Të kujtohet përparsja e gjyshes tënde?

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Të kujtohet përparsja e gjyshes tënde?
Qëllimi parësor i përparëses së gjyshes ishte ruajtja e veshjeve,
por, ndërkohë:
Shërbente si dorashkë për të hequr tepsinë që përvëlonte nga furra;
Ishte e mrekullueshme për të fshirë lotët e fëmijëve, e në disa raste dhe për të pastruar fytyrat e tyre të papastra;
Nga koteci i pulave, përparsja shërbente për të trasportuar vezët, e ndonjëherë dhe për zogjtë e vegjël!
Kur vizitorët vinin, shërbente për të mbrojtur fëmijët e ndrojtur;
Kur bënte ftohtë , gjyshja mbulonte krahët;
Kjo përparse e mirë e vjetër, shërbente si kacek, duke e tundur mi zjarrin e oxhakut.
Ishte ajo përparëse që trasportonte patatet dhe drutë e thatë në kuzhinë;
Nga kopështi, shërbente si shportë për shumë perime, pasi bizelet ishin vjelur, ishte radha e lakrave;
Në fund të stinës, ajo shërbente për mbledhjen e mollëve që kishin rënë nga pema;
Kur vinin vizitorë të papritur ishte e çuditshme të shihje se me ç'shpejtësi ajo përparse e vjetër shkundte pluhurin;
Në kohën që do shërbehej vakti, gjyshja dilte në shkallë e shkundte përparsen e saj, e burrat nëpër ara e kuptonin në çast se duhej të shtroheshin në tryezë;
Gjyshja e pëdorte përparsen dhe për të vendosur tortën me mollë që sapo kishte dalë nga furra mbi parvazin e dritares për ta ftohur;
Në ditët e sotme, mbesa e saj e vendos atje për ta shkrirë.
Do duhen shumë vite para se ndonjë shpikje apo ndonjë objekt të mund të zëvendësojë atë të mirën, të vjetrën përparse.
| Maurizio Magistri |


263454275_6572590766116255_5867715262226947912_n.jpg
 
Gjyshja ime ste qepte veshur sikur nami te behej.
Edhe per nje sek , zhvishu thosh
Sme kujtohet arsyeja pse nuk qepte veshur po ndonje bestyni do kete qene lool
 
Ca shkrimi fantastik, nuk e di nese eshte e qellimshme por, po ta vesh re nuk i ka ven ngjyre autori. Sepse ngjyren se mban mend njeri se ishte pjese e gjyshes 😅😅😅
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top