Si mësojnë studentët në Universitet(Shkathtesite ne lexim)

Taulanti

Anëtar i ri
Pershendetje, keni disa shkrime interesante, ju lutem meditoni rreth tyre.



Lexim te kendshem!!!




Te lexuarit është proces kritik si në shkollë ashtu edhe në jetën e përditshme, për të gjithë njerëzit. Ne 40 vitet e fundit shkencëtar të ndryshëm i kanë studiuar lidhjet ne procesin e të lexuarit (çka ndodhë me Trurin gjatë kësaj kohe) dhe si të ligjërohet procesi i të lexuarit. Nga kjo ide ka filluar edhe studimi i 'Si mësojnë Studentet e Universitetit' dhe si funksionon memoria e Trurit tek studentet.

Ky studim është bërë për shkak se shumë student kanë rënë nga provimi edhe pse kanë lexuar shumë më shumë se ata te cilët i kanë dhënë provimet.

Janë disa rekomandime të cilat janë duke u ligjëruar ne Universitetit Limpopo që nga 2006.

Në vazhdim do ti gjeni hap pas hapi, rekomandimet se si memoria e Trurit funksionon. Kjo strategji ka funksionuar për studentet e Limpopo dhe mund te ju ndihmoj edhe juve.

01. Gjithsesi, duhet te lexoni që nga dita e parë e ligjëratave/mësimit

Shumica e studenteve nuk i kryejnë detyrat me kohë, shkojnë në ligjërata dhe nuk i kthehen shënimeve të cilat i kanë marr gjatë ditës, ose nuk e ripërsërisin mësimin nga libri të njëjtën ditë dhe kjo shndërrohet në shprehi jo frytdhënëse. Studentet duhet t'i ikin këtyre situatave, ata duhet pas çdo ligjërate, t'i përsërisin mësimet, të njëjtën ditë dhe duhet t'i ikin situatave kur fillojnë ti lexojnë shumë libra në të njëjtën kohë, sepse ka ardhë koha e provimeve. Nëse i përsërisni mësimet pas secilës ligjëratë, ju e shtoni sasinë e punës për çdo dite.

02. Kaloni më pak kohë në Lexim dhe më shumë në përsëritje të asaj që keni mësuar.

Truri juaj ka më shumë nevojë për kohë për reflektim (refreshment).

Ju, duhet ti jepni kohë trurit për të reflektuar, hapësirë për të qen i freskët sepse nëse nuk e bëni ketë, dhe provoni që me forcë të mbani në mend atëherë kjo praktike do t'ju kundërpërgjigjet, dhe rezultatet nuk do të jenë të kënaqshme.

Brenda Trurit gjinden dy lloje të memories të emëruara si memorie kohë-shkurtër dhe memorie jetë-gjatë. Si punon kjo memorie ? Të fillojmë me memorien kohë-shkurtër apo MKSH e cila nganjëherë quhet memorie e punës. Duhet te ndalemi edhe në një pike, para se te shkojmë tutje.



Koncetrimi i Trurit

Cila është metoda e koncentrimit të trurit kur punoni në gjëra serioze? Pas sa kohe ndjeheni te lodhur dhe provoni te koncentroheni në atë që jeni duke bërë ? Pas sa kohe filloni të lodheni gjatë Leximit ? Sipas psikologëve. Truri i njeriut mund të jetë i koncentruar vetëm për 25-35 minuta dhe jo më shumë. اka do të thotë kjo, kjo do të thotë, nëse e kaloni kohen prej 30 minutash, kohë sa Truri mund të jetë i koncentruar, pra nëse e kaloni ketë kohe, ju nuk do të jeni 'fer' ndaj vetvetes, sepse truri pas asaj kohe ka nevojë për pushim.

Shumë njerëz kalojnë më shumë se katër orë duke lexuar, dhe gjithsesi pyetemi sa i duhet trurit të tyre për ta kaluar limitin? Ekziston një praktikë e cila quhet përtej-natës, gjatë se cilës studentët kalojnë tërë natën duke mësuar. Kjo praktike është shumë e dëmshme sepse gjatë tërë ditës keni qen të ngarkuar me punë tjera, dhe nuk keni pasur kohë të pushoni. Studentet duhet të mësojnë se si ta freskojnë Trurin në mënyrë që truri të punoj për juve.

