Te shetisim neper Shqiperi!

Titulli: Pe: Te shetisim neper Shqiperi!

Vuno

01.jpg

Ne veri te Himares takohemi me fshatin me te pare, Vunone, ndertuar ne formen e nje teatri ne kembet e malit te Cikes. Gjendet paksa larg nga deti ne nje lartesi 176 m mbi nivelin e detit dhe karakterizohet nga shtepite e gurta te ngritura permbi rrugicat e shtruara me pllaka te gurta. Vunoi ndahet nga deti me nje rafshnalte mbushur me nje ullishte te pafund dhe peme te tjera frutore qe perben nje pasuri te vertete per banoret e tij. Ne qender te fshatit ngrihet ketu e dyqind vjet me pare kasha e Panajase (Shen Marise). Gjithashtu ndodhen dhe kasha te tjera si ajo e Joan Pagezuesit, Manastiri I Shen spirdhoni, si dhe kasha e Shen Mehillit ne pjesen lindore te manastirit.
02.jpg

Bregu I mrekullueshem i Jalit ne forme gjusem hene rrethohet nga brigje me nje bimesi te dendur makjesh, dafine, sqine, trendafil i eger dhe bime te tjera me arome dehese. Kjo bimesi e kombinuar me rreren ngjyre ari dhe ujrat qe rrethojne shtepite qe gjenden buze detit krijojne nje ikone parajse magjike qe e ben udhetarin djeje veen si ne ender. Krejt zona perqark duket si tablo e nje magjie kosmike kur drita e embel e mbremjes shtrihet kudo ne det e ne mal duke krijuar figura dhe iluzione maramendese. /Himara
 
Titulli: Pe: Te shetisim neper Shqiperi!

