Si i thone shqip?

Pak rendesi ka se qysh e njihni ju ne Shqiperi ( k'tu po flasim per fjalorin ) jo per ju.. lool ... perderisa frekuentoni e perdorni rregullisht fjale e gjuhe te huaj ne jeten e perditshme, ky fakt nuk do te thote qe ja keni idene gjuhes Shqipe, apo qe jeni te sakte.

Ps... Ti e shkruan gjuhen Shqipe me keq se pula, mezi te kuptoj . lool
 
Ose kopil....

Kshu e quajne nje femije, jashte martese ne Albania ?

Kopil e dija... qe perdoret ne rastet kur dikush e han ne te tera anet, si dikush qe perfiton ... duke perdorur te tera rruget e menyrat , per te arritur ate qe don.
 
Po kopil/dobic
 
Për debatet e zhvilluara në faqet e fundit... nuk flitet me hamendje dhe me dëshira, por me rregulla. Gjuha shqipe ka nje fjalor të cilit duhet t'i përmbahemi të gjithë. Vërtet që shqipja ka shumë fjalë të huaja, po kjo s'do të thotë që duhet të shtojmë të tjera pafundësisht, e t'i bëjmë të gjitha të huaja.

Gjuhësia është një shkencë më vete dhe çdo gjuhë ka veçantitë e saj. Ka shumë arsye pse krijohen fjalë të reja e pse lihen fjalë të huaja në fjalorë, por nuk është ky vendi për t'i diskutuar. Ajo që duhet të bëjmë, është t'i përmbahemi fjalorit, pa e kundërshtuar, se ai është rregullatori i një gjuhe.

Ne fjalorin shqip gjendet fjala gjinekolog, por jo ereksion dhe masturbim. Ata/ato që nuk bëjnë dot pa fjalën masturbim, le të vetëkënaqen me dorë, meqë e bëra/rëna me dorë është fjalë turpi. :p

Fjalori i fundit shqip i vitit 2006 ka rreth 50 mijë fjalë. ثshtë një libër të cilin çdokush që e quan veten shqiptar, duhet ta ketë në shtëpi. Por me sa shikoj, askush nuk e ka, vetëm fjalorë të huaj keni. Po të shkoni në libraritë e Tiranës, e gjeni me 2 mijë leke, sa 3-4 birra të pira te Blloku.
 
Ose kopil....

Ky eshte kuptimi i katërt i fjalës bastard, por që ka lidhje me gjuhën, gjendet këtu, tek kuptimi i dytë.

BASTARDOJ kal.

2. keq. E bëj të humbasë vetitë e mira, e
zvetënoj, e prish, e përdhos dhe e çorodit.
Bastardoi idenë (mendimin) e dikujt. Bastardoi
gjuhën
e prishi gjuhën, duke e mbushur me fjalë,
me shprehje e me ndërtime të huaja. Bastarduan
kulturën.
 
Flm Artini ... kshu e nenkuptoja pak a shume edhe une. Po perse andej e perdorin per femijet e lindur jashte marteses ? Ke ndonje sqarim per k'te ?

Ndersa per temen ne teresi : Qysh i thone .. Humility ( English ) ne Shqip ?
 
Perulje i thone shqip, gje qe sdo ta ken kurre shqiptaret. Ose me mire sdo tja kuptojne kurre kuptimin kesaj fjale, duke qene shumica (jo te gjithe po 99.99%) pa kete karakteristik.
 
Perulje nuk me tingellon taman, fjala e duhur ....pasi as ne English, nuk ka taman k'te kuptim.
 
kete kuptim ka nga anglishtia ne shqip - Perulesi

PثRULثSI f.

Të qenët i përulur, qëndrim prej njeriu të përulur; nderim i tepruar ndaj dikujt a diçkaje. Fliste me përulësi. E përshëndeti me përulësi.
 
Le te vije Artini e ta pranoje si fjale perndryshe u bene dhe 4 faqe te tjera me protesta :p
 
Ky eshte kuptimi i katërt i fjalës bastard, por që ka lidhje me gjuhën, gjendet këtu, tek kuptimi i dytë.

BASTARDOJ kal.

2. keq. E bëj të humbasë vetitë e mira, e
zvetënoj, e prish, e përdhos dhe e çorodit.
Bastardoi idenë (mendimin) e dikujt. Bastardoi
gjuhën
e prishi gjuhën, duke e mbushur me fjalë,
me shprehje e me ndërtime të huaja. Bastarduan
kulturën.

