Te vazhdosh te jetosh me ane te makinerive???

Bianca SK

Anëtar i Nderuar
Per ata qe jane ne Itali mendoj qe te pakten nje here duhet te kene degjuar te flitet per Eluana Englaro.Vajza qe pas nje aksidenti,ka mbetur ne gjendje vegjetative qe nga 1991 dhe te henen ne oren 20.00 u vendos qe ti "hiqnin prizat makinerive" qe e mbanin ne jete.

Doja te dija mendimin tuaj rreth kesaj çeshtjeje.
Nese nje i aferm i juaj do ishte ne gjendjen e Eluanes (mos ndodhte kurre) do preferonit qe ta linit ne spital ku makinerite do e mbanin ne jete,apo do preferonit qe ta lini te vdese? E konsideroni vdekje me dinjitet nje vdekje te tille?
Mundohuni te argumentoni sa me shume pergjigjet tuaja.
Shkrim te kendshem.
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Te vazhdosh te jetosh me ane te makinerive???

Eshte nje ceshtje shume e veshtire kjo. Mendoj se me shume se prinderit e vet, qe e kane ndjekur dhe kane vujatur sa here qe shkonin ne spital duke pare femijen e tyre ne ate gjendje gjate ketyre 17 viteve, nuk e donte as Berluskoni dhe as Gasparri apo Papa. Nuk jam dakort me kete accanimento terapeutico. Me ben shume pershtypje pozicioni jo koherent i kishes, e cila nga nje ane nuk pranon qe shkenca te shtyhet deri ne ate pike, si p.sh ne klonimin e disa qelizave per qellim kurimin e semundjeve(kancer etj) ne menyre qe te mos dalin permbi Zotit, nga ana tjeter nuk ishin dakort qe t'i hiqej ushqimi ne menyre artificiale.
 
Titulli: Te vazhdosh te jetosh me ane te makinerive???

dicka qe nuk dua te perjetoj se di se si do veproja POR anoj nga vendimi qe eshte e kote te mundohesh te jetosh ne ate gjendje.....
 
Titulli: Te vazhdosh te jetosh me ane te makinerive???

Ndonese ne vija te trasha mund te shembelloje si krim, por te hyme ne thellesi e te mos mbetemi aq te "trashe" do kuptojme qe ajo eshte deshira e prinderve te saj... e pote kishte mundesi te na e thoshte, edhe e saja.

Ajo nuk quhej jete :qenis:
 
Titulli: Te vazhdosh te jetosh me ane te makinerive???

Teme interesante.

Me pelqen te "kam pas" jetes por me kusht qe te jem e gjalle dhe te jem e zonja te kenaqem e ta shijoj jeten time. Nqse do isha ne nje aksident qe do te me linte ne nje makine jete-ndihmese...a do doja une qe te fikej? Mendoj se PO. Nese do te ishte nje shans sado i vogel qe une s'do te isha as nje pjese si personi qe nje kohe isha, do doja qe makina te fikej. Nuk dua te behem barre per askend, dhe te zgjasja jeten time pa asnje arsye morale apo shkencore do te ishte gabim, plus qe do i bente dem shume njerezve perfshire ketu mua. Pse te jetoja sa per te kujtuar vazhdimisht se cfare vajze, moter, apo shoqe kam qene? Nuk do doja qe ato te me kujtonin mua ne koma dhe te ushqyer nga nje tub, do doja qe ato te me kujtonin per ate qe isha, nje person energjik, argetuese dhe e dashur. Nqse gjerat do vinin ketu (larg qofte) do doja te fikeshin makinerite, te kurseja familjen dhe shoqerine nga faji, brenga e pikellimi per te mare nje vendim te tille, sepse ne kete menyre do benin ate qe doja une, dhe do te ishte si nje amanet i fundit.

p.s. Uroj qe askush te mos gjendet ne kete situate!
 
Titulli: Te vazhdosh te jetosh me ane te makinerive???

