Si mund të mbahet një planet me 11 miliardë njerëz? Një ekuacion shumë kompleks

Si mund të mbahet një planet me 11 miliardë njerëz? Një ekuacion shumë kompleks​

1639658070925.png
Nga Massimo Livi Bacci

Nëse bazohemi tek parashikimet e Kombeve të Bashkuara, me të cilat bien dakord shumica e ekspertëve, deri në vitin 2011 Toka mund të banohet nga gati 11 miliardë njerëz, ose 3 miliardë më shumë se 8 miliardët që banojnë aktualisht.

Tre miliardë të tjerë në 79 vjet është një shifër mbresëlënëse. Por mos harroni se mjaftuan vetëm 36 vjet për t’i shtuar një shifër të ngjashme 5 miliardë banorëve të arritur në vitin1985. Në fakt, shkalla e rritjes së popullsisë së botës është vazhdimisht në rënie.

Rritja vjetore ishte 2.5 për qind gjysmë shekulli më parë, aktualisht është më pak se 1 për qind, dhe pritet të jetë afro zero nga fundi i këtij shekulli. Megjithatë, për pjesën tjetër të shekullit do të jetë e nevojshme që të ushqehen, strehohen, vishen, sigurohet ujë dhe energji, hapësirë dhe mallra të të gjitha llojeve, për 3 miliardë njerëz më shumë, duke krijuar presione të reja mjedisore në një territor “fiks”, që është krijuar tani nga njeriu, drejtpërdrejt (ndërtimet, infrastruktura, bujqësia) apo indirekt (kullotat e menaxhuara dhe pyjet), në rreth 2/3 e planetit.

Rritja e demografike përcakton një rritje të densitetit të popullsisë dhe ndryshime në shpërndarjen e vendbanimeve, me efekte direkte dhe indirekte në emetimet e gazrave serë dhe rrjedhimisht në ngrohjen globale.

Për shembull, emigrimi shoqërohet me shpyllëzimin dhe degradimin e pyjeve tropikale – Amazon, pellgun e Kongos dhe lumenjtë e tjerë të mëdhenj të Azisë Jugore. Proceset e shpyllëzimit janë shumë aktive në Afrikë dhe Amerikën Latine, pjesërisht si rezultat i emigrimit dhe ndërhyrjes.

Popullsia e zonave bregdetare, dhe veçanërisht ato që janë më shumë të rrezikuara, me një lartësi më të vogël sesa 10 metra mbi nivelin e detit, rritet shumë më shpejt se ajo e zonave të brendshme. Rreziku rritet për të parën. Përmbytjet dhe cunami, dhe brishtësia e këtyre vendeve do të theksohet akoma më shumë nga rritja e pritshme e niveleve të detrave.

Një pasojë tjetër e presionit demografik është zgjerimi i agregateve të mëdha njerëzore:mega-qytetet e mëdha me mbi 10 milionë banorë (të cilët midis viteve 1990-2018, u rritën nga 10 në 33), me 7 për qind të popullsisë botërore, që prodhon 13 për qind të mbetjeve dhe që konsumon 10 për qind të energjisë, duke gjeneruar ndotje shumë më të madhe sesa ndikimi i tyre demografik dhe ekonomik.

Për më tepër, procesi i vazhdueshëm i ngrohjes globale mund të çojë në shkretëtirëzimin e rajoneve të thata, në të cilat jetojnë qindra miliona njerëz, të cilët merren kryesisht me bujqësi dhe blegtori, duke gjeneruar kësisoj presione negative mbi standardet e jetesës dhe duke nxitur presionet migratore.

Prandaj, presionet demografike mbi mjedisin janë të shumëfishta; dhe jo të gjitha ato janë të pakthyeshme. Ato janë graduale me kalimin e kohës; ka procese të përshtatjes dhe mbrojtjes. “Banorët e Tierra del Fuego, Kepit të Shpresës së Mirë apo Tasmanisë në njërën hemisferë dhe rajonet e Arktikut në tjetrën”- shkroi Darvini – “duhet të kenë përjetuar shumë klima dhe të kenë ndryshuar zakonet e tyre shumë, për të arritur në vendbanimet e tyre të zakonshme”.

