Shuplakë fëmijës? Ndikon negativisht në trurin e tij

Soulmind

~She wanted the whole world or nothing~
Themelues
Një studim i fundit kanadez thotë se shuplaka që mund t`i jepni fëmijës suaj, kur ai bëhet tekanjoz, ndikon në trurin e tij duke i ulur zhvillimin e inteligjencës.
Psikologia e nje prej shkollave 9-vjeçare në Tiranë, Xheni Shahini thotë se ky akt do të sillte një mbyllje në vetvete të fëmijës dhe do të vështirësonte procesin e tënxënit nga ana e tij.
Ne rastet kur shuplaka behet sjellje e vazhdueshme ne shtepi, femijeve u thyen besimin tek prinderit dhe tek vetja. Ata ndihen te poshteruar, ndersa kete model dhune e pervetesojne, per ta perdorur me pas mbi persona qe i shohin si me te dobet se vetja.
"Dhuna mes bashkëmoshatarëve është rritur, por një pjesë që ushtrojnë dhunë vijnë nga familje me probleme. Dhunohen verbalisht, emocionalisht dhe fizikisht dhe kështu ata e shohin këtë gjë si dicka normale", thotë Shahini.
Madje, ky zakon i trasheguar idhenies se shuplakes, nuk e ben femijen tuaj as ta mesoje mesimin qe doni t'i jepni
Pra, ne vend qe t'i jepni nje shuplake femijes, numeroni deri ne dhjete dhe qetesohuni. Flisni me te mbi problematiken e caktuar. Trajtojeni me dashuri dhe ne te njejten kohe, tregojini limitet te cilat nuk duhet t'i kaloje. / Top Channel

33d2968b44.jpg
 
Titulli: Shuplakë fëmijës? Ndikon negativisht në trurin e tij

Edhe studimi e thot shuplaka nuk duhet te jete sjellje e vazhdueshme se po qe puna me nje dhe dy atehere ne femijet pleq qe jemi :happy:pa qenkemi pa tru fare :sho:
 
Titulli: Shuplakë fëmijës? Ndikon negativisht në trurin e tij

Per aq sa mbaj mend. Dy shuplaka nga babai dhe 3-4 nga nena, gjate gjithe jetes.

Dhe intelegjenca prap se prap le per te deshiruar.

Andaj, ky studim bie poshte.

Soul, me vjen keq qe i humbe ato minuta per me e hap temen.
 
Titulli: Shuplakë fëmijës? Ndikon negativisht në trurin e tij

ka disa momente kur duhet...mendoj
 
Titulli: Shuplakë fëmijës? Ndikon negativisht në trurin e tij

Pse mos na gjeti gje ne qe hanim shuplaka. perkundrazi. Keshtuqe duhet qe cke me te. ;)
 
Titulli: Shuplakë fëmijës? Ndikon negativisht në trurin e tij

Ahu shum her te acarojn aqe shum nervat, sa nuk duron te numrosh ase deri ne 3 e jo ne 10-t

Por nuk duhet ber rutin, mir eshte femijes ti uleshe ne gjunje te ja spjegosh gjerat mir e mir dhe te mos ndikoj problemet e jetes tuaj ti fajsojm tjert, sidomos femijet ne ket rast.Un nuk i pelqej ato familje se si denim i mbyllin ne dhom femijet. AI ne ate rast do roveltohet me shum:
 
Titulli: Shuplakë fëmijës? Ndikon negativisht në trurin e tij

Per aq sa mbaj mend. Dy shuplaka nga babai dhe 3-4 nga nena, gjate gjithe jetes.

Dhe intelegjenca prap se prap le per te deshiruar.

Andaj, ky studim bie poshte.

Soul, me vjen keq qe i humbe ato minuta per me e hap temen.


Nuk thuhet se shuplaka ndikon ne inteligjencen e femijes, por ne trurin, dhe truri s'ka te bej vec me zgjuarsi :p...
Gjthss, nqs per ty ska funksjonuar per mua po,
Nga babi asnje shpulle, e nga mami vec 1 her jam rrahur, ndaj jam kaq e zgjuar :p, nqs e humbas ndonjeher vjen si pasoj e asaj shpulle nga mami, Lol..

Po s'ka gje per minutat, pasi mua me pelqeu si teme, pasi jam kundra dhunes mbi femijen, apo rrahjes se vashdueshme...
 