As fjala Bastard nese do i hyme thelle nuk eshte shqip!
Mjaft te marresh e te kerkosh ti nxjerresh rrenjen, dhe nuk e ke gjekundi.

Fjalori qe thua ti , ka brenda saj edhe fjale qe nuk jane shqip , por te huazuara , po aq ka edhe perdorimin ne gjuhe dialektore(popullorshe) si dhe zyrtare apo qytetare.
Askush nuk po hamendeson , themi aq sa dime , tjeter gje eshte nese ti ke nje mendim ndryshe nga imi dhe kjo per ty eshte perplasje , per mua eshte debat kontruktiv. Ne fund te gjithe mesojme dicka.
 
Perulje nuk me tingellon taman, fjala e duhur ....pasi as ne English, nuk ka taman k'te kuptim.

the quality of not being proud because you are aware of your bad qualities:

Athere Zana1 ne shqip kjo fjale perafrohet me fjalen "modest", tek nenkuptimet e fjales modest eshte edhe nje pjese ku shkruan
I pakët, i vogël; i ulët. Të ardhura (shuma) modiste. Me çmime modeste.

Tani po te them qe ne shqip sdo ta kesh kete karakteristik, sepse tek ne ka marre kuptim tjeter kjo fjale, duke u lidhur drejt per drejt me perulje kundrejt kundershtarit. Dhe jo ne te vertet sic duhet, perulje e hundes e mendjemadhesise, i te qenit i thjesht.

ps please sdua ta vazhdoje me gjate nese ke dyshime te tjera nuk jam Rexhep Qosja.
 
kete kuptim ka nga anglishtia ne shqip - Perulesi

PثRULثSI f.

Të qenët i përulur, qëndrim prej njeriu të përulur; nderim i tepruar ndaj dikujt a diçkaje. Fliste me përulësi. E përshëndeti me përulësi.

Kjo ngjan pak si me e sakte... ndryshe nga shpjegimi qe solli anetari me lart ( corbe ) . Por qe prape nuk me del taman e rregullt.

A mund te perdoret kjo fjale ( perulje ) .... ne rastin pshm , kur ti vete ul koken , je i/e rrafshet e thjeshte me veten tende dhe te tjeret ?

Pra k'tu shikohet dhe perdoret si kualitet dhe jo si dicka e ulet ( pasi ne Shqip me ngjan si dicka kur dikush te shtyp, ofendon te ul koken )
 
Athere Zana1 ne shqip kjo fjale perafrohet me fjalen "modest", tek nenkuptimet e fjales modest eshte edhe nje pjese ku shkruan

Tani po te them qe ne shqip sdo ta kesh kete karakteristik, sepse tek ne ka marre kuptim tjeter kjo fjale, duke u lidhur drejt per drejt me perulje kundrejt kundershtarit. Dhe jo ne te vertet sic duhet, perulje e hundes e mendjemadhesise, i te qenit i thjesht.

ps please sdua ta vazhdoje me gjate nese ke dyshime te tjera nuk jam Rexhep Qosja.

Me siguri qe duhet ta kete nje pershtatje .... por ti mos me bej corbe mua, duke me ngaterruar. Nuk eshte qe kam dyshime tek ti, thjeshte nuk te kuptoj qarte nga menyra se qysh shpjegon, e per k;te arsye me ngaterron akoma me shume.

E shpjegova me lart se c'fare nenkupton pak a shume.
 
Kjo ngjan pak si me e sakte... ndryshe nga shpjegimi qe solli anetari me lart ( corbe ) . Por qe prape nuk me del taman e rregullt.

A mund te perdoret kjo fjale ( perulje ) .... ne rastin pshm , kur ti vete ul koken , je i/e rrafshet e thjeshte me veten tende dhe te tjeret ?

