Shqiptari lyen me vodka dhe djeg pronarin e hotelit në Greqi

Xhelozi

Staf në FV.AL
S/M
Policia-në-vendin-e-ngjarjes.jpgNjë shqiptar në Greqi akuzohet për një krim të rëndë kundër një pronari hoteli. Mediat greke raportojnë se pronari i hoteli është gjetur i djegur brenda biznesit te tij dhe për këtë krim akuzohet një 20-vjeçar nga Shqipëria.

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.


Emri i të riut nuk bëhet i ditur por mësohet se gjithçka ka ndodhur në ishullin e Santorinit, ku pas një sherri shqiptari ka spërkati me vodka pronarin e hotelit dhe më pas i ka vënë flakën.

Policia duke iu referuar kamerave të hotelit, raporton se 20-vjeçari rrahu për vdekje pronarin e një hoteli në Santorini dhe më pas e spërkati atë me vodka dhe i vuri flakën për të zhdukur gjurmët.

Mediat në vend thonë se gjithçka është e pabesueshme, pasi 20-vjeçari kërkonte nga 69-vjeçari Nikos Halaris, një borxh prej 200 Euro.

I riu ka rrëfyer krimin dhe ka thënë se gjithçka kishte ndodhur pas sherrit për 200 Eurot, pasi Halaris ia kishte borxh që nga viti i kaluar.

Ai pranoi krimin, por policia e kishte zbuluar dhe ka kamerat e sigurisë të cilat e kishin kapur atë duke u larguar nga vendi ku ndodhej hoteli i viktimës.

Ajo që bie në sy është se vrasësi nuk mori orën e shtrenjtë që mbante viktima, ndërsa kasaforta e hotelierit u gjet e paprekur./tvklan.al
 
Ça bohet mër sa pak e vlerësojmë jetën ne Shqiptarët kaj herë ???
ky për 200.
Ai tjetri atje në Himarë a ku qe, që ju hudh si Spiderman atyne turistave s'di për sa lek...
?‍♂️
 
Per 200 euro, po per 50 cent ta prejn koken sot, tmerr, qata sot u be jesht e shtrejt, si pi then njeriu 50 cent nuk pi nxen dita.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top