[h=1]Qeparo[/h]
01.jpg
Sapo del ne Qafen e Leres para udhetarit shpaloset nje pamje magjike: deti i kalter mes te cilit jane zhytur dy gadishuj, ai i Panormit mjaft i madh dhe i Palermos me i vogel te cilet perfshijne midis tyre nje hapesire deti dhe xhepa te qete natyrore per ankorimin e anijeve qe ne kohet e lashta. Kjo u provua gjate punimeve te portit te Palermos ku u gjeten amfora dhe qeramika te lashtesise.Vete emri Panormo jep krejt permbajtjen e fjales (qe ne greqisht dmth liman natyror ku mund te hedhin spirancen dhe te strehoen anijet qe i ze furtuna. (φυσικό λιμάνι, όρμο όπου μπορούν να καταφύγουν και να αγκυροβολήσουν τα πλοία). Mali perballe me gjelberimin e perhershem te shkureve me aromen qe pranveres mplekset me eren e jodit dhe te leshterikeve te detit dhe ndokush pa frike mund te thote se te tille arome duhet kishte pija amprosio qe pinin perendite ne Olimp. Ne ditet e sotme jane ndertuar bankina per ankorim ne Palermo dhe ne Armeridhe. Ne kete te fundit ka nje hapesire plazhi ku derdhen dhe ujera te embela sic e thote dhe emri Almeridha (domethene burim i ujrave te embela ne greqisht- αλμυρά). Te dy gadishujt duket se ne epoka te largeta gjeologjike kane pesuar shembje tektonike (M. Kabo, Himara ne Shekuj, Tirane 2004, f.12) duke u bere te pa arriteshme nga pjesa perendimore e detit.Lartesia e humnerave ne Panorme arrin gjer ne 115 m Kjo ka favorizuar ndertimin e kalave te mbrojtura mire nga sulmet e pirateve. Panormos, sipas autoreve antike, permendet nder limanet me te rendesishme ne brigjet e Kaonise-Himares se lashte (Χαονία-gr) dhe arkelogjia ende nuk e ka thene fjalen e vet te fundit per qytetin antik dhe keshtjellen qe duhet te kete egzistuar ne kete gadishull.
Gadishulli i vogel i Palermos qe lidhet me nje istem prej 50 m me bregun e detit eshte nje fortese e vertet natyrale mbi te cilen eshte ngritur kalaja e Ali Pashes qe banoret vendas e quajne thjesht Kastri (Kastro-keshtjelle nga greqishtja). Ne te vertete Kalaja e Alipashes, veper e projektuar nga arkitekt ushtarak francez eshte ngritur ne germadhat e nje kalaje te mepareshme dhe sot paraqet vlera te vecanta arqitektonike dhe turistike (shih Jano Koci-Himara-Arkeologji-Kulture-Histori, Tirane 2006). Mbi porten e hyrjes Ali Pasha vendosi nje pllake guri ku ishte gdhendur nje vjershe hymnizuese e figures se tij qe besohet se ka autor iluminstin e shquar epirot Jani Vilarai. Tekstin i shkruar ne greqishten popullore (dhimotiko) e gjejme ne shqip per here te pare ne librin e S. Rushes “Himara ne stuhine e shekujve”, Tirane 2000). Sic thote autori, i cili na e paraqet tekstin edhe ne greqisht me germa latine, perkthimi ne shqip eshte bere nga mesuesi i tij J. Pali qe e pati kopjuar direkt nga pllaka e gurit. Ne literaturen greke e gjejme te botuar ne 1899 nga P. Petridhi. Ne fillim te istmit te Palermos gjrendet kisha e Shen Nikolles e cila me pare ndodhej ne zonen e kalase. Ali pasha ndonse ishte nje figure diktatore e eger kishte nje adhurim te vecante per kultet e krishtere dhe prandaj e ndertoi kishen qe prishi pak me tej.
Nje kishe tjeter e Shen Nikolles, mbrojtesit te detareve, gjendet ne istmin e Panormes, por tashme e shkateruar krejt.
02.jpg
Gjyri mbyllet nga kodra e Suges dhe mali i Kukumit ne maje te te cilit gjendet nje fortifikim i vjeter qe arkeologu Jano Koci e konsideron 4000 vjecare. Ne kete hapesire te mbushur me legjenda dhe histori pushuesit dhe amatoret e ujit do te gjejne parajsen e tyre, biologet dhe natyralistet laboratorin e tyre dhe sportistet mund ti bien pash me pash brigjeve te shkembta kur deti eshte i qete ose te sodisin shkumen e qumesht te valeve qe ngjyros me penelin e saj te shpejte brigjet e thepisura.
Dikur ketj ka kalur dhe Patro Kosmai dhe pikerisht ne Perroin e Dafines, ku ndodhet nje fik, ka profetizuar se aty do te mbytej nje njeri i mire. Me vone ai u quajt fiku i Polimerit. Pikerisht mbane fikut te Polimerit nje gji shume i vogel ati ku perfundon Perroi i Dafines eshte si nje sere e ngrohte i desheruar mjaft prej plazhisteve.
VALTA, NGURA (VENDBANIM I LASHTE)
003.jpg
