Shiko nderhyrjen barbare !

Titulli: Shiko nderhyrjen barbare !

mjarim ska cka te them
 
Titulli: Shiko nderhyrjen barbare !

Rrahët komandanti i UاK

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.


Dje prishtinasit dhe gjithë shqiptarët kudo që janë kishin ditë dhembje e zie, ndonëse flamujt nuk u lëshuan në gjysmë shtize, sepse qeveritarët nuk deshën për ta kuptuar peshën e humbjes së këtij mendimtari e veprimtari të madh të çështjes shqiptare, që afro shtatëdhjetë vite ia kushtoi kombit të vet, pra ishte histori më vete me të gjitha të mirat dhe të këqijat që kanë përjetuar shqiptarët.

979GtAttachmnt.aspx6.jpg

Dje bashkëveprimtarët dhe nxënësit politik varrosen atdhetarin e madh Ali Aliu (që ne herë e quanim Presheva e herë Plaku, për të mos u identifikuar me Ali Aliun, që kishte krijuar emër me ndihmën e organeve të UDB). Mirëpo, qeveritarët për dje kishin menduar krejt ndryshe të kalonte përcjellja e përmotme, në varrezat e Prishtinës, duke zënë pritë me njësitet speciale nën moton e arrestimit të Albin Kurtit, por synimi i tyre ishte që njerëzit si Ali Aliu- Preshevën të mos i përkujtojmë, të mos u bëjmë nderime, sepse këta i takojnë të kaluarës dhe e kaluara për shqiptarët nuk egiziston. Po, se kishte këtë qëllim pushteti dje, kjo u pa edhe kur morri shpërblim sprejin lotsjellës, që përdorët për pasivizimin e kriminelëve dhe të goditura Azem Syla, ish komandanti i UاK së lavdishme. Dje pash edhe frikën e deputetëve, të cilët e dinin se të dilnin në ballë të turmës edhe ata do të merrni të njëjtin shpërblim, prandaj vështronin situatën e krijuar të hutuar.
Kam pasur fatin, të mirë apo të keq nuk e di, në organizimin e varrimeve të dëshmorëve të kombit, por këtë rast dua të ilustrojë me dy varrime në Therandë, varrimi i Melit Kryeziut, të vrarë në demonstratë në vitin 1989, kur kolona bartte kufomën të mbuluar me flamur dhe marrëshoi përmes qytetit, ku në të dyja anët e rrugës në çdo pesë apo gjashtë metra kishte nga tre katër milicë të njësive speciale në gatishmëri për të ndërmarrë veprime, kaluam para stacionit të milicisë dhe e varrosi me nderime të cilat bëheshin në atë kohë. Gjatë gjithë kësaj kohe nuk kemi pasur as më të voglin provokim, edhe pse e dinin se brenda kolonës mortore ishin edhe organizatorët e demonstratave, por edhe pas varrimit i lanë të qetë qytetarët të shkonin nëpër shtëpi. Rasti i dytë, ku u varros Fadil Vata me nëntë Maj të viti 1990 . Edhe pse gjithë fshati ishte i rrethuar me autoblinda e njësi speciale të ardhur nga të gjitha anët e Jugosllavisë, të cilët në hyrje të fshatit mundoheshin për t’i ndalur qytetarët për të mos marrin pjesë në varrim, gjatë varrimit nuk ndodhi as më i vogli incident edhe pse në dalje të fshatit u munduan të bëjnë arrestime, për të gjetur organizatorët dhe ilegalët që kishin ardhur për të marrë pjesë në varrim, nga të gjitha trojet shqiptare dhe mërgata. Ajo kohë ishte kohë robërie, të cilën i gjithë kombi e përjetonte dhe luftonte për çlirim e bashkim kombëtar.
Sot?! Sot thuhet se kemi dy vjet pavarësi dhe sovraniteti! Në këtë pavarësi dhe sovranitet, policia speciale e Kosovës, jo e EULEX u mundua të përdhos varrimin e njërit ndër veprimtarët e rrallë të hapësirës kombëtare. Në këtë pavarësi u rrah Komandanti i UاK Azem Syla, që kombet tjera, shtetet tjera, do ta mbanin para duarsh dhe prezenca e Tij do të nderohej me qëndrim gatitu, nga ata të uniformës, e me një përshëndetje të respektuar qytetare. Në këtë pavarësi deputetet do të bëheshin parzmore e qytetarëve dhe uniforma do të qëndronte gatitu para tyre dhe do të respektonte mendimin e tyre dhe nuk do të vepronte. Kjo është pavarësia dhe sovraniteti i sotëm aq i proklamuar dhe i përfolur.
Urdhërdhënësit e djeshëm, ekzekutorët e urdhrit dje, ka qenë dashtë të përllogaritin shumë gjëra. Kurtin kanë mundur ta ndalin kur ka dal nga Teatri kombëtare, kanë mundur ta ndalin duke shkuar në varreza, kanë mundur ta ndalin kur të ishte larguar nga varrezat, ngase në mesin e popullit kishte edhe njerëz të inteligjencës të cilët kanë përcjellë situatën hap pas hapi dhe në bazë të informatave të marra kanë pasur mundësi për të bllokuar një lagje, kanë mundur edhe herëve tjera për ta arrestua, por çka shtyri që mu te varrezat dhe në varrimin e të madhi Ali Preshevës të ndërmerret një veprim i tillë?!
Ka përgjegjësi këtu!? Duhet dikush të japi llogari për përdhosjen e varrimit?! Me siguri që ka. Ka përgjegjësi i gjithë zinxhiri komandues që nga Ministri Bajram Rexhepi e gjer te udhëheqësi i ekspeditës, që nëse nuk ka marrë urdhër të zë pritë aty, pse e bëri? E ndien veten rehat Ministri për goditjet me kërbaç e sprej pasivizimi që i morri Komandanti i Tij i dikurshëm? E bren ndërgjegjja të rri përsëri në atë post, kur me urdhrin e Tij, u fyen me mijëra veprimtar të çështjes kombëtare, ish ushtar e oficer të të gjitha trojeve shqiptare? Ashtu siç kaloi nëpër furtuna e gjithë jeta e të pavdekshmit Bacës Ali, ashtu kaloi edhe varrimi i tij, që e bënë edhe më madhështor, se shumë gjenerata do të kujtojë paturpësinë, armiqësinë dhe amoralitetin e pushtetit që tregoi dje nda bashkëveprimtarëve dhe nxënësve të tij politik. Për këtë nuk ishte flamuri në gjysmë shtizë. Për këtë nuk ishte shpallur ditë zie kombëtare.
Dje kishin një adresë për të akuzuar robëruesit e kombit dhe kishim të drejtë. Ajo ishte Beogradi, duke nënkuptuar Podgoricën dhe Shkupin dhe bashkëpunëtorët e tyre shqipëfolës. Sot, në këtë shtet të “pavarur e sovran” ku do të adresojmë të zezat që i heq ky populli i përgjakur dhe i përkulur nga skamja e mjerimi? Populli përsëri do të flas! Po do të flasë me gjuhën që kishte folur me shekuj për sundimtarët, për bashkëpunëtorët, për të pa cipë, për amoralitet e për shitje të shpirtit djallit!
Një pushtet që nuk përkujdeset për luftëtarit e lirisë, një pushtet që nuk përkujdeset për familjet e dëshmorëve, një pushtet që nuk përkujdeset për invalidët e luftës, një pushtet që nuk përkujdesët për ish të burgosurit politikë, ai pushtet nuk është rezultat i vullnetit të popullit, por i çarqeve të caktuara nga jashtë, për të kryer misionin e paraparë. Ndoshta edhe rezultat i ardhjes së z. Rexhepi si Ministër i Punëve të Brendshëm ka këtë mision, për të përmbyllur çështjen e Mitrovicës të cilën e kishte nisur dikur, në të mirë të Serbisë, përndryshe nuk do të merrej një veprim i tillë dje te varrezat e Prishtinës.
Familja duhet të jetë krenar që e kishin jo vetëm si babë e vëlla, por edhe si një mësues të përmasave kombëtare dhe parashikimet e tij për të djeshmen dhe të sotmen u argumentuan dhe nëse pak ka ekzistuar dilema rreth konstatimeve të Tija për pavarësinë dhe sovranitetin e Republikës së Kosovës, veprimet e ditës së djeshme të varrezat e Prishtinës i ka hequr ato.
Lavdi punës dhe veprës së të madhit Bacës Ali, e turp i përmotshëm pushtetarëve që nuk ditën ta respektojnë për të gjallë e për të vdekur veprën dhe o personalitetin e Tij!
579azm_syla_lotsjllsi.jpg
Ish-Komandanti i UاK-së - Azem Syla

