Shkolla nis më bukur me “party”

Me fillimin e këtij viti mësimor, janë rikthyer në vëmendjen e të gjithë gjimnazistëve edhe party-t e shkollës, si mënyra e vetme për t'u argëtuar me njëri-tjetrin, për të njohur shokë e shoqe të reja, jo vetëm nga klasat paralele, por edhe nga vitet e tjera. Kështu edhe këtë fillim viti, është zhvilluar party traditë për fillimin e shkollës, në disa prej gjimnazeve më të njohura në kryeqytet. Ndonëse strukturat drejtuese në shkollë ende nuk janë zgjedhur, me organizimin e tyre këtë herë janë marrë senatorët e vjetshëm, apo për klasat e sapokrijuara nxënësit që kanë rënë më shumë në sy këto dy javë. Për disa prej shkollave ky rit tashmë është kryer, ndërkohë që të tjera presin zgjedhjen përfundimtare të senatorëve. Po si u organizuan këto party të para, si ishte pjesëmarrja, sa shpenzuan dhe çfarë konsumuan? Flasin sot nxënësit e "Sami Frashërit", "Ismail Qemalit" dhe "Partizanit"...
"Samiu" mbyll "Folie"-n
Gjimnazistët e "Sami Frashërit" kanë qenë të fundit klientë në "Folie tarracë" të shtunën që lamë pas... Natyrisht që veç tyre në "Folie" kishte edhe njerëz të tjerë. Siç tregojnë për suplementin disa nga gjimnazistët e intervistuar, 'party' nëse do ta quajmë të tillë, është organizuar nga dy nxënës të shkollës, ftesës së të cilëve i janë bashkuar edhe shumë të tjerë. Për gjimnazistët e "Samiut" gjithçka është bërë më e thjeshtë duke qenë se për pronotimin dhe grumbullimin e të gjithëve bashkë, u kujdesën 2 shokët e shkollës, për të cilët dyshojnë se mund të kenë fituar edhe ndonjë lekë për vete. Bileta për t'u bërë pjesë e kësaj mbrëmjeje ka kushtuar 500 lekë të reja dhe ato janë shpërndarë në shkollë për shumicën prej nxënësve, ndërkohë që pjesa tjetër ka pasur mundësi ta tërheqë atë tek dera e club-it. E përfshirë në çmimin e biletës ishte edhe një pije, ndërkohë që për argëtimin e orëve të mëvonshme duhet që secili të kujdeset vetë, siç ndodh në fakt në çdo party gjimnazistësh. Disa nga adoleshentët e pyetur, tregojnë për faqet e së mërkurës se shpenzimet minimale të asaj dite kapnin shifrën e 2000 lekëve të rinj, gjithmonë duke iu referuar pijeve për 1 gjimnazist. Të njëjtat burime pohojnë për një harxhim total energjish deri në orët e para të mëngjesit të së dielës.
"Ismaili" e
"Partizani" ndjekin
të njëjtën logjikë
Thuajse e njëjta formë organizimi është aplikuar edhe për nxënësit e gjimnazeve "Ismail Qemali" e "Partizani", ku në po të njëjtën mënyrë për realizimin e party-ve është angazhuar një grup i vogël nxënësish, me njohje e pushtet në komunitet. Sikundër tregojnë edhe gjimnazistët, party-t janë organizuar gjatë fundjavës së shkuar dhe në to ka pasur pjesëmarrje masive, ashtu siç ndodh rëndomtë në mbrëmje të tilla. "Ndonëse shkolla ka vetëm pak kohë që ka nisur, ne gjithsesi kemi nevojë për një start të mirë dhe këto party janë mënyra më e mirë për të rigjeneruar forcat, energjitë, e për t'u shtruar në mësime pas pushimeve verore", - thotë për suplementin, Elia, nxënëse e "Partizanit". Një bashkëmoshatar i saj shton detaje për harxhimet e party-ve... "Ka vajtur diku tek 50 mijë lekë të vjetra fatura ime dhe e të dashurës, e cila konsumoi vetëm 1 pije, ekstra nga ajo e biletës", - sqaron Gersi.
Baristi zbulon
pijet e preferuara
Një nga baristët më të njohur në kryeqytet i është përgjigjur pozitivisht ftesës së "Gjimnazistëve" për të zbuluar disa prej pijeve më të preferuara dhe harxhimet që bëjnë gjimnazistët. Kështu baristi tregon që në fillim të bisedës se njihen tanimë se cilat janë pijet më të preferuara, duke filluar nga: Mojito, sex on the beach, e Jagermeister, Vodka Redbull, etj. Sa i përket harxhimeve, ai shton se gjimnazistët janë një nga shtresat më dorëlëshuara...
Gazeta Shqiptare
 
Pe: Shkolla nis më bukur me “party”

Qemal Stafa s'paskan organizuar party?
apo kur kane qene ndonjehere
 
Titulli: Shkolla nis më bukur me “party”

Nje fjale e urte popullore thote: "Dita e mire shihet qe ne mengjes"
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top