Rruga gjarperuese rreth kodrines se bute te Suges e udhezon vizitorin derjt Qeparoit legjendar. Dy fshatrat, Qeparoi i vjeter 1000 vjecar dhe fati i ri i ndertuar buze detit, dy legjenda dhe nje parajse e vogel! Ata ndodhen ne ane te lugines plot me ullishte ku gjarperon nje lume i cili fryhet vetem dimereve te ashpra duke permbytur krejt luginen dhe sjelle aluvione te cilat e pasurojne periodikisht kete fushe qe fshataret e quajne si nje cope Misiri. Aty ne Valta (Βάλτος- vend me ujra te ndenjura-greqisht) fillon plazhi i Qeparoit, buze se Frengut, perballe Hundes se Madhe ku gjenden rrenojat e nje limani te lashte te rindertuar periodikisht gjate epokave te mevoneshme. Nga ana lindore e malit te Kukumit ne rreze te tij ndodhet territori i quajtur Gone ( nga greqishtja Γονή= kend) Fshati i ri e ka fillimin tek Manastiri i shen Dhimitrit qe sipas S. Rushes eshte ndertuar ne formen me te plote rreth viteve 1730. Ikonostasi prej druri, me figura engjejsh dhe gjethe akanthi perbejne nje pasuri kulturore te fshatit dhe pjesershit eshte grabitur prej vizitoreve dhe “ruajtesve te monumenteve kulturore”.
Lagjia e Manastirit ka perpara detin e ullinjve dhe shtrihet kryesisht nen kanalin vadites te ndertuar ne 1959-60.
Lagja Ngura ose Protopapa (toponime greke, γούρνα = gropa shkembore ku grumullohet uje - γούρνα=κοιλότητα, όπου συγκεντρώνεται νερό φυσική ή τεχνητή) Ne maje te kodres ne Ngura eshte zbuluar nje vendbanim prehistorik qe datohet rreth 3700 vjet me pare.Ne shek e IV-III para Kr., ky vendbanim ka patur jete aktive te nivelit qytetar, sic tregoi qeramika e sjelle nga Korfuzi, Korinthi si edhe nje monedhe e Thyres (Santorini) e vitit 376 para Kr (shih J. Koci librin e cituar me siper).
Kjo zone tani eshte e rindertuar dhe ka nje frekuentim te madh prej pushuesve shqiptare por edhe te huaj. Tej Hostonit ku derdhen ujera te ftohta nje gji i vogel ekzotik, Kshirat i fton drejt tij plazhistet qe kerkojne virgjerine natyrore.
KAROSI (Pirgu 3000 vjecar)
04.jpg
Pikerisht tek shpella e Shirokut degezohet rruga automobilistike qe con drejt fshatit te vjeter Qeparo (ose Κηπαρο-greqisht sipas Ll. Spiro ne librin e vet Himara, Athine 1966) Ngrihet mbi nje keshtjelle natyrore brigjet perndimore te se ciles krijojne hone madheshtore dhe katarakte si Buza e Ujit te Vjere(vare) qe perben nje model Niagare kur qiejt derdhin rrebeshet e tyre. Ne pjesen e lartme te fshatit jane zbuluar gjurme fortifikimesh te rreth 3000 viteve me pare. Ky fshat datohet i ndertuar rreth 1000 vjet me pare (Mustakidhi-Ipirotiko Imerollojio-1914-cituar edhe nga S.Rrusha ne librin “Historia e Qeparoit) dhe konsiderohet i treti vendbanim qe kane ndryshuar qeparotesit e hershem dhe eshte nga te rrallet per legjendat dhe kapetanet gjate shekujve. Fshati i pare ka qene vendosur ne zonen e quajtur pirg (πύργος = keshtjelle-greqisht), pikerrisht aty ku ndodhet kalaja 3000 vjecare e Karosit me 5 radhe muresh, me e madhja ne Shqipe juge-perendimore(J. Koci, M. Korkuti, Himara ne shekuj, f 28) e cila pret arkeologet per germime sistemtike qe ende nuk jane bere. Edhe sot e kesaj dite shpati i malit quhet Nenpirg. Me vone kjo zone eshte quajtur Kastel qe eshte perkthimi ne gjuhen latine i emertimit grek Pirgos (keshtjelle). Ndersa vendbanimi i shekujve VI.-IX pas Kr., morri emrin sllav, Gradishte.
Aty afer ndodhet dhe nje vendburim ujrash Liziko qe ka qene nje vend banim sic e deshmon edhe rrenja e fjales iko (οίκος-greqisht-shtepi ) dhe vete Lizikoi sot eshte si nje lloj santoriumi natyral ku prehnin eshtrat e tyre te semuret qe punonin minierave te Frances dhe kolonive te saj.
“PEMET” E MEHALLAVE
05.jpg
Nertimi i fashtit te vjeter Qeparo sipas mehallave pasqyron dhe zhvillimin historik te tij. Punimet artistike prej druri, mobiljet dhe menyra eurpiane te jetuarit me sistem kanalizimesh ku shtepite jane ngjitur me njera tjetren te ndertuar nga nevoja per tu mbrojtur prej sulmeve pirateske nga deti dhe invadoreve qe kalon nga brigjet Jonit deshmon per nje nivel te zhvilluar qytetar. Me fqinjet e tyre te detit korfjatet kembeheshin dhe Federata e shtate ishujve ne sudimin venecian ka ndikim te rendesishem tek Qeparoi ashtu si dhe gjithe Himara. Permendim kullen tre kateshe me oden e madhe per miqte te Spirogjike qe ishte dhe qender e mbledhjeve te perfaqesive te krahines. Pemet familjare te mehallave perbejne historikun e pare te Qeparoit. E para filloi te shkruhet ne vitin 1847 nga kapedanet Spirogjikaj. S. Rrusha ka identifikuar dhe vitin e vendosjes se seciles mehalle ne Qeparo duke u bazuar tek legjendat dhe sitemi i kumbarive. Ne baze te gojedhenave banoret e vellazerive te Qeparoit dine edhe fshatin e origjines se tyre, prej te cilit kane emigruar per t'u vendosur ne Qeparo shkruan S. Rusha ne librin e ti. Sic del sipas ketij libri te ardhurit jane kryesisht nga nga Epiri, emertim ky qe eshte perdorur deri vone ne letrat qe dergonin emigrantet ne Qeparo (merr filani Qeparo Himare Epir). Keshtu per Pecolatasit nuk ka asnje te dhene se kur kane ardhur, pra konsiderohen si me te vjeterit ne Qeparo. Kurse mehallat e tjera kane ardhur kryesisht mbas shekullit te 15. Njera prej mehallave e ka origjinen nga Karushadheza e Korfuzit (N. Sotiri tek Himara ne shekuj, botim i AKSH,2004) rreth viteve 1600 (sipas pemes familjare te qe disponohet nga Vasil Guma).
