Shkëlqejnë Bayerni, Reali dhe PSG, ngec Juve

cent

...Lontano
Bayerni i Mynihut shtrëngon fort kurorën e kampionit të europës me një fitore spektakolare 3-1 në fushën e Manchester Sitit me stilin alla Barcelona. Për bavarezët relizoi në pjesën e parë Riberi, ndërsa Myller dhe Roben mbyllën llogaritë në pjesën e dytë. Kampionët e Gjermanisë patën të tjera raste të pastra në portën e Hart, që shndërrua në tabelë qitjeje. Gjithsesi në të 80 Alvaro Negredo shkurtoi diferencën nga distanca, por goli i spanjollin nuk e vuri në dyshim fitoren e formacionit të Pep Guardiolës. Në takimin tjetër të CSKA e Moskës fitoi 3-2 ndaj Viktoria Plzen.

Juventusi bën një tjetër hap fals në ndeshjet në grupe, këtë radhë përballë Gallatasarajit, që barazoi 2-2 në Torino. Drogba kaloio në avantazh skuadrën e Roberto Mancinit në minutën e 36, ndërsa Artulo Vidal barazoi me 11-metërsh në të 78. Goli i Kualjarelës dha përshtypjen e një fitoreje me përmbysje të bardhezinjve, por festën në Juventus Stadium e prishi ulur 2 minuta nga përfundimi i kohës së rregullt. Për Realin e Madridit sfida në Santiago Bernabeu ndaj Kopenhagen i ngjau më shumë një ndeshjeje stërvitore. Kristiano Ronaldo realizoi dopietë në këtë sfidë ashtu si argjentinasi Di Maria të vuloste rezultatin në 4-0.

Manchester Junajtid shpërdoroi një mundësi të artë për të marrë tri pikë në fushën e vështirë të Shaktar Donjeck. Deri në minutën e 76 djajtë e kuq kryesuan falë golit të Uelbek në minutën e 18, por pikërish 14 minuta nga koha e rregullt Taison ia prishi festën të besuarve të David Mojes.

Bayer Leverkusen mori një fitore me shumë vlerë në Bay Arena ndaj Real Sociedad. Rolfs kaloi në avantazh aspirinat në fund të pjesës së parë, por Vela barazoi me 11-mterësh në minutën e 52. Një perlë e Hegeler në minutat shtesë I dha tri pikë shumë të rëndsishme Leverkuzenit.

Paris Saint Germen dhuroi spektakël përballë Benfikës, të cilën e mposhtën 3-0 me dy gola të Zllatan Ibrahimovis dhe finalizimin e Markinjos. Me të njëjtin rezultat 3-0 Olimpiakos befasoi Anderlehtin, ku të tre golat e këtij takimi u shënuan nga Mitroglu.
/S.Sport
 
Titulli: Shkëlqejnë Bayerni, Reali dhe PSG, ngec Juve

Juve ka luajt pa tre lojtare Kryesore qe i ka ne çdo ndeshje REFERET
 
Titulli: Shkëlqejnë Bayerni, Reali dhe PSG, ngec Juve

Si na djegu ai united
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top