▌VNSHD▐
BSNT
SPAK u duk se do të luftonte korrupsionin në zyrat e shtetit, ku paratë e shqiptarëve po përpihen nga oligarkët dhe njerëz të veshur me pushtet, por në fakt rezultoi se është një institucion i përgjumur dhe i dobët.
Ilir Meta me shokë të LSI-së, Erion Veliaj me larot e Bashkisë dhe Edi Rama me ministreshat e ministra vazhdojnë që ta sfidojnë SPAK-un duke zhvatur pasurinë e shqiptarëve. Deri më tani, nuk është bërë i ditur nisja e asnjë procesi gjyqësor ndaj këtyre figurave të pështira politike, por SPAK merret me gjëra ordinere, siç është edhe dënimi i Rigels Ymerit se korruptoi me 1 mijë lekë policin për të shmangur gjobën.
Qytetari është dënuar me 16 muaj shërbim prove, pasi i dha 10 mijë lekë të vjetra policit. SPAK e ka marrë të pandehur dhe është shpallur fajtor për akuzën e korruptimit, me 1 mijë lekë të reja, të një punonjësi policie. Për “krimin e rëndë”, Ymeri u dënua fillimisht me 8 muaj heqje lirie, por më pas ky dënim me burg është pezulluar nga Gjykata e Posaçme, duke e vënë të dënuarin në shërbim prove për një periudhë 16-mujorëshe.
E njëjta histori është edhe me Vilson Meminin, i cili korruptoi policinë në rrugë. SPAK e mori të pandehur dhe Gjykata e dënoi me 120 orë punë të detyrueshme në komunitet. Kjo është fytyra e vërtetë e drejtësisë së re, e cila funksionin si më parë, vetëm sa është pagëzuar me emër të ri./Pamfleti