Pra k'tu shikohet dhe perdoret si kualitet dhe jo si dicka e ulet ( pasi ne Shqip me ngjan si dicka kur dikush te shtyp, ofendon te ul koken )

Po une lart ca shkruajta LOL LOL LOL LOL LOL LOL

Clear your mind dear, do it please.

bye
 
Hajt hajt se edhe pak e po qartesohesh edhe vete ti. loool

Dmth hiqe fjalen perulje... kalojme tek modest ... Modest eshte fjale Shqip ? nese jo qysh i thone modest ne Shqip, atehere ? ( Mbase nga kjo dalim edhe ne perfundimin e rregullt )

Desha fjalen e rregullt , per nje arsye te caktuar.... edhe nje here jo qe kam dyshime tek ti .... por dua fjalen e duhur ne k;te rast .
 
Perulje zana1, kjo eshte fjala e duhur ta siguroje une. Te thash neve i kemi dhene kuptim te ndryshem kesaj fjale.

ps thuaj ku ta dergoje nje fjale anglisht-shqip edhe nje Shqip qe kam ne shtepi, keshtu te jesh ne rregull.
 
AHAHHAHA dites time sapo i doli dielli. lol lol lol
 
Kjo ngjan pak si me e sakte... ndryshe nga shpjegimi qe solli anetari me lart ( corbe ) . Por qe prape nuk me del taman e rregullt.

A mund te perdoret kjo fjale ( perulje ) .... ne rastin pshm , kur ti vete ul koken , je i/e rrafshet e thjeshte me veten tende dhe te tjeret ?

Pra k'tu shikohet dhe perdoret si kualitet dhe jo si dicka e ulet ( pasi ne Shqip me ngjan si dicka kur dikush te shtyp, ofendon te ul koken )

Sigurisht qe ka disa kuptime , Modestia eshte ajo qe ti po kerkon (po se di ne eshte shqip si term)
Kurse perulsi , ka disa kuptime , e nje nder to eshte e kjo, kur ti je rrafsh me te tjeret
 
Perulje zana1, kjo eshte fjala e duhur ta siguroje une. Te thash neve i kemi dhene kuptim te ndryshem kesaj fjale.

ps thuaj ku ta dergoje nje fjale anglisht-shqip edhe nje Shqip qe kam ne shtepi, keshtu te jesh ne rregull.

Nuk perputhet me ate qe me duhet mua.

Atehere ma perkthe fjalen Modest ne Shqip ? mbase kjo pershtatet me shume me ate c'fare po perpiqem te lidh.
 
MODEST mb. libr.

Që sillet me thjeshtësi a që jeton thjesht; që nuk mburret për aftësitë e zotësinë që ka ose për punën e rëndësishme që bën ose që nuk e mbivlerëson vetveten; që nuk parashtron kërkesa të tepruara; që është tipar i një njeriu të tillë; i thjeshtë. Njeri (dijetar, udhëheqës, drejtues) modest. Grua modeste. ثshtë (tregohet) modest.
Që është i thjeshtë e pa luks; që nuk ka teprime. Shtëpi (banesë) modeste. Veshje modeste. Jetë modeste.
Që nuk ka ndonjë vlerë a rëndësi të madhe; i thjeshtë. Punë (vepër) modeste. Kontribut modest.
I pakët, i vogël; i ulët. Të ardhura (shuma) modiste. Me çmime modeste.
 
MODEST mb. libr.

Që sillet me thjeshtësi a që jeton thjesht; që nuk mburret për aftësitë e zotësinë që ka ose për punën e rëndësishme që bën ose që nuk e mbivlerëson vetveten; që nuk parashtron kërkesa të tepruara; që është tipar i një njeriu të tillë; i thjeshtë. Njeri (dijetar, udhëheqës, drejtues) modest. Grua modeste. ثshtë (tregohet) modest.
Që është i thjeshtë e pa luks; që nuk ka teprime. Shtëpi (banesë) modeste. Veshje modeste. Jetë modeste.
Që nuk ka ndonjë vlerë a rëndësi të madhe; i thjeshtë. Punë (vepër) modeste. Kontribut modest.
I pakët, i vogël; i ulët. Të ardhura (shuma) modiste. Me çmime modeste.

Kjo eshte e duhura qe po kerkoja, persa i perket nenkuptimit .

Por a ka fjale perkatese ne Shqip, ne k;te rast qe zevendeson fjalen Modest ? apo jo ?
 
Nuk perputhet me ate qe me duhet mua.

Atehere ma perkthe fjalen Modest ne Shqip ? mbase kjo pershtatet me shume me ate c'fare po perpiqem te lidh.

Atehere ajo qe ti kerkon eshte fjala "Thjeshtesi"
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top