As qe dua te mendoj se ca do beja ne nje rast te till
Edhe pse jan shume te ralla rastet kur njerez qe kan qene ne kome me vite te tera jan permendur...keto egzistojne...
 
Shpresa na mban gjalle, kjo dihet. Por vite te tera vetem duke shpresuar dhe pa asnje rezultat, te shkaterrohet jeta, dhe harron te jetosh! Behen te gjithe te gjalle por ne shpirt te vdekur.
 
Titulli: Te vazhdosh te jetosh me ane te makinerive???

vdekja duhet te ndodhe kur e ka caktuar zoti..fakti qe e mban dike ne jete ne menyre artificiale nuk sjell dobi,pasi nuk do ndodhe ndonje mrekulli qe kto makinerite ta ngjallin tamam te semurin..dhe do jete thjesht nje torture kryesisht per familjaret..qe do ta qajne per se gjalli kur e shikojne ne ate gjendje...sjam dakort me kete lloj zgjatje jete...
e pata degjuar kete lajm dhe mesa mbaj mend me duket se do nxirrnin nje ligj kundra asaj qe thote tema...me mir besoj :)
 
Titulli: Te vazhdosh te jetosh me ane te makinerive???

Njerezit e Zotit e quajten vrasje dhe e denuan aktit, qe ka gjase qe viktimen nuk i behen ritualet e vdekjes pasi quhet mekatare...

Te ishte ne doren e "njerezve te Zotit", e mjera do kishte ikur me kohe prej kesaj bote, mqs mjekimi eshte human dhe rrjedhimisht tenton te ndryshoje vullentin e atij te madhit tuaj.
 
Titulli: Te vazhdosh te jetosh me ane te makinerive???

Eshte nje nga situatat me te veshtira qe njeriu mund te ndodhet. Eshte e veshtire te thuash tani : do beja kete e ate, por po nuk ishe ne te njejten situata (larg qoft) nuk e di se cfare duhet te besh. Se ai mendimi qe shpresa vdes e fundit te mban me shprese. Por duke qene se vitet kalojne dhe asnje permisim dhe shef qe vuan, te dhimbset akoma me shume. Eshte si nje plage e hapur qe te shkaterron pak e nga pak perdite. Duhet te kesh dhe zemer te forte ne kshu situatash. Megjithate ai eshte vendimi i prinderve apo njerzve me te afert dhe duhet respektuar. Nuk duhet gjykuar askush.
 
Titulli: Te vazhdosh te jetosh me ane te makinerive???

Jam per te drejten e nje jete por gjithashtu edhe vdekje dinjitoze. Te mbash "te gjalle" me tratamente te tilla persona qe ne te kunderten do kishin vdekur, me duket diz-humane. Edhe dicka tjeter. Nese dicka te tille e kerkojn te afermit (gje qe nuk eshte rasti Eluanes),do e quaja egoizem ne nivelin me te larte!!!!
 
Titulli: Te vazhdosh te jetosh me ane te makinerive???

Per ata qe jane ne Itali mendoj qe te pakten nje here duhet te kene degjuar te flitet per Eluana Englaro.Vajza qe pas nje aksidenti,ka mbetur ne kome qe nga 1991 dhe te henen ne oren 20.00 u vendos qe ti hiqnin prizat makinerive qe e mbanin ne jete.

Doja te dija mendimin tuaj rreth kesaj çeshtjeje.
Nese nje i aferm i juaj do ishte ne gjendjen e Eluanes (mos ndodhte kurre) do preferonit qe ta linit ne spital ku makinerite do e mbanin ne jete,apo do preferonit qe ta lini te vdese? E konsideroni vdekje me dinjitet nje vdekje te tille?
Mundohuni te argumentoni sa me shume pergjigjet tuaja.
Shkrim te kendshem.

