Si te kujdesemi per lekuren ne sezonin e ngrohte?

ida angel

:)
V.I.P
Si te kujdesemi per lekuren ne sezonin e ngrohte?

Në pranverë lëkura ka nevojë për kujdes të shtuar në mënyrë që të jetë e shëndetshme dhe e bukur, ndërsa pastrimi është njëri prej hapave më të rëndësishëm.

Images.jpg
Nëse keni lëkurë normale, trajtojeni sikur të ishte e ndjeshme dhe zgjidhni preparate që përmbajnë përbërës përtëritës, ndërsa fytyrën pastrojeni me preparate të buta shkumore. Lëkurës së yndyrshme i përshtaten preparatet shkumore me përbërës më të fortë, për shembull, me eter tridecil të sulfatit të natriumit.

Acidet okside do të mënjanojnë yndyrën, ndotjen dhe qelizat e vdekura si dhe do të parandalojnë shfaqjen e akneve. Por për pastrim të lëkurës së thatë rekomandohen preparate me formulë kremi ose qumështi. Disa kanë shumë përbërës të cilët qetësojnë lëkurën dhe acide yndyrore të cilët përforcojnë shtresën mbrojtëse të lëkurës. Lëkura e ndjeshme ka nevojë për kujdes të veçantë – preparatet dhe kremrat nuk guxojnë të përmbajnë sapun, alkool, acide dhe duhet të jenë pa aromë. ثshtë e rëndësishme që lëkura të mbrohet nga ndikimet dëmtuese gjatë ditës. Lëkurën normale mbrojeni me krem hidratues me antioksidantë dhe me faktor mbrojtës.

Për lëkurën me yndyrë më ë mirët janë kremrat pa vaj të cilët nuk shkaktojnë akne. Kremrat me vaj të jojobës ose kokosit dhe me vitaminë “E” di të hidratojnë lëkurën e tharë, ndërsa nuk do ta bëjnë tepër të yndyrshme nën grim. Por, lëkura e ndjeshme mbrohet me kremra që përmbajnë minerale natyrore siç është titan dyoksidi ose dyoksidi i zinkut të cilët pa kurrfarë acarimesh bllokojnë rrezet UVA dhe UVB.

Lëkura e fytyrës ushqehet me kremra edhe gjatë natës


Para fjetjes në lëkurë normale vendosni krem me antioksidantë dhe me peptide, të cilët nxisin prodhimin e kolagjenit. Lëkurën e yndyrshme trajtojeni me krem me acid glikoli ose oksidi, ndërsa lëkurën e tharë do ta ushqejnë kremrat e pasur me ceramide dhe lipide të cilët depërtojnë thellë në lëkurë. Lëkurën e ndjeshme do ta qetësojnë kremrat me ekstrakt të panxharit të sheqerit ose krizantemës.

Zona rreth syve ka nevojë për kujdes të veçantë

Nëse keni lëkurë normale, zonën rreth syve lyejeni me krem me antioksidantë, retinol dhe peptide. Për llojin e yndyrshëm më të mirët janë kremrat me bazë ujore. Duke pasur parasysh se zona rreth syve është e tharë, dhe nëse keni lëkurë të ndjerë, lyejeni atë me krem me glicerinë. Në lëkurë të ndjeshme më së miri është të përdoren sa më pak kremra të “rënda”.

Serumet parandalojnë më së miri plakjen e lëkurës

Si tretmanë kundër plakjes për lëkurë normale më të mirët janë serumet me vitaminë “C” dhe peptide, të cilët depërtojnë në lëkurë dhe nxisin prodhimin e kolagjenit. Për lloj të tharë lëkurës rekomandohen serume me ekstrakt të çajit të gjelbër, të cilët janë të mirë edhe për lëkurën e ndjeshme, ose me ekstrakt të kaçës si dhe me vitaminë “C”. Nëse serumi ka bazë ujore, rekomandohet për lloj të yndyrshëm të lëkurës.

Lëkura e lagësht dhe e qetë e fytyrës

Kremrat me acid hialuronik dhe glicerinë hidratojnë lëkurën, ndërsa skualeni nxit hidratimin, kështu këto kremra janë ideal për llojin e tharë të lëkurës. Lëkurën e ndjeshme do ta qetësojnë kremrat dhe preparatet me kamomil dhe sojë.ikub
 
Pe: Si te kujdesemi per lekuren ne sezonin e ngrohte?

Kujdesi lekures ne vere

Me ardhjen e verës, është koha për të zëvendesuar kremërat dimërore me një locion të lehtë veror. Jo të gjithë kanë kohë që të zhyten në një vaskë për ta lënë locionin të veprojë, prandaj zgjidhni diçka më të lehtë në absorbim.


kujdesi_per_lekuren_gjate_vere_1.jpg


Gjatë verës lëkura ekspozohet e zhveshur dhe gjithkush ka dëshirë të reklamojë ngjyrën e kafenjtë të saj. Por, në mënyrë që lëkura e zhveshur të duket e bukur, është e nevojshme përgatitja e saj dhe rikthimi i dëmeve që mund t’i jenë shkaktuar gjatë vjeshtës, dimrit dhe pranverës. Këshillat e mëposhtme kanë për qëllim t’i tregojnë gjithsecilit se si mund të garantojë një lëkurë të shkëlqyeshme dhe të shëndetshme.