Titulli: Shuplakë fëmijës? Ndikon negativisht në trurin e tij

Nuk thuhet se shuplaka ndikon ne inteligjencen e femijes, por ne trurin, dhe truri s'ka te bej vec me zgjuarsi :p...

Nga shkrimi qe e ke sjelle vet:
Një studim i fundit kanadez thotë se shuplaka që mund t`i jepni fëmijës suaj, kur ai bëhet tekanjoz, ndikon në trurin e tij duke i ulur zhvillimin e inteligjencës.


Gjthss, nqs per ty ska funksjonuar per mua po,
Nga babi asnje shpulle, e nga mami vec 1 her jam rrahur, ndaj jam kaq e zgjuar :p, nqs e humbas ndonjeher vjen si pasoj e asaj shpulle nga mami, Lol..

Sa modeste :p

Po s'ka gje per minutat, pasi mua me pelqeu si teme, pasi jam kundra dhunes mbi femijen, apo rrahjes se vashdueshme...

Pajtohem :)
 
Titulli: Shuplakë fëmijës? Ndikon negativisht në trurin e tij

Bo se di, nganjehere mendoj se e sjell ne vete :p, nganjehere mendoj se dhuna sduhet

Une psh e kam vene re tek mbesa, kur i flas me te (dmth vetem ndryshim toni i zerit) asaj i vjen aq keqqq preket fare dhe qan,
edhe sikur ti them nje jo kritike :jo:
Ndersa psh kam vene re kur mundohem qe ta bej ta llogjikoj me te urte, me te drejte atehere bindet

Shembulli konkret, bertet kur don dicka, dhe fap fluturon ndonje e lehte dhe ajo me shume
Dhe une i them nese bertet ste degjoj dot...ajo llogjikisht ngre me sh zerin
Dhe une prap...me vjen keq ste degjoj
Dhe keshtu avash avash e ul tonin e zerit :D
 
Titulli: Shuplakë fëmijës? Ndikon negativisht në trurin e tij

Nuk zgjidh asgje shuplaka, thjesht i fut friken ne moment femijes dhe kaq. ah sigurisht qe le pasoja te tjera jo pak te renda.

shuplaka sherben qe mami apo babi te flen rehat mos te degjojen tekat apo fjalet e tua, shuplaka eshte rruga me e shkurter per prinder te stresuar......ca te bejme :jooo

 
Titulli: Shuplakë fëmijës? Ndikon negativisht në trurin e tij

eshte gjynah : ( po arriti der aty gjendja, dicka nuk shkon me ty.
 
Titulli: Shuplakë fëmijës? Ndikon negativisht në trurin e tij

Per aq sa mbaj mend. Dy shuplaka nga babai dhe 3-4 nga nena, gjate gjithe jetes.

Dhe intelegjenca prap se prap le per te deshiruar.

Andaj, ky studim bie poshte.

.


ahhahahahaha Aver une sdi shuplak kurre ceshte e verteta por ndryshe nga ti inteligjenca ime slen fare per te deshiruar ahahhahahaah :p:p cka ben studimin teper te sakt :p
keshtu Soul drejte studimi mendoj :p

Pertej shakas,sdi te kem marre shuplak kurre nga prinderit por kam qen femij i marrun vesh themi nga anet tona..:))
Djalit tim nganjehere ja jap nganje shuplake se ma sjell maje hundes me llastimet e tij nganjehere..ahhahahahaha...
Ama realisht sduhet te perdoret fare mundesisht shuplaka,por femijve te sotshem su mungon asgje ndaj dhe harlisen ne llastim .. pretendojne per cdo plotesim deshire..duke te folur dhe shumes shpesh here qe ne moshe te vogel..:)
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Shuplakë fëmijës? Ndikon negativisht në trurin e tij

ahhahahahaha Aver une sdi shuplak kurre ceshte e verteta por ndryshe nga ti inteligjenca ime slen fare per te deshiruar ahahhahahaah :p:p cka ben studimin teper te sakt :p
keshtu Soul drejte studimi mendoj :p


hahahaha

Pershendeje Nev. Edhe ti si Soulmind? Modestia ne kulm keto dite :p

Mos me detyroni qe te ju kerkoj duel per IQ test te dyjave, se do te beheni pishman pastaj :D