kjo vajze nuk ka mundesi te kete qene ne kome, por ne gjendje vegjetative permanente. Koma nuk zgjat me vite.
pra kesaj nuk i eshte shkeputur nodnje makineri, se smbahej me makineri ne jete, por i jane shkeputur substancat ushqimore, pra likidet, proteinat dhe glukoza qe i merrte me rruge venoze ose me rruge nazogastrike.
mua me duket se kjo ceshtje po perflitet dhe po politizohet ne itali me shume se cduhet, duhet qe italianet jane llafazane te medhenj dhe vdesin te bejne cik blablablabla. nuk shqetesohen fare per te vdekurit qe i kane neper kembe, per djem e vajza te reja qe kane perdite potencial te vdesin dhe qeveria smerr asnje mase per keta, dhe kur vjen puna per nje njeri si puna e kesaj vajze qe praktikisht eshte e vdekur me kohe, trumbentojne me t emadhe te drejtat e njeriut per jeten, etj etj.
farse me hipokrite se kjo qe po ndodh keto dite ne itali nuk ka.
mua po te me ndodhte tek kushdo nga anetaret e familjes kjo gje, pra qe personi te ishte ne gjendjen vegjetative permanente ose persistente do kerkoja te njejten gje si babai i kesaj vajze
 
e kam ndjekur me vemendje e shume gjate kete rast...
nuk i jane hequr prizat makinerive,pasi do te kishte qene krim,vrasje sipsa ligjit..por kane filluar ti nderpresin ushqimin ne menyre te ngadalte...
pritej qe pas 2 javesh qe kishte nisur kjo procedure eluana te vdiste...
po duke qene ne nje stad jetese sh te dobet,trupi i saj pas 4 ditesh vdic...
tani x mendimin tim qe kur ka hyre ne stato vegetale ka nderruar jete...
17 vjet ne kome,shpresat ishin shuar x familjaret...
edhe pse jam besimtare nuk mund ta quaj krim,edhe se vdic ne nje menyre pak te "tmerrshme"..
mendoj qe me shume se prindi i vet nuk e donte asnje ate vajze...
me shume se prindi i vet nuk vuante asnje,por kjo nuk do te thote qe ai te vendose x fatin,apo vdekjen ne kete rast te se bijes...

para se te hynte ne kome eluana,i kishte rene nje shok ku dhe vdic...tek e shihte ne ate gjendje i ka thene babait qe nese nje dite do gjendej ne vendin e shokut te vet,me mire te vdiste se te jetonte me ane te makinerive...
ajo ishte nje e vdekur mes te gjalleve..

para se te gjykojme duhet te dime me shume..
asnje prind nuk deshiron te keqen x femijen e vet,jo me vdekjen...

mua uroj te mos me ndodhi kurr nje gje e tille...
nese do gjendesha ne vendin e babait te eluanes do i jepja fund,me dhimbje ne shpirt,edhe pse nuk na takon neve te vendosim x jeten e tj...
me falni qe u zgjata kaq sh,por kjo histori me ka goditur shume...
 
Titulli: Te vazhdosh te jetosh me ane te makinerive???

Shume dakord me postimin e Trendelines dhe te tjereve ketu.
Edhe pse jam besimtare per disa gjera nuk jam dakord as me Vatikanin e as me njerezit e tjere.Mendoj qe te mbash ne jete nje person ne ate gjendje,eshte ta besh te vdese me vuajtje.Dhe per mua eshte krim me i madh ky.
Personalisht (mos me ndodhte kurre nje gje e tille) nuk do doja qe prinderit e mi te vuanin e te jetonin me shpresen qe mbase nje dite do rikthehem serish ajo qe isha.
Me mire te shkojne e te vajtojne mbi varrin tim,sesa ne spital ku s'jam as e gjalle e as e vdekur.
 
Titulli: Te vazhdosh te jetosh me ane te makinerive???