HIMARA NE SHEKUJ (AKADEMIA E SHKENCAVE, TIRANE 2004)
03.jpg
Nje vemendje te vecante i ka kushtuar Akademia e Shkencave Shqiptare orgjines etnike te banoreve te Himares ne teresi duke sjelle si dokumente emrat e regjistruara ne arkivat turke te taksave (Himara ne shekuj-Tirane 2004). Gjithe kjo inisiative dhe mobilizim i infrastruktures kulturore shqiptare (shkencetare, gazetare e shkrimtare) lidhet me zhvillimin e zgjedhjeve ne zonen e Himares dhe deklarimin e mbi 75% te himarjoteve si te kombesise greke. Toponimia e vendeve ne Himare e lidhur me zhvillimet qe nga antikiteti sic duket lehtazi edhe ne Qeparo eshte me origjine greke dhe natyrisht nuk mund ti emertonin ashtu banore qe flisnin nje gjuhe te ndryshme nga greqishtja, fakt qe anashkalohet dhe nga gjuhetari Sh Demiraj i cili keqperdor dhe referenca si ajo e Hamondit (Himara ne shekuj, Tirane 2004, faqe 244). Nderkaq mbizoterimi i gjuhes shqipe ne Qeparo, Vuno Ilias dhe Kudhes dhe e foljma greqisht ne Himare Palase e Dhermi ka sjellur mjaft interpretime te akademikeve shqiptare ne disa prej te cileve nuk kane force argumentuse qe pretendohet ne nje liber te ketij lloji (zhvillimi i kesaj teme del nga kuadri i ketij kesaj guide) Duke folur vetem per Qeparoin, te ardhurit jane kryesisht pas viteve 1500 si deshmohet nga S. Rusha (liber i cituar me lart) dhe dr N. Sotiri (Natasha Sotiri, Himara ne shekuj, f 266, botimi i AKSH). Nderkaq emertimet e vendbanimeve te vjetra jane ne greqisht. Nje mundesi shpjegimi eshte qe banoret e pare te kene folur si gjuhe kryesore ate greqishte. Nderkaq si rezultat i ardhjes se banoreve shqipfoles nga zona te thella dhe largimin e njekohshem te nje pjese te popullsise greqishtfolese ka evoluar demografia e fshatit ne favor te shqipfolesve. Perkundrazi ne Himare, Palase dhe Dhermi bashkesia greqisht-folese origjinare ka dominuar ne numur ndaj te ardhurve deri ne ditet e sotme. Keshtu Himara ka funksionuar si nje federate gjysme autonome dhe e harmonishme me nje sistem qeverisjeje qe e ka bazen qe nga qeverisja e Kaoneve ne te ashtuquajturen Federate Kaone(Koinon i Haonise). Teza e siperme shpjegon toponimine greke te venbanimeve dhe fortifikimeve te lashta, te folurit greqisht ne Dhermi Himare dhe Palase dhe kryesisht shqip ne Qeparo Vuno, Ilias e Kudhes. Sigurisht nuk pretendohet nje argumentim i plote ne keto rradhe, shtojme thjesht nje teze alternative ndaj atyre te paraqitura nga K. Frasheri dhe libri i akdemise se shkencave.
KISHA DHE MANASTIRE
06.jpg
Ne territoin e Qeparoit ka pasur 8 kisha me gjithe ato qe permenden ne Palermo, Panorme dhe lagjen Manastir. (P. Polo, Qeparoi turistik dhe historik, Tirane 2000). Ne fshat ndodhet kisha e Shen Marise, e ndertuar mbi rrenojat e nje me te vjetre ne vitin 1796 sic deshmon dhe mbishkrimeve i ruajtur ne muret e saj. Ikonostasi i bukur prej druri te gdhendur u be me 1851 me finacimin a Papa Curres. Kambanorja monumentale prane saj (1867), me lartesi 27 m i shtohet arkitektures interesante te ketij fshati. Permbi Qeparo ndodhet kisha e Shen Spiridhonit. Ne ikonen e shen Spiridhonit ndodhet mbishkrimi i rendesishem i vitit 1859 “Lutja e Kapedan Sokrat Lekes” (J. Koci libri i cituar me lart). Kisha e rrenuar eshte restauruar me dhuraten perj 11 milion lekesh qe Lefter Rrusha i dhuroi per shpirt te djalit te tij te aksidenuar ne Greqi. Permendim gjithashtu kishen ne Protopape, e rrenuar shume kohe perpara sistemit monist, kisha e Shen Theodhorit edhe ajo e rrenuar prej vitesh. Kisha e shen Thanasit qe po restaurohet me perkujdesjen e epitropit te kishes T. Katiu ndodhet ne rafshnalten me te njejtin emer prane Karosit.
Permbledhje
Pershkrimi i siperm historik dhe udhetimi imagjinar ne perlat perrallore te zones se Qeparoit me plazhet e virgjera shpresojme se do te kontribojne sado pak per te terhequr pushuesit shqiptare dhe te huaj./Himara
 