Me infektuat edhe mua me modestine tani. Lol

Pertej shakas,sdi te kem marre shuplak kurre nga prinderit por kam qen femij i marrun vesh themi nga anet tona..:))
Djalit tim nganjehere ja jap nganje shuplake se ma sjell maje hundes me llastimet e tij nganjehere..ahhahahahaha...
Ama realisht sduhet te perdoret fare mundesisht shuplaka,por femijve te sotshem su mungon asgje ndaj dhe harlisen ne llastim .. pretendojne per cdo plotesim deshire..duke te folur dhe shumes shpesh here qe ne moshe te vogel..:)

Nev, e konsideroj veten me fat qe kam shpetu me aq shuplaka sepse, doren ne zemer, e kam meritu njeqindfishin e tyre. Lol
Te prinderit e mi shuplaka ka ardhur ne shprehje vetem kur eshte tepruar, perndryshe ndeshkimet kane qene te llojeve te ndryshme. Shembull, kur beja ndonje problem.. ate dite nuk me lejonin te dilja jashte per loje, ose me ndalonin TV, ose shumen ditore te lekeve etj.

Shpesh keto kane qene me te keqija se shuplaka. :p
 
Titulli: Shuplakë fëmijës? Ndikon negativisht në trurin e tij

Mua sot e kesaj dite me thone qe jam e llastuar ngaqe nuk ka ven kush dore mbi ty...
Tashi a ka te bej kjo me intelligjencen time... Them se po meqe ja kam dale paq pa e ngren ndonje, ne krahasim me vellezerit e mi lol

Ps: vej re qe nenat shqiptare qenkan brutale... Une bej perjashtime :D
 
Titulli: Shuplakë fëmijës? Ndikon negativisht në trurin e tij

Disa femije nuk meritojne shuplaken,
ate e meritojne prinderit e tyre, ne veçanti mamaja lol
 
Titulli: Shuplakë fëmijës? Ndikon negativisht në trurin e tij

Ua :( pse me duket sikur vetem une paskam ngrene dru :p
 
Titulli: Shuplakë fëmijës? Ndikon negativisht në trurin e tij

Ky studimi ja fut kot. Kam njoft njerez qe kane ngrene dru te vegjel se kane qene shume te prap por ama zgjuarsine e kane shume te larte.


Ndonje shuplake byfes nuk ben keq per kalamajte dhe jo vetem... Lol
 
Titulli: Shuplakë fëmijës? Ndikon negativisht në trurin e tij

Sipas statistikave tè bèra rrahja e femijeve vjen si rrjelloj e prinderve te shtresuar e nè većanti tek ajo pjese e prinderve ku veç mami merret me rritjen e femijes ,ku nuk gjen perkrahjen e partnerit.Kjo mé se shumti ne fam.Shqipetare ...!!!
Persa i perket inteligjences sigurisht ndikon negativisht., keshtu mendimi im .

Kur isha femije me kane rrahur edhe mua siç do njerin nga ne por nuk duhet ta trashegojne brezst qé vijne .

Dhuna nuk èshtè metod edukimi ...
 
Titulli: Shuplakë fëmijës? Ndikon negativisht në trurin e tij

Ska se si te uli zhvillimin e inteligjences.... por nese flasim per pasoja ateher pergjigja eshte po.
1510561_619202551499572_151336


Spo flas per 1 shpull... spo flas per dhjet, por dhune psikologjike dhe fizike te vazhdueshme per cdo her qe nuk sillesh apo nuk arrin nje rezultat sic duan prindrit.
Un u bera e dhunshme qe ne klas te pare, perdit do rrifesha me dike... edhe sikur me qen shoku i bankes qe sme kishte bo asigjo.
Gocat e klases as smu afroheshin fare se i kisha tmerru...

Ka plot menyra te tjera per ti folur femijes, sado i prapt te jet apo sado gabime te bej... ka gjithmon nje zgjidhje tjeter.
Kur arrin nje mosh, sado te sforcohesh, ato 'me fal' nuk ndrryshojne me te kaluaren
 
Last edited by a moderator:
Titulli: Shuplakë fëmijës? Ndikon negativisht në trurin e tij

