve të argjendit të ndërtuara në materialet prej të cilave është bërë, transmeton Telegrafi.



Megjithëse jone të tilla nuk neutralizojnë në mënyrë aktive bakteret ose viruset, përfshirë coronavirusin, ato ndalojnë përhapjen dhe shumëzimin e patogjenëve, pretendojnë ata që ndërtuan këtë telefon.

Prodhuesit shtojnë se pajisja është plotësisht e papërshkueshme nga uji dhe se duhet të lahet rregullisht me ujë dhe sapun, dezinfektues, madje edhe zbardhues për ta mbajtur atë të pastër.

Këllëfi i bërë prej xhami antiplumb dhe çelik inox nuk u dëmtua edhe pasi ra mbi çelik nga një lartësi prej 1.8 metra, dhe pas provave, nuk kishte asnjë gjurmë të dukshme të papastërtisë që mbeti mbi të.


Lajmifundit.al
 
U sa mire.
Ama kush e di sa do kushtoje!? :p
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top