Shkatrrimi i Apollonisë Ilire.

Lauri

Anunnak
SHKATERRIMI I ANTIKITETIT TE APOLLONISE ILIRE
FB_IMG_1610831709407.jpg
(- Koke femre nga Apolonia, Luver -)

Pas pushtimit turk, Arberia nisi te humbiste shkelqimin e antikitetit e te mesjetes se hershme! Per ndertimet e kazermave te ushtrise osmane perdorej cdo objekt me vlera historike e artistike te Kultures Tone..

Perseritej renimi si ne cdo shekull te kaluar, nga pushtues te Lindjes e Perendimit .. Pas shek. V - te e.r. teatrot dhe amfiteatrot u ndaluan me ligj. Teodosi i II - te ne vitin 435 urdheroi te shkaterroheshin te gjithe tempujt pagane. Ato u prishen dhe guret e tyre i perdoren si gurore per ndertime te tjera. Ky ka qene edhe fati i Odeonit dhe i Amfiteatrit te Apolonise, aq shume te shkaterruar.
Udhetare te shumte kane shkruar per keto monumente te murrosura: Fragmente interesante skulpturash mermeri te stileve dhe epokave te ndryshme mund edhe sot te shihen, duke kaluar neper muret e keshtjellave te lashta. Neper rruge, neper murret e shtepive dhe gjithkund mund te shohesh provat e begatise dhe shkalles se civilizimit artistik te Qyteteve.

Pouqueville "Voyage dans la Grece.." f.290-291, vol 1, Apolonia fq. 369-379, 449, vol 1.
Pukëvil shkruan: "E ndjeva veten te lumtur kur m'u afrua nje plak i nderuar, me pershendeti frengjisht dhe me nje menyre fisnike e te sjellshme saqe mbeta per nje çast pa u pergjigjur, ai me tregoi per udhetimet e tij ne Paris. Kishte frekuentuar kafenene "Prokop", ku kishte njohur Diderone, Dalamberin Frerin dhe letraret e tjere te shekullit te fundit. Ai recitonte permendsh vjershat e Rasinit...
Por grabitja, grabitja ishte kyçi i zberthimit te "pasionit te madh" per arkeologjine qe treguan disa konsuj te huaj.

Eshte po Pukëvil qe ne vitin 1819 i ka dorzuar Bibliotekes Kombetare te Parisit fjalorin origjinal dy gjuhesh greqisht-shqip te trimit suliot Marko Boçari. Ne fleten e pare te ketij fjalori lexohet ky shenim i Pukëvilit: "Ky fjalor eshte shkruar me doren e Marko Boçarit, ne Korfuz me 1809 .."

Uliam Martin Lik pershkruan ne Apoloni nje tog monumentesh skulpturore dhe mbishkrimesh qe mundi t'i shohe ne Manastirin e Pojanit, te shperndara andej-kendej neper mure...

Karl Paç, "Gjendja ekonomike" fq. 34: "Nje faltore ishte ne juglindje te Pojanit, afer kasolleve te mjerueme te katundit Kryegjate, ku pjesen me te madhe te tepricave te kesaj faltoreje e mori Ibrahim Pasha, i cili transportoi 70 qerre me gur, per te ndertuar pallatin e vet ne Berat.
Kurkund nuk shihej perkujdesje per mbrojtjen e tempujve te se kaluares. Ne shtepine e Vrionasve ne Fier ishin murosur statuja dhe shtylla te vjetra. ("Posta e Shqipnis", 11 shtatuer 1918, nr. 77: "Kah pazari shihet shtepia e Vrionasve.. e syri ndeshet gjithkund nder statue e shtylla, marre e pru aty prej rrënimeve te Apolonise se Vjeter").
Kishat qe nga Semani ne Vjose e tutje deri ne Vlore dhe Berat, neper muret e tyre mbanin fytyra prej mermeri te perendive pagane.

