Si të përballesh me simptomat fizike të ankthit

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues

Si të përballesh me simptomat fizike të ankthit​

-640-0-6104c852c7230.jpg

Përjetimi i ndjenjave negative, stresit, mërzisë apo ankthit pa dyshim që janë prezente tek çdo njeri në pjesë të caktuara të ditës apo jetës. Problemet e jetës së përditshme arrijnë të krijojnë luhatje dhe përmbysje të mëdha humori ndaj përjetimi i këtyre ndjenjave është i shpeshtë. Zakonisht stresi apo ankthi largohet në kohë të shkurtra dhe njerëzit që e përjetojnë nuk i kushtojnë shumë rëndësi.


Ankthi konsiderohet si një nga armiqtë më të mëdhenj të shëndetit. Nëse episodet janë të vazhdueshme dhe shumë të përsëritura, atëherë kjo mund të kthehet në një lloj varësie. E për rrjedhojë në një problem të vërtetë për shpirtin, brendësinë emocionale, trurin dhe të gjithë organizmin.

Si Të Përballesh Me Simptomat Fizike Të Ankthit
Përpara se të flasim për përballjen me simptomat fizike të ankthit është e udhës të identifikojmë ato më kryesoret dhe të kuptojmë si shfaqen. Sistemi qendror nervor është përgjegjës për rregullimin e rrahjeve të zemrës, frymëmarrjen, urinimin dhe funksionet seksuale. Pikërisht ky sistem të cilin ne nuk e kontrollojmë me vetëdije, i cili reagon fort kur njeriut i kanoset një rrezik fizik. Në këto raste ky sistem aktivizon instrumentin reagues ‘Përballu Ose Ik” që supozohet të na mbrojë t’i largohemi një rreziku. Kur njeriu është në ankth, ky instrument është i aktivizuar plotësisht dhe këtu shfaqen simptomat fizike të ankthit të cilat janë:

Dhimbjet e kokës
Marramendja
Vështirësia në frymëmarje
Të dridhurat
Dhimbje stomaku.

Koha në të cilën po jetojmë është vërtet sfiduese dhe e rëndë për shëndetin mendor të njerëzve dhe ankthi është vetëm një prej problemeve që po shfaqen më shpesh. Sipas ekspertëve të Harvardit, ndërgjegjësimi për simptomat fizike të ankthit dhe dallimi i tyre nga probleme të tjera është hap përpara në përballjen me të. Nëse vuani nga ankthi, ekspertët thonë se hapi i parë është sigurisht qetësimi i trupit në një ambient ku ndiheni vetvetja dhe të qetë. Hapi i dytë është shpërqendrimi, pra kalimi i vëmendjes jo tek problemi që ju shqetëson por tek një gjë tjetër, një libër, film, një pamje e re, një shëtitje, një bisedë me dikë tjetër, punë shtëpie, e gjithëcka që jua mban mendjen të zënë.


Kërko Ndihmë
Mos kini frikë të kërkoni ndihmë, qoftë edhe tek një psikolog. Ju mund të bëni terapi nëpërmjet platformave të ndryshme të komunikimit dhe të flisni për atë që ju shqetëson e të zbuloni burimin e ankthit. Komunikimi është i një rëndësie parësore në këto ditë të vështira.

Mos U Dorëzo
Ka shumë njerëz që e teprojnë duke mos zbatuar rregullat bazë të higjenës, me mendimin e gabuar se “është e vështirë të mos prekin fytyrën.” Njeriu është i aftë të ndryshojë dhe të përshtatet me çdo rregull në të mirën e tij. Mos u dorëzo. Mëso të lash duart, frenohu nga prekja e fytyrës, investo tek kujdesi për veten dhe prano që disa gjëra të vogla varen edhe nga ty.

Duaje Veten
Ankthi dhe frika janë armiqtë tanë që shpesh vijnë pa ftuar dhe na nxisin të jemi tepër kritikë ndaj vetes. Ky është një moment shumë i rëndësishëm për të qenë dashamirës me botën tonë të brendshme Mos u mbyll në vetvete si pasojë e frikës dhe dhimbjes. Mbaje ankthin nën kontroll dhe mos e lejo që ai të jetë pandemia e jetës. Ji kurajoz/e. Gjëra të tmerrshme ndodhin gjithë kohës, por njeriu mund të ecë përpara falë dashurisë dhe shpresës, që sipas popullit, nuk vdes kurrë./AgroWeb
g.shqip
 
Se di pse...
Sa futesha ne uj sot, direkt me merrej fryma dhe me binin energjit.
Pastaj qetesi...
 
Ushtro not
Mezi merrja frym... me para merrja frym si gjat meditimit dhe me pas not.
Eshte dicka jasht kontrollit... dhe goxha e bezdishme kur truri eshte ne tjeter vend dhe trupi me tjera plane.

Koha... koha sheron cdo gje ?
 
Me nje urim qe kush e ka mos ta vuaj kete lloje shqetesimi, une akoma nuk arrije ta konceptoje edhe ta justifikoje.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top