Përdorni eksfoliantë

Eksfolimi i lëkurës është shumë i rëndësishëm. اdo ditë, madje çdo minutë, trupi eleminon shtresa të njëpasnjëshme të lëkurës me një ritëm tepër të lartë. Në se nuk merrni masa për t’i larguar këto shtresa të vdekura të lëkurës, ato do të qëndrojnë mbi lëkurën tuaj duke i dhënë asaj një pamje të lodhur dhe të thatë. Nuk ka rëndësi se ç’locione apo kremëra përdorni, në se nuk përdoni një eksfoliant, nuk keni për të patur lëkurë të shkëlqyeshme. Nëpërmjet një skrabi trupor ju mund ta arrini një gjë të tillë. Aplikoni gjatë dushit eksfoliantin në lëvizje rrethore në gjithë trupin duke nisur nga shpatullat poshtë (për fytyrën dhe qafën ju nevojitet një eksfoliant facial) dhe më pas shpëlajeni me ujë të bollshëm. Kjo procedurë duhet kryer dy deri tre herë në javë për të patur një lëkurë të shkëlqyer dhe të bukur.

Mbajeni lëkurën të hidratuar nëpërmjet një locioni veror
Zmadho fotografinë
kujdesi_per_lekuren_gjate_vere.jpg
Kujdesi për lëkurën gjatë verës


Me ardhjen e verës, është koha për të zëvendesuar kremërat dimërore me një locion të lehtë veror. Jo të gjithë kanë kohë që të zhyten në një vaskë për ta lënë locionin të veprojë, prandaj zgjidhni diçka më të lehtë në absorbim. Xhelet dhe puretë absorbohen shumë lehtë. Një zgjidhje perfekte janë locionet me aromë arre kokosi dhe mango. Nuk ka asgjë më të mirë për hidratimin e lëkurës se sa një locion me bazë frutash i aplikuar pas një dushi në lëkurën e posatharë.

Blini një krem të ri kundër diellit

Zëvendësoni kremin kundër diellit që keni përdorur vitin e kaluar me një krem të ri. Kremërat kundër diellit nuk jetojnë përgjithmonë. Për të qenë i sigurt, ju rekomandojmë të përdorni një krem të ri. Dhe mos harroni: përdorimi i kremit kundër diellit është shumë i rëndësishëm gjatë stinës së verës. Sasia e kremi që nevojitet vetëm për fytyrën është sa ç’mund të mbajnë dy lugë kafe. Në se qëndoni gjatë nën diell, kremi duhet të aplikohet çdo 1-2 orë. Kënaquni me diellin në mënyrë të sigurt!

Ngjyrë e kafenjtë e fituar në mënyrë të shëndetshme

Gjithkush në verë ka dëshirë të marrë një ngjyrë të kafenjtë, por banjat e diellit nuk janë mënyra më e shëndetshme për ta fituar atë. Rruga më e sigurt është që nxirja të realizohet nëpërmjet përdorimit të një kremi nxirës që vepron në mungesë të diellit. Në varësi të preferencës personale, këto produkte mund të përdoren për gjithë trupin ose, të paktën, për fytyrën. Kombinimi i një locioni hidratues me një locion ose krem nxirës është mënyra më e shëndetshme për të fituar një ngjyrë të shkëlqyeshme të kafenjtë për fytyrën dhe trupin tuaj. Zmadho fotografinë
kujdesi_per_lekuren_gjate_vere_1.jpg
Kujdesi për lëkurën gjatë verës

Lëkura duket po aq e nxirë sa ç’do të ishte pas një fund-jave të kaluar me banja dielli, por pa efektet e dëmshme që dielli shkakton në lëkurë. Gjithkush mund t’i gëzohet më pas rrezeve të diellit nën mbrojtjen e kremërave të trupit dhe fytyrës me faktor mbrojtës (SPF) prej të paktën 30, duke shmangur plotësisht ekspozimin gjatë orëve 11:00 deri 16:00. Për të përmbledhur sa më lart: “Nxirja nuk duhet të arrihet as nëpërmjet banjës së diellit dhe as nëpërmjet solarit. Përdorimi i kremërave nxirës shmang efektin e dëmshëm të rrezeve të diellit dhe ju mundëson një ngjyrë të kafenjtë për lëkurën tuaj”.

Kujdes këmbët

Me ardhjen e stinës së verës keni paketuar këpucët e dimrit dhe keni filluar të vishni sandalet verore. Pa dyshim që ndjeni nevojën e pedikyrës. Për këtë drejtohuni pranë një qendre estetike ose mësoni të realizoni pedikyr në kushtet e shtëpisë. Përdorni skrabin për të larguar lëkurën e vdekur dhe të thatë. Nuk ka asgjë më të shëmtuar se ekspozimi i një këmbe të flashkët në një palë sandale të bukura. Pedikyri në kushtet e shtëpisë nuk ka nevojë të jetë diçka “e madhe”. Një skrab i cili mbahet pranë dushit dhe përdoret disa herë në javë është i mjaftueshëm. Në vijim do të ndjeni një diferencë të madhe në butësinë e këmbëve tuaja./ Yll press
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top