Megjithatë, kur Darvini i shkroi këto radhë, popullsia e botës ishte 1/5 e popullsisë aktuale dhe forcat e përshtatjes që janë të natyrshme tek njerëzimi, mund të mos mjaftojnë, sot dhe në të ardhmen, për të na mbrojtur nga degradimi i mjedisit.

Shënim: Massimo Livi Baçi, profesor i demografisë në Universitetin e Firences. / “Huffington Post Italia” – Bota.al
 
Ja moj me kshu gjerash pandemija , paallate me shigjeta ndertime pa leje e lengje kemimike gjithandej ..Deri sa te japi shpirt ne do vazhdojem te hecin perpara 😄😄
 
Duke ditur nga sondazhet e shumta qe Kombet e bashkuara jane nje institucion komplet i pa afte dhe duke marre si reference grafikun e punes se keseaj organizate, fort mire duket se te tilla thirrje impresioniste qe kjo organizate baze e fuqive te medha ne bote po ben, eshte nje deshmi tjeter per ate vije politike dhe ekonomike qe me sa duket do te udhezoje veprimtarine e dyshimte te ketyre qendrave te vendimmarrjes boterore kundrejt popullsise dhe demografise neper glob.
Pergatituni per vaksinim te perjetshem cdo 6-muaj. Droga e re me metoda te vjetra.
 
Si mund të mbahet një planet me 11 miliardë njerëz? Një ekuacion shumë kompleks​

Shiko fotografinë 1935684

Toka sheron vetveten nga barbarizmat qe i bejne njerezit.

Sa me friendly echo te jene njerezit me Token aq me shume banore do mbaje ajo, sa me shume pollution drejt pakesimit do shkoje.
 
Duke ditur nga sondazhet e shumta qe Kombet e bashkuara jane nje institucion komplet i pa afte dhe duke marre si reference grafikun e punes se keseaj organizate, fort mire duket se te tilla thirrje impresioniste qe kjo organizate baze e fuqive te medha ne bote po ben, eshte nje deshmi tjeter per ate vije politike dhe ekonomike qe me sa duket do te udhezoje veprimtarine e dyshimte te ketyre qendrave te vendimmarrjes boterore kundrejt popullsise dhe demografise neper glob.
Pergatituni per vaksinim te perjetshem cdo 6-muaj. Droga e re me metoda te vjetra.

Organizatat nderkombetare krijohen per te certifikuar/ratifikuar ligjerisht makuterine e superfuqive mbi shtetet e pfuqishme. Por dhe pa organizata makuteria nuk do ndalet.
 
Projeksioni po besoje eshte per vitin 2100. Tani me keto levizjet e shpejta shkencore dhe teknologjike them se edhe 80 vite bota ku ne jetojme sot do perdoret si vend turistik nder planetar.

Paramendo anetaresia e FV -se ne 2100 (nipat e mbesat tona) tu mbledhe leke diku ne hapesire per tu mundesu stafit te FV-se me be nje vizite turistiko studimore ne toke.

Pastaj tu gjet ata relikte te paraardhesve te tyre ne toke :lol:lool
 
Projeksioni po besoje eshte per vitin 2100. Tani me keto levizjet e shpejta shkencore dhe teknologjike them se edhe 80 vite bota ku ne jetojme sot do perdoret si vend turistik nder planetar.
Ne 2100 do na kete kap ndonje asteroid do na kete zhduk si race fare.
 
Po he pra. Per kete arsye stafi i atehershem i FV -se do vije nga hapesira ne vizite studimore ne toke me gjete reliktet tona :D:p kur te gjejne corapet e @Marla , kemishen e holle te @Endrra , noj aksesor te @NeVertiti , fije flokekuqe te @Monique ectr, ectr lool
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top