Bo bo :D dhe ketu ne forum na e nxorret kete ceshjten e Eluanes re aman , se na vdiqen fare , ne cdo telegiornal apo gazeta vetem kjo ceshtje esht ne plan te pare dhe e gjithe kjo ndodhi sepse esht vatikani ne mes te kesaj pune sepse nese zdo ishte vaticani , as qe do e permende askush e do ta linte te prihej ne paqe te shkreten sepse nje jete te tille sbesoj se do e donte kush, ajo kishte rreth 17 vjet ne gjendje vegjetative , ku ishte nje makineri qe e ushqente ne nje far menyre e asgje tjeter ..
Pale kur fillun dhe politikanet duke u marre me kete ceshtje apo sapo donin te benin dhe nje dekret ligj , vetem per ta shpetuar dmth njera parti e tjetra thoshte jo , apo dhe kur e moren vesh lajmin e vdekjes se saje , po benin si te mallengjyer :( :( keto bastadre spo merren me njerzit e gjalle e qe jan tamam , apo me familjet qe jan me halle deri ne fyt se sarrijn deri ne fund te muajit e shkojn e merren me Eluanen ..
Nejse vetem nje gje di te them qe , ajo shpetoi .
..
 
Titulli: Te vazhdosh te jetosh me ane te makinerive???

Per ata qe jane ne Itali mendoj qe te pakten nje here duhet te kene degjuar te flitet per Eluana Englaro.Vajza qe pas nje aksidenti,ka mbetur ne gjendje vegjetative qe nga 1991 dhe te henen ne oren 20.00 u vendos qe ti "hiqnin prizat makinerive" qe e mbanin ne jete.

Doja te dija mendimin tuaj rreth kesaj çeshtjeje.
Nese nje i aferm i juaj do ishte ne gjendjen e Eluanes (mos ndodhte kurre) do preferonit qe ta linit ne spital ku makinerite do e mbanin ne jete,apo do preferonit qe ta lini te vdese? E konsideroni vdekje me dinjitet nje vdekje te tille?
Mundohuni te argumentoni sa me shume pergjigjet tuaja.
Shkrim te kendshem.

se c'mu kujtua pizia ISMAILIT X DREC,TE vdekurit bashke e te gjallet vec,,,agoni globale,,,paramortale,,,
 
Titulli: Te vazhdosh te jetosh me ane te makinerive???

kjo vajze nuk ka mundesi te kete qene ne kome, por ne gjendje vegjetative permanente. Koma nuk zgjat me vite.
pra kesaj nuk i eshte shkeputur nodnje makineri, se smbahej me makineri ne jete, por i jane shkeputur substancat ushqimore, pra likidet, proteinat dhe glukoza qe i merrte me rruge venoze ose me rruge nazogastrike.
mua me duket se kjo ceshtje po perflitet dhe po politizohet ne itali me shume se cduhet, duhet qe italianet jane llafazane te medhenj dhe vdesin te bejne cik blablablabla. nuk shqetesohen fare per te vdekurit qe i kane neper kembe, per djem e vajza te reja qe kane perdite potencial te vdesin dhe qeveria smerr asnje mase per keta, dhe kur vjen puna per nje njeri si puna e kesaj vajze qe praktikisht eshte e vdekur me kohe, trumbentojne me t emadhe te drejtat e njeriut per jeten, etj etj.
farse me hipokrite se kjo qe po ndodh keto dite ne itali nuk ka.
mua po te me ndodhte tek kushdo nga anetaret e familjes kjo gje, pra qe personi te ishte ne gjendjen vegjetative permanente ose persistente do kerkoja te njejten gje si babai i kesaj vajze

Sapo u pergjigja ne nje teme tjeter te ngjashme, ndaj nuk perseris te njejtat gjera.. Shume dakort!
 
Titulli: Te vazhdosh te jetosh me ane te makinerive???

edhe ketu u hap kjo tema Englaro ?!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

Ne Gaza dhe ne Afganistan po vdesin me qindra ne dite.
 
Paksa e veshtir ..Por personalisht mendoj qe esht nje tortur per personin qe te mbahet ne jet me makineri dhe per familjaret e ti duke e ditur qe ai person nuk do te kthehet me kurr te jetoj pa nevojen e makinerive ..
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top