"Siti, skuadra më e keqe e të gjitha kohërave"

cent

...Lontano
ANGLI - Mançester Siti ka hyrë në historinë e futbollit anglez si skuadra me paraqitjen më të keqe në Champions League. Një fakt, që nuk u ka shpëtuar mediave britanike, që dje kanë përdorur kritikat më të ashpra ndaj skuadrës dhe trajnerit Mançini.
30cwpjl.jpg
"Më e keqja e të gjitha kohërave", është titulli i "Daily Star", si për t'i vënë kapak eliminimit me turp të "miliardierëve". Mançester Siti nuk arriti të merrte asnjë fitore në grup, të cilin e mbylli me 3 pikë, pas 3 barazimeve të arritura në shtëpi. "Një poshtërim total", titullon pa diplomaci gazeta serioze "Times". Skuadra e Mançinit u paraqit më keq se Blekbërni, që në sezonin 1995- 1996, arriti të grumbullonte vetëm 4 pikë në grup.

Humbja e dy netëve më parë në shifrat 1-0 ndaj Borusias së Dortmundit, ka bërë që nën akuzë të përfundojë sidomos trajneri Roberto Mançini, "taktikisht i ç'akorduar dhe që nuk di të nxjerrë më të mirën nga yjet e tij", për ta thënë si e përditshmja "Times".

Për "Telegraph", ishte një dështim prej 320 milionë stërlinash, ose shuma që sheikët arabë kanë shpenzuar për të ndërtuar një ekip ëndrrash. "Nuk kam si të ndjehem në siklet, përderisa kam dhënë maksimumin", tha tekniku Mançini pas humbjes në Dortmund.

Një frazë që nuk i është falur nga shtypi, që e ka përdorur atë si një pretekst për një sulm të paprecedent. "Daily Mail" shkruan se brenda skuadrës nervozizmi ka kapur kulmin, sa diçka e vogël do të prishte çdo ekuilibër. Ndërkohë, "The Sun" e kuoton 7 me 4 largimin e trajnerit italian, teksa t dielën, Siti do të përballet me Mançester Junaitid në derbi.

/a.k
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top