03. Si punon memoria e Trurit

Truri ka dy lloje të memories, memorie kohë-shkurtër dhe memorie jete-gjate. Ti diskutojmë me radhe:

Memoria kohë-shkurtër (MKSH)

Kjo memorie quhet edhe memorie e punës, roli i saj është që të memorizoj gjithçka që ndodhe për një periodë te shkurte kohore. Më herët diskutuam edhe për koncentrimin e trurit, dhe kur e përmendim termin periodë kohë-shkurtër ne mendojmë në kohëzgjatjen e koncentrimit të trurit.

MKSH-ja memorizon gjithçka që ndodhë brenda limitit kohor të koncentrimit, m.j.f (me fjalë tjera) gjithçka brenda 30 minutave. Nëse vazhdoni të lexoni apo mësoni pas limitit kohore të trurit kjo do të thotë se MKSH-ja fillon prej fillimin të 'memoroj' gjëra të reja, dhe fillon t'i fshij ato të cilat i ka memorizuar, para se të filloj koha e limitit koncentrues prej 30 minutave.

Memoria jetë–gjatë (MJGJ)

ثshtë e njohur edhe si memorie reflektive, roli i së cilës është që të ruaj informata përjetësisht, apo për një kohë të gjatë të pacaktuar. Në mënyre që informatat të ruhen në ketë lloj memorie, së pari duhet të ruhen në MKSH dhe pastaj të transferohen në MJGJ. Nëse janë informata të rëndësishme. Ekziston një raport i mirë në mes të këtyre memorieve kështu që edhe njerëzit duhet ta ndërtojnë një raport te mirë në mes të këtyre memorieve, në mënyrë që ato të funksionojnë për në favor të tyre.

04. Si ta bëni Trurin të punoj për Ju ?

اdonjëri duhet të jetë i sigurt cilat janë limitet e koncentrimit të trurit të tij. Nëse mund të arrini ketë, do të thotë se ju do ta rifreskoni trurin, pasi të keni arritur limitin kohorë të koncentrimit të trurit. Llogaritni kohën të cilën i'a kushtoni punës akademike, gjithashtu llogaritni kohën e rifreskimit apo pushimit gjatë 24 orëve. Sa orë kaloni duke fjetur? Duke lexuar ose mësuar? Koha për rifreskim, në ligjërata dhe koha për ushtrime ?

Bëni gjumë të rehatshëm !

Studentet duhet të kenë kujdes të kalojnë kohë të mjaftueshme në gjumë, gjatë kësaj kohe do të pushoj edhe truri dhe memoria. Duhet të kaloni 6-7 orë në gjumë, mos flini më pak se 5 ore. Gjumi ju ndihmon që të pushoj truri dhe trupi.

Koha për lexim dhe mësim

4 ore në dite, mjaftojnë për mësim, mos mësoni 4 orë në kontinuitet, ndani këto 4 orë në periudha të ndryshme ditore. p.sh. Në mëngjes, gjatë ditës, pas dite dhe në mbrëmje. Përdorni 1 orë për 1 interval kohor. Përdorni 30 minuta, pastaj pushoni pak dhe pastaj vazhdoni edhe 30 minuta të tjerë.

Keni kujdes në kohën që e kaloni në ligjërata !

Zakonisht, një student kalon mesatarisht 5 orë në ligjërata. A keni menduar pse orët e mësimit nuk zgjasin me shume se një orë? Kjo është kalkuluar sipas llogarisë së limitit kohor të koncentrimit të trurit. Gjithashtu është llogaritur që në mes orëve të mësimit të ketë 15 minuta pauze.

A gjeni kohe për të ushtruar ?