Afrim Morina Prishrinë, Albaniapress
27. 04. 2010
 
Titulli: Shiko nderhyrjen barbare !

Rrahët komandanti i UاK
Po, se kishte këtë qëllim pushteti dje, kjo u pa edhe kur morri shpërblim sprejin lotsjellës, që përdorët për pasivizimin e kriminelëve dhe të goditura Azem Syla, ish komandanti i UاK së lavdishme. Dje pash edhe frikën e deputetëve, të cilët e dinin se të dilnin në ballë të turmës edhe ata do të merrni të njëjtin shpërblim, prandaj vështronin situatën e krijuar të hutuar.

579azm_syla_lotsjllsi.jpg
Ish-Komandanti i UاK-së - Azem Syla

Afrim Morina Prishrinë, Albaniapress
27. 04. 2010

Dhuna ne menyren dhe masen qe u perdore dje, sidomos kur kihet parasysh se ajo u perdore ne ceremoni varrimi, eshte e patolerueshme. Megjthate une kam nje pyetje per z. Afrim Morina rreth shkrimit te cilit ka shume enigma. ku deshiron z. Morina te dali me kete shkrim duke potencuar Azem Sylen? Cfare dmth. z. Morina kur permend rrahjen Ish-Komandanti i UاK-së - Azem Syla? A dmth. ndonje shfajesim per te!!
Z. Morina, ju me duket se keni harruar se Ish-Komandanti i UاK-së - Azem Syla eshte njeherit edhe perfaqesues dhe pjesmarres ne qeveri, madje ai eshte nder te paret e partise qe udheheqe Qeverin e ketij vendi madje edhe vete Ministrine e Puneve te Brendshme qe realizoi dhunen. :ciaoo:
 

Attachments

  • 579azm_syla_lotsjllsi.jpg
    579azm_syla_lotsjllsi.jpg
    19.8 KB · Shikime: 0

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top