Shqiptarët dhe Nobeli për letërsi

xhebrail1

INTERIST


Shqiptarët nuk kanë fituar ndonjëherë çmimin Nobel për letërsi. Por, gjatë historisë së tyre, kanë pasur shkrimtarë të mëdhenj, të cilët janë bërë të famshëm në botë dhe shkrimtarë që janë propozuar edhe për çmimin Nobel. Më 1937, gjermanët propozuan Gjergj Fishtën. Nuk ka rëndësi që Fishta nuk e fitoi atë çmim. E rëndësishme është se Fishta u çmua shumë edhe nga të huajt dhe nga ata u propozua për çmimin Nobel. Për çmimin Nobel para disa vitesh është propozuar edhe shkrimtari shqiptar Ismail Kadare. As në këtë rast, nuk ka rëndësi fort se a do ta fitojë Kadare çmimin Nobel. Shumë shkrimtarë, edhe më të cmuar se ata që kanë fituar çmimin Nobel, nuk e kanë fituar atë shpërblim. Me rëndësi është që ne shqiptarët kemi shkrimtarë të përmasave botërore dhe të çmuar për shpërblimin më të lartë letrar botëror, siç është çmimi Nobel. Rasti i çmimit Nobel për letërsi është një rast që ballafaqon shqiptarët me dukurinë e raportit që kanë ata ndaj shkrimtarit kombëtar. Vështrimi real i këtij raporti, thënë objektivisht, nxjerr në pah faktin aspak të mirë se ne shqiptarët nuk iu japim përkrahje të mjaftueshme shkrimtarëve të talentuar, e cila duhet të jetë një përkrahje e fuqishme dhe e gjithanshme. Shkrimtari i talentuar ka nevojë për përkrahje materiale, botimin dhe përkthimin e veprave në gjuhët e botës dhe në gjuhën e vendit të Nobelit. Vepra e tij duhet të shoqërohet edhe me studimin meritor dhe përkthimin e afirmimin e tij në botë. Një shkrimtar, vepra e të cilit nuk përkthehet në gjuhët e ndryshme e sidomos në gjuhët e rëndësishme të botës, mbetet vepër e panjohur dhe e paçmuar nga bota. Këtë nae tregon edhe shembulli i veprës së Barletit, e cila, pasi u botua në gjuhën që, për disa shekuj qe gjuhë e kulturës dhe e shkencës, në latinisht, u mor, u përhap dhe u përkthye edhe në shumë gjuhë të rëndësishme të botës.

Në mungesë të botimit të veprës se Barletit në latinisht nuk do të arrihej përmasa e afirmimit çfarë e pati ajo. Po kështu, vepra e një shkrimtari, po nuk u afirmua edhe nga shkrimet kritike e eseistike të bashkëkombësve të vet, nuk mund të avancohet edhe aq lehtë e sa duhet. Duke vështruar realitetin tonë shoqëror e letrar, mund të thuhet, pa dyshim, se që të kemi arritje edhe më të mëdha në letërsinë tonë kombëtare dhe për të arritur ato vlera të cilat i çmon bota, gjithsesi do flakur disa të meta edhe nga vetë mendësia e shkrimtarëve tanë. E para, shkrimtar i madh dhe me tërë qenien e tij në politikë (e pushtet) nuk mund të ketë. Mendësia: edhe shkrimtar edhe politikan (e pushtetar) nuk ka të bëjë asgjë me shkrimtarin e nivelit botëror. Mendësia: shkrimtar e politikan (e pushtetar) është mendësi e shkrimtarit të vogël, shkrimtarit të përmasave provinciale. Te ne mendësia e shkrimtarit të vogël po provohet bindshëm. Madje, mendësia e tillë po dëshmohet edhe nga shkrimtarët që do të mund të ishin shkrimtarë të mëdhenj dhe që nuk do të duhej assesi të ishin të tillë. Kështu, me ndonjë përjashtim, shkrimtarit tonë i pëlqen politika e pushteti. Ai hy në politikë e pushtet ose bëhet shërbëtori i përulur i pushtetit, madje i një pushteti më jodemokratik që mund të jetë. Një shkrimtar që mendon se elita e vlerave njerëzore është elita politike nuk mund të shkojë larg.


Shekulli - Informacione shqip online rreth shekujve - Shekulli al
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top