Takimi Rama-Basha: Emrat e zv/kryeministrit dhe 6 ministrave teknikë

Darius

DENY IGNORANCE
Kryeministri Edi Rama dhe kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha kanë zhvilluar një takim në Pallatin e Kongreseve përreth 40 minuta.
Gjatë bisedës, Rama dhe Basha kanë diskutuar emrat e 6 ministrave të qeverisë teknike, zv/kryeministrin si dhe për kreun e KQZ-së dhe atë të Avokatit të Popullit.
Pas takimit, Ora News ka zbardhur emrat e zv/kryeministrit dhe ministrave teknikë që ka propozuar Partia Demokratike.
Emrat e ministrave të rinj:

Zv/kryeministre Ledina Mandia.

Ministër i Brendshëm, Dritan Demiraj

Ministër i Financave, Helda Vukaj

Ministër i Drejtësisë, Gazmend Bardhi

Ministre e Arsimit, Mirela Karabino

Ministër i Shëndetësisë, Arben Beqiraj

Dhe ministre e Mirëqenies Sociale, Xhulieta Kërtusha

Burime të Ora News bëjnë me dije se Avokate e Popullit do të jetë Erinda Ballanca. Ndërkohë, në postin e kryetarit të KQZ do të jetë Klement Zguri anëtar prej vitesh i këtij komisioni.
Emrat kanë marrë dakordësinë edhe nga kryeministri Edi Rama.
Emrat e ministrave vijnë si propozim i Partisë Demokratike, ndërsa emërimi i tyre do të bëhet me konsensus.
Kryeministri Rama ishte i shoqëruar nga sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë Engjëll Agaçi, ndërsa kryetari i PD-së i shoqëruar nga deputeti Oerd Bylykbashi.
Takimi ka zgjatur disa minuta dhe asnjëra palë nuk ka preferuar të bëjë ndonjë koment për mediat.

oranews
 
Profil - Kush është ministri i ri i Brendshëm, 48 vjeçari Dritan Demiraj

dritan.jpg


Kush është ministri i ri i Punëve të Brendshme?
Dritan Demiraj është propozuar nga Partia Demokratike si ministri teknik që do të drejtojë ministrinë kyçe të vendit për sa i për zgjedhjeve.
Ai ka lindur më 24.05.1969 Tiranë.
Dritan Demiraj ka një karrierë të gjatë në fushën e ushtrisë, ndërsa më i lart që mban është ai i doktoraturës me temë “Forcat Speciale një perspektivë e re e luftës moderne, rast studimor Afganistani” 2015.
Ai ka zhvilluar edhe një sërë trajnimesh brenda dhe jashtë vendit, ndërsa ka një diplomë master mbi Marrëdhëniet dhe Diplomacinë Ndërkombëtare 2007-2010 në Universitetit “Illyria”. Përveç kësaj, në CV në profilin e vet në Facebook thotë se ka studiuar edhe Akademinë e Rendit Publikë, Fakultetin Juridik, Akademinë Diplomatike Shqiptare, Akademinë Ushtarake “Skënderbej” si dhe Shkollën e mesme ushtarake.
Dritan Demiraj ka 24 medalje në ushtri dhe 27 në sport. Komandant i Forcave Speciale të Ushtrisë, ai njihet si “babai”, udhëheqësi i parë luftarak në terren dhe trajnues i misioneve “Eagle” (nga 1-7), pedagog, autor i shumë librave, manualeve e kumtesave deri në kategorinë akademike të kërkimit shkencor.
Koloneli Dritan Demiraj, është “Nderi i Kombit” me dekoratë presidenciale. Ai është liruar pas 31 vitesh kontribut në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë.

/Ora News.tv/
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top