"Edhe pse me qindra e qindra perkujtimore te rendesishme te historise, te kultures u transportuan per ndertime kishash ndermjet Vjoses dhe Semanit e me tutje ne Berat dhe Vlore edhe pse shume skulptura u çuan jashte vendit... perseri toka e Pojanit eshte po aq e pasur me monumente, aq e pasur sa kurre nje vend tjeter ne krejt Europen (Karl Paç. "Gjendja ekonomike..", f. 35-36).

Statuja dhe fytyra te shumta u gjymtuan sepse sipas konceptit fetar islamik te pushtuesit turk ishte perdhosje te rifigurohej njeriu. Tempujt e vjeter te mbushur me afreske e mozaike u modifikuan ne objekte kulti te fese islame, duke shkaterruar vlerat e tyre historike dhe artistike.
Ibrahim Pasha terhoqi nga nje monument mortor ne forme tempulli, gure te skalitur dhe i perdori per ndertimin e sarajeve te veta. Teqja e helvetive ne Berat eshte ndertuar pikerisht nga ky material guresh, te tempullit te permendur.
Ne disa raste shkaterrimi ka qene teper barbar, sa nga nje tempull i Shtyllasit ngriur ne nje koder te bute ne Jug te Apolonise ka mbetur ne kembe vetem nje kolone. Tempulli ka patur keto permasa: 40 m gjatesi, 23 m gjeresi, rreth e perqark kishte 34 shtylla me 6.62 m lartesi dhe 1.36 m diametri, d.m.th. 1 m me te larta se ato te tempullit te Tezeut ne Athine dhe me diameter 0,36 m me te medha.

Hëzej dhe Domë zbriten ne Palase te Himares prej anijes "La Bische" po ne ate vend, ku kishte zbarkuar Çesari. Prej andej shkojne ne Orikum e Durres dhe me pas ne Apoloni, ku bejne nje eskursion teper fitimprures. Ne Apoloni habiten me germadhat qe shohin perreth. Apolonia ishte nje miniere e madhe e antikitetit, nje muzè i hapur ku thesaret ishin te lena pasdore pertokë. Ata mblodhen me te bukrat dhe më me vlere. Donin t'i transportonin per ne Vlore, por pikerisht aty ishte veshtiresia, sepse objektet ishin te renda dhe mjetet e komunikacionit ishin te pakta. Ranë ne marreveshje me autoritet turke, te siguruara me ane te ryshfeteve.

"Koha e pakte qe ne i kishim lene topografise historike na u mor sepse n'a u desh te studjonim mbishkrimet dhe fragmentet e shumta, qe krijonin nje muzè te vertete. Humbem kohe edhe me bisedimet per te transportuar ne Vlore objektet, qe n'a dukeshin te meritushme te dergoheshin ne France (Leon Heuzey, H. Daumet, "Mission Archeologique, .." f. 395: "Manastiri i Pojanit ka furnizuar Luvrin me nje statuje Vittoria, qe mban ne dore trofene, dhuruar nga A. Grase konsull i Frances ne Kofuz").

Hëzej dhe Domë shkuan me tej Apolonise dhe Dome ndjek nga afer planimetrine e ketij tempulli te madh. Prej ketej arriten te transportonin ne Vlore disa skulptura me shume vlere.
Hëzej tregon per per nje koke femre, qe i kishte bere pershtypje me pamjen e saj te vecante dhe per t'i dhene nje vend te nderuar ne Muzeun e madh te Luvrit.

Napoloni III kishte derguar ne truallin e Ilirise se Lashte me nje dekret te posaçem Hëzej dhe Domën.
Hëzej shprehet keshtu per kete koke te bukur mermeri:
"Di te them ..s'kam pare nje koke antike qe t'i afrohet aq shume embelsise dhe trishtimit.. qe artistet kane realizuar me vone ne figurat e madonave. Perkulja e kokes nga krahu qe e mbulon pjeserisht ia shton edhe me teper fuqine e shprehjes se veçante".
/Atdheu.
 
Sipas historise Ibrahim Pasha mori dhe shume skulptura te cilat i vuri dhe stolisen sajaret e tija ...ishte adhurues i antikes meqe ishte grek me origjine
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top