Si ta kuptosh brenda 5 minutave që një djalë është maskilist

Desa

Temet Nosce
V.I.P
si-ta-kuptosh-brenda-5-minutave-q-euml-nj-euml-djal-euml-euml-sht-euml-maskilist_hd.jpg

Së pari, le të shpjegojmë si e përkufizojnë seksizmin autorët e studimit nga Universiteti Northeastern. “Seksizmi i ashpër” është një mospëlqim i hapur ndaj grave, duke i parë ato si qenie të dobëta, inferiore.
“Seksizmi mirëdashës” i referohet një sjelljeje më xhentëlmene, ku këta djem “me prapamendime të mira” e ndiejnë të nevojshme ta përkëdhelin dhe ta mbrojnë vajzën. Ndaloni pak për ta kuptuar…
Studiuesit rekrutuan 54 studentë (gjysmat vajza) për të luajtur një lojë. Ata vëzhguan ndërveprimin e tyre për të parë sesi zgjedhja e fjalëve dhe për çudi e buzëqeshjes së një djali, i përkitnin dy llojeve të seksizmit.
Përfundimet? Djemtë që ishin më të ftohtë në dukje dhe qeshnin pak u konsideruan seksist të ashpër, ndërsa e kundërta vlen për djemtë më miqësorë me seksizëm të padëmshëm, por që sërish nuk është ajo që duhet, shkruan revista class. Ndërsa djemtë “e mirë” në kuptimin e plotë të fjalës, prisnin që vajzat t’u përgjigjeshin pyetjeve gjatë lojës.
“Ndërsa shumë njerëz janë të ndjeshëm ndaj fyerjeve seksiste verbale, ata e kanë të vështirë ta shoqërojnë seksizmin me sjelljen e ngrohtë miqësore”, vënë në dukje studiuesit në deklaratën për shtyp.
“Sa kohë seksizmi ka edhe formën e ashpër dhe të sjellshme, do të vazhdojë të jetë një nga rrymat e fshehura pas pabarazisë mes gjinive.”
E thjeshtojmë: Thjesht sepse një djalë zbardh dhëmbët dhe sillet brenda normave, nuk do të thotë domosdoshmërisht që ai mendon që ti je poshtë tij, por nëse gjithmonë vetëm të qesh, mbroje veten dhe largohu! /Telegrafi/

 
Te them te drejten ajo qe po ndodh sot nuk eshte maskilizem por femrat jan duke u ber burra un burr jam vet ce du femren burr nese do vesh dy burra bashk do zihen per pushtet e njejta gje esht ne cift kur femra don me bo si burr do dalin kto qe ti thua i ferjoriteti etj. Femra duhet te jet e bute e brishte dhe mashkulli i forte te perballet me problemet etj. Mua me ben te bi ne dashuri nje femer e bute me jep ndjesin e te pasurit kujdes per te dhe ta ruj mos vritet mosalisht fizikisht etj. Hiqi kto tema maskilizma se kto jan krijuar tani vone per te prish njerzimi dhe familjen
 
Mjafton ti vrasesh / prekesh egon . Lol
 
Kur tregon shenja kompleksiteti ndaj teje,ose imponon forma superiore te cilat po prape tregojne kompleksitet.
Keni pa ndonjhere nje burre te mire fisnik,duke pas komoplekse apo duke mos ditur te beje te ndihet nje femer mire ne bised,qendrim apo ambjent!?
Sigurisht qe jo!!
Femra hijen e vertet mashkullore e don se ndaj quhen dy gjini.
Por jo trajtimin ti nen hijen time dhe boll e ke.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top