Ca rrafi sa te duash se nuk mbushin fare ... Kemi shembuj plot ketu ne fv lol
 
Titulli: Shuplakë fëmijës? Ndikon negativisht në trurin e tij

Si femije kam qene shume e prap, mos them shume,por ndonjehere edhe e thirrja shuplaken, ashtu me thone se une se mbaj mend veten keshtu,hahahaha....por ajo qe ndikon edhe psikologjia eprinderit eshte e vertet...deri ne klase te peste une kam jetuar bashk me xhaxhallaret,si zakonisht ne ate kohe...dhe nena ime me rrihte se ndonjehere edhe nervozoheshte me tjeret dhe inatin e nxirrte tek femijet, sidomos tek une,se goja me punonte me shume... por ate dite qe kemi shku ne shtepin tone, d.m.th. une, nena,babi,dhe vellezerit, une smbaj mend as edhe nje shuplak nga nena ime...me keshillonte,me mesonte si femije ashtu edhe kur u rrita, me durim, ka pas momente kur e mendoj e kam nervozuar shume, por ajo me fjale me ka qetesu...
kjo eshte si pasoj e asaj se prinderit sidomos nena ka qene e ngarkume,si fizikisht edhe psiqikisht, ajo shume eshte pendu, dhe shume here me thote se i vjen keq por une as qe e ve ne diskutim, ajo eshte nena ime, shpirti im...edhe ajo njeri eshte
sa i perket pasojave tash sdi si ta them, por ka ndikim negativ, se kur me rrihte une acarohesha me shume, dhe per inat i beja me shume probleme....
 
Titulli: Shuplakë fëmijës? Ndikon negativisht në trurin e tij

Ua :( pse me duket sikur vetem une paskam ngrene dru :p

hahahaha nick edhe une kam ngrene pak dru nga babi ahahhaah duke qen dhe me e madhja dhash shembullin dy motrave te tjera ahahaha


me ka qelluar nje here aq forte, sa syte xixa me ben po nuk nxorra lot, madje u nevrikosa dhe i thashe : me jep nje tjeter se ndoshta do biesh rehat. :stelle:... kam qene 14 vjec e rritur, e hengra ate shuplake vetem se fershelleu djali qe donte shoqen time, e une per ti thene qe nuk eshte ne shtepi dola ne ballkon dhe teksa ja thosha babi qe vinte nga rruga e me pa.... ka menduar me vete; kjo vajza ime beka dashuri nga larg ahahaha....ashtu ishin kohet atehere :D


po vertet qe u bera shembull se babi im ndryshoi ne menyre radikale me motrat e mia, nuk i ka qelluar kurre ato (normal e hengra une e para ahahaha)

p.s e vertet qe inteligjenca pakesohet se ja psh nga ajo shuplake e forte , un smarr vesh nga politika e as nga matematika ahahahahha :p
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Shuplakë fëmijës? Ndikon negativisht në trurin e tij

Duke vertetuar qe me shume se 80℅ e pasurise boterore eshte ne dore te 1 miliardi e gjysme ( 1 me pak 1 me shume) te popullsise te planetit tone,pra nenkupton qe pjesa tjeter e popullsise lufton dite per dite per t'arritur apo te mbrojtur nese nevojitet edhe me kthetra statusin perkates ,duke vertetuar qe 1/5 e popullsise jeton ne kushte tmerrsisht te mjera dhe 3/5 e te tjetres ne kushte relativisht me te mira ,duke konsideruar qe ne sistemin demokratik, nje nga sistemet me te mira qe njerzimi ka njohur , mbizotron idea kapitaliste e profitit e marketingut qe tashme ka hy ne sferen ma intime tonen (femijet nuk perjashtohen),shpirtin.Duke marre kontekstin e nje familje perendimore qe do te qojne femijet ne kopsht/ shkolle ne orar te caktuar ,do ti marrin ai/ajo/ gjyshi/gjyshja apo babysitter sepse oraret e punes nuk perputhen ,do ti lajne,shplajne,thajne,krehin,gatuajne,perkujdesen kur jane te semure (gjithmone) do te marrin pjese ne aktivitetin krijues shkollor e shume gjera te tjera qe spo tregoj me imtesi, duke marre pra parsysh gjithe keto gjera ku kenaqsite materiale e jo materiale mvaren nga nje mekanizem pervers i shoqerise bashkohore e kam te veshtire ta besoj se nuk ka familje te stresuara dhe, qe nuk ha fusin nga nje shpute prapanices femijeve te vet sot qe eshte me se e nevojshme se perhere. Nga ana tjeter e botes femijet vdesin si mizat e ketej e bejne tragjike nje shpute.

http://ilporticodipinto.it/sites/default/files/Dusty/conley_champagne_distribution.png
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top