Ushtrimet janë të mira edhe për mbajtjen e temperaturës së trupit edhe që të jeni në gjendje te shëndoshe, gjithashtu ju ndihmojnë ta keni trurin te freskët, shumë njerëz pas ushtrimeve e ndjejnë veten më të freskët. Studentet duhet të kalojnë 30 minuta në ushtrime sportive p.sh duke vrapuar, në sallë të gjimnastikës apo në natyrë të freskët ku ajri është i pastër.

Freskia është e mirë për ju

Gjeni kohë për të kaluar me shokët, për të shëtitur, për të përgatitur ushqim, për të luajtur ndonjë sport. Kjo gjithashtu do të thotë që ju mund të shkoni edhe ndeja të mira dhe të dobishme, ku diskutohet për jetën, diturinë, aktivitetin vullnetar, solidaritetin shoqëror dhe planifikimin për të ardhmen. Ndani kohën prej 7 orëve në gjërat që duhet t'i bëni, mos e përdorni këtë kohë në kontinuitet.

Ti bëjmë disa llogaritje matematikore:

24 orë të ditës = 07 orë gjumë + 06 orë ligjërata + 04 orë për mësim + 05 për freskim + 01:30 orë për adhurim-meditim + 30 min. ushtrime.

Kjo është mënyra sipas të cilës Studentet duhet të mësojnë dhe organizojnë kohën për studime në mënyre që të jenë sa më efektiv.

-II-



Si ta përforcojmë memorien tonë ?



-Të jeni të kujdesshëm ndaj pastërtisë, sidomos ndaj pastërtisë së dhëmbëve! Dihet se në gojën e njeriut eksitojnë mese 4 milion baktere, një pjesë e tyre paraqet florë normale të organizmit tonë, mirëpo kur dhëmbët janë me ushqim, shërben si teren i përshtatshëm për shumimin e tyre.

Dhëmbët e prishur, shkaktojnë edhe 'kontaminim' të gjakut, gjak i cili kalon në tru, si i tillë nuk posedon freskinë që duhet të ketë.

-Të jeni në lidhje të mirë me Zotin, të kujdesshëm në adhurim dhe meditim. Meditimi dhe adhurimi janë dy komponent të cilat shërbejnë si 'refresh' për memorien. Dhe njëkohësisht 'Recycle bin' për shumë gjëra të panevojshme.

- Kujdes nga mëkatet e qëllimshme, ato mund të jenë 'virus' të ashpër dhe hendek në rrugën e diturisë.

- Fokusimi në punë të mira, ndihma ndaj studentëve, sidomos ndaj atyre të cilët kanë rezon të dobët në mësim dhe memorizim, ngase duke mësuar të tjerët mësohemi.

- Ngrënia e rrushit te thate dhe mjaltit përforcon memorien

-Provimet janë sfidë para njerëzve, përgatitja për 'Provimin e Madh' e inkurajon studentin të mos e ndiej shumë ankthin e provimeve të 'vogla' të Fakultetit.

- Nëse arrin sukses mendo s'i duhet korrur frutat e tij, e nëse dështon njëherë mos e përsërit dështimin !


...suksese ne lexime/Rrahman Ferizi.
 
Titulli: Si mësojnë studentët në Universitet(Shkathtesite ne lexim)

e lexova shkrimin tend e me pelqeu e si rezultat i saj une do thoja
qe studjoni me metoden qe keni mesuare ne shqiperi :)kane sjell rezultate te larta kjo eshte vertetuare te studentet q e vazhduan studimet ne greqi te pakten
 
po mir te studjosh keshtu eshte sh.mir po kur mbaron ne oren shtat mbasdite dhe ke qen gjith diten ne shkoll si i behet ? eht shte zot sa te ktehesh ne konvikt te besh per te ngrene te hash te besh ndo nje pun te cldhesh e me pas te besh kater ore lexim
 
Pe: Si mësojnë studentët në Universitet(Shkathtesite ne lexim)

Te kjo fotoja jam une. :(
reading-but-not-studying.gif
 

Attachments

  • reading-but-not-studying.gif
    reading-but-not-studying.gif
    14.9 KB · Shikime: 0

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top