Shembja e Teatrit Kombetar"

jana80

Super Moderator
Themelues
Artistët nisin mbledhjen e firmave kundër shembjes së teatrit, ja kërkesa që i bëjnë ministres KumbaroApr 30, 2018

Twet

Artistë të shumtë, të shoqëruar nga qytetarë të ndryshëm kanë vijuar edhe sot protestën e tyre dhe kërkojnë që të mos shembet Teatri Kombëtar.

Artistë kanë bërë dhe publike nisëm ne tyre të fundit, ku do të nisnin mbledhjen e firmave kundër shembej së teatrit, por i kanë dërguar dhe një letër Ministres së Kulturës, Mirela Kumbaro.

Më poshtë kërkesa e tyre dhe letra e plotë

Pas 16 vjetesh, sot, ora 19, ne sheshin e Teatrit, rifillojme mbledhjen e firmave per shpalljen e TK dhe TKE “kompleks monument kulture”.

Tiranë, 30 prill 2018

Drejtuar: znj. Mirela Kumbaro
Ministre e Kulturës

Për dijeni: znj. Arta Dollani
Drejtore e IMK

Lënda: Propozim për shpallje monument kulture të kompleksit që përfshin Teatrin Kombëtar dhe Teatrin Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”

Baza ligjore: Neni 31 i Ligjit nr. 9048, datë 07.04.2003 “Për Trashëgiminë Kulturore” (I ndryshuar)

E nderuar znj. Ministre!
Ne, artistët dhe shikuesit, në cilësinë e përdoruesit të objektit të Teatrit Kombëtar dhe Teatrit Kombëtar Eksperimental, me nismën e Sindikatës së Artistëve të Skenës dhe Ekranit (SASE) dhe Lëvizjes “Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit” ju drejtohemi me këtë propozim për shpalljen e këtij kompleksi “Monument Kulture” i Kategorisë II, nisur nga sa vijon:
Kompleksi, i porositur nga Qeveria Shqiptare, filloi të ndërtohet në vitin 1938, sipas projektit të arkitektit italian Giulio Berte’. Ai u konceptua si kompleks rekreativ, në përbërje të të cilit ishte Kino-Teatri “Savoia” (me 800 vende), nën emrin Rrethi Italo-Shqiptar “Skënderbeg”. Megjithëse u ndërtua në periudhën e racionalizmit, gjë që reflektohet në të gjitha interieret origjinale, kompleksi ishte një vepër “monumentale, madje tepër monumentale” sipas gazetarit të shquar italian Indro Montanelli (Albania uno e mille, Torino, 1939), me një arkitekturë të stilit post-futurist, “diçka midis (pikturave të) De Chirico dhe (projekteve të) Sant’Elia”, sipas studiuesve të sotëm italianë (Arkitektura moderne italiane për qytetet e Shqipërisë, Tiranë 2012). Edhe sot e kësaj dite, ky kompleks është i vetmi ndërtim me elementë të arkitekturës futuriste në Shqipëri!
Ndërtimi u bazua mbi një skelet hekurbetoni, ndërsa muret u realizuan me dy shtresa panelesh të parafabrikuara, të quajtura “populit” ose “patercemento”, me përbërje fibrash druri plepi dhe çimentoje. Kjo ishte një teknikë eksperimentale për kohën, që sot ka gjetur përdorim të gjerë në ndërtime të tilla, për shkak se këto panele kanë aftësi të shkëlqyera izolimi termik dhe akustik dhe janë të padjegshme. Shembulli më i fundit është Kino-Teatri David në Verona (Cinema Teatro David |), i ndërtuar me të njëjtën teknikë, në vitin 2017. Edhe në këtë pikëpamje, kompleksi është unikal, pasi është e para ndërtesë e ndërtuar me panele të parafabrikuara në Shqipëri.
Gjatë viteve të pushtimit italian, në Kino-Teatrin “Savoia”, përveç filmave u shfaqën pjesë teatrore dhe, për herë të parë në Shqipëri, opera e koncerte të muzikës klasike, por edhe koncerte të muzikës folklorike shqiptare. Pas pushtimit gjerman, Kino-Teatri u riemërtua “Kosova”.
Më 1 mars deri më 13 prill 1945, këtu u zhvillua i pari gjyq special i diktaturës komuniste, që dënoi me vdekje 17 qytetarë shqiptarë, me burgim të përjetshëm 8 të tjerë dhe me burgime të ndryshme 35 të tjerë. Kjo ngjarje me rëndësi të jashtëzakonshme për kujtesën historike të kombit shqiptar është arsyeja e tretë pse ky objekt duhet të shpallet monument kulture.
Pas gjyqit, aty u vendos Grupi Central Theatral, bërthama e atij që më vonë do të bëhej Teatri Popullor (1947-1989), sot Teatri Kombëtar (1989 e në vazhdim). Më 30 maj 1945, Grupi Central Theatral dha premierën e parë, “Topazi”, e cila shënoi lindjen e të parit teatër profesionist në Shqipëri. Prej 73 vjetësh, kompleksi është selia e Teatrit Kombëtar të Shqipërisë, institucioni artistik më i rëndësishëm i vendit, që ka pasur gjatë këtyre viteve më shumë shikues se sa popullsia aktuale e vendit dhe që ka nxjerrë një plejadë të shkëlqyer regjisorësh, autorësh, skenografësh e aktorësh, të cilët i dhanë tonin edhe kinematografisë shqiptare, e cila nisi prodhimin e saj artistik në vitin 1953, me filmin “Skënderbeu”. Nëse, me të drejtë, kemi shpallur monument kulture një banesë