Shqiptarët nuk kanë durim të kuptojnë rrënjët e problemit, shkojnë te… fallxhorja

Fallxhoret kanë punë dhe këtë e kanë treguar më parë për gazeten Si disa nga fallxhoret që ndodhen në Tiranë.

“Ka njerëz që kanë vite që vijnë këtu tek unë”, pati thënë Tirja, një nga fallxhoret e cila shpjegoi se klientet “janë vajza që nuk kanë një stabilitet ekonomik, janë të pasigurta dhe kanë nevojë për një ‘shtysë’ nga dikush që thotë “shko se të gjitha do të zgjidhen”.

Një pjesë e madhe janë njerëz me ankth, pasiguri. Ndoshta për këto arsye drejtohen tek fallxhoret.

Por a ndjehen të “rrezikuar” psikologët dhe çfarë shpjegimi i japin “kulturës” për të vazhduar besimin se fallxhoret mund të zgjidhin problemet të njerëzve?

Psikologia Almandina Guma thotë për gazeten se në thelb njerëzit i drejton nevoja për të ditur dhe për të njohur atë me të cilën mund ose duhet të merren ose nevoja për të gjetur siguri, konfirmim ose nevoja për të kontrolluar ngjarjet, jetën, për të pasur në zotërim gjërat.


Në kuptimin e terapisë dhe këshillimit, është e rëndësishme të eksplorohet motivacioni se pse njerëzit drejtohen drejt fallxhoreve dhe çfarë tregon kjo për ta në besimin që kanë në aftësitë e tyre, fokusin te potenciali i tyre i brendshëm ose nevojat emocionale për siguri’, thotë Guma e cila shton se fokusi nuk është tek rreziku që mund të hasin psikologët por sa u shërben realisht njerëzve në kuptimin e përmirësimit të vetes dhe menaxhimin e situatave në jetën e tyre si rezultat i ndërtimit të aftësive të brendshme dhe vetëdijesimit për çështjet e tyre te brendshme.

Guma dëshiron ta mbyllë mendimin e saj me një pyetje reflektuese: Të shkuarit në fallxhore dhe parashikues fati zhvendos fokusin nga "e brendshmja" te e "jashtmja". Tek e fundit, cila na jep informacionin më të mirë për veten, "e brendshmja" apo e "jashtmja"? Cili informacion është më i saktë?

Ndërkohë, psikologia Arjona Marra thotë se rreziku nuk është për to si psikologë por “për qëllimin tonë në vetvete dhe ndërhyrjen që ky besim irracional mund të ketë në psikoterapi ose atë që ne e quajmë rrugën drejt shërimit për pacientët”.


Ajo tregon për gazeten Si se rreziku më i madh është për pacientët dhe shërbimin që ata marrin. Marra thotë se ka hasur individë që i kanë përmendur fallxhoret si një pjesë normale (ndërkohë që kanë kërkuar ndihmën e psikologes). “Madje kanë shkuar tek një fallxhore edhe për probleme shëndetësore të cilat patjetër duhej të vizitoheshin nga një mjek”.

Njerëzit kanë treguar për eksperiencën e tyre dhe për besimin e plotë që kanë se mund të gjejnë shërim në fallxhore.

Gjithsesi, ka të tjerë që shkojnë tek psikologët për një mendim profesional. “Problemi qëndron se procesi psikoterapeutik është një proces i gjatë dhe i lodhshëm për individin dhe nuk kanë durim të kuptojnë rrënjët e problemit por kërkojnë një zgjidhje të menjëhershme ndërkohë që kjo nuk është e shëndetshme”, thotë Marra.

Sipas ekspertëve të shëndetit mendor, problemet psikologjike zakonisht kanë rrënjë shumë të thella dhe duhen profilizuar me shumë kujdes për të kuptuar origjinën e problemit. Ato nuk mund të jenë kurrë probleme që një fallxhore i rregullon me “një të kërcitur të gishtave” apo me “një të kënduar sheqeri”

Gazeta Si
 
Se nese shkon te psikologia eshte turp.
E dyta injoranca
E treta, ja zgjidh hallet hoxha me sure
 
Une se kam problem te shkoj te psikolog'ja...dmth varet si eshte ajo?

Nese eshte e "mmmmmmmire" dhe e gatshme te me ngushelloje e te me ngreje moralin shkoj me vrap?
 
Te hoxha i ka ngel sahati aleksit ??

thueht fallxhore jo hoxhe me siper ??

nejse... Njerezit e pashprese i drejtohen bestytnive dhe falleve. ?
 
Injoranca brire nuk ka!!
 
Ke nje gjarper me dy koka, nje i aferm te tradheton...e shikon kete 7 me koke poshte. Paske nje me A, do te ndryshoje jeten. Paske nje rruge te gjatë, do te dali viza patjeter.

Po si mos ti besosh ketyre, jan perla shekullore ???
 
Fallxhoret =injorante per te vetem arsyje perfitime.
Zot runa mendjen e shendosh mos te devijojm.
 
Ke nje gjarper me dy koka, nje i aferm te tradheton...e shikon kete 7 me koke poshte. Paske nje me A, do te ndryshoje jeten. Paske nje rruge te gjatë, do te dali viza patjeter.

Po si mos ti besosh ketyre, jan perla shekullore ???
Jo po thuaj jo ti?
Mua ai A me ka ndryshuar jeten?
 
Kam pershtypjen se kto fallxhoret nuk bejn as Dëm as Dobi por thjesht rrjepin miletin nga lekt dhe va thon naj llaf tmir mos mi kthy njerzt me pishman !
 
Ca ke me germen A ti eee
Jo po provoje i here po sta beri jeten lomsh para porte lool
Po ske provuar B ti ndaj thua kshu ???
 
Fallxhoret =injorante per te vetem arsyje perfitime.
Zot runa mendjen e shendosh mos te devijojm.
Ato sjan injorante jan te mencura sepse marin lek injorantëve që u besojnë.
 
Shum e vertet?
Tmerr ne kete shekull dhe njerzit akoma nuk vedisohen.
Nuk arrijnë të kuptojn se fallxhoret jan thjesht njerëz as nuk shërojnë as të bejnë të pasur dhe as të gjejnë dashurin e jetës , vetëm se të zbrazin portofolin, fallxhoret mund të futen shum mirë në kategorin e mashtruesve .
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top