Titulli: Te shetisim neper Shqiperi!

Gjirokastra, qyteti i gurte



gjirokas.jpg




Gjirokastra eshte nje qytet ne jug te Shqiperise, qe ne vitin 2005 eshte perfshire ne listen e Trashegimise Boterore te UNESCO-s. Eshte nje qytet historik dhe vendoset mbi shpatet e lugines se lumit Drino, ka peisazh te mrekullueshem dhe kufizohet nga male te larta.

Njihet si “Qyteti i nje mije shkalleve” dhe karakterizohet nga shtepite e stilit otoman me cati te gurta, me ballkone prej druri dhe me rruge kalldremi. Kalaja historike e Gjirokastres ndodhet ne maje te nje kodre. Gjirokastra ka nje te kaluar te trazuar dhe ka qene nje qender per pushtuesit fashiste italiane.

gjirokatser.jpg
gjrokast.jpg



Historia e bukur e saj ka frymezuar shume artiste te krijojne poezi, kenge, tregime, etj. Ky qytet i gurte njihet sepse eshte nje qender e zhvillimit te turizmit ne trashegimine kulturore. Ne rrugicat me kalldreme jane tregjet tradicionale qe presin kalimtaret per t’i kthyer prapa ne kohe. Me pas eshte kalaja e mrekullueshme e shek te XIII qe te kujton kohen e sunduesve mesjetare dhe kohet e komunizmit. Po ashtu shume shtepi karakteristike jane kthyer ne bujtina per te mirepritur udhetaret dhe eshte nje qytet shume mikprites.

Infoal
 
Titulli: Te shetisim neper Shqiperi!

Bukurite natyrore te Permetit

permet.jpg


Permeti eshte nje qytet ne juglindje te Shqiperise. Eshte nje qytet malor dhe permes tij kalon lumi I Vjoses. Permetaret shquhen per mikpritje dhe nikoqirllek. Permeti ose “Qyteti I trendafilave” eshte nje nga qytetet me te hershme qe zhvilloi kulturen e vet. Nga ky qytet kane ardhur emra te njohur te muzikes shqipe dhe ia vlejne te permenden edhe shkrimtaret Frasheri nga perla e Permetit.
permet1.jpg

Po ashtu ky qytet numeron nje numer te madh monumentesh kulturore, disa prej tyre qe ia vlen te vizitohen jane: “Guri I Qytetit, Kalaja e Kelcyres, mulliri I Drithit ne fshatin Benje, Cezma e Pacomitit, Kishat e shumta, Qyteza antike e Dedenikut, etj”.
Bredhi I Hotoves – Ndodhet ne Frasher dhe ka nje siperfaqe prej 1200 hektaresh. Ky park terheq shume vizitore dhe konsiderohet si “kurora e gjelber”. Kushtet klimaterike jane te favorshme per zhvillimin e faunes dhe flores. Bimet jane te shumellojshme dhe ne pyje gjendet bredhi karakteristik I perzier me panje. Ky gjelberim I ofron nje pamje magjepsese ketij vendi. Ketu gjenden dhe shume lloje kafshesh si ariu I murrme, ujqer, dhelpra, drere dhe shumellojshmeri shpendesh. Eshte quajtur park kombetar dhe mbledh turiste nga e gjithe bota per mrekullite natyrore qe posedon.

Trebeshine, Dhembel – Eshte nje varg malor qe mundeson sportet alpine. Ne stinen e veres ka shume ekskursione dhe pikniqe.
permet3.jpg

Banjat termike te Benjes – Eshte nje nga burimet e Permetit ku dalin ujera sulfurore subtermale dhe ndodhet rreth 8 km larg qendres. Aty ndodhen liqene te madhesive te ndryshme dhe secili prej tyre sherben per kurimin e nje problemi specifik. Uji eshte I ngrohte dhe nje fakt tjeter interesant eshte se ketu gjendet dhe balta cudiberese, e cila eshte e vertetuar nga shume njerez per efektin rinues te lekures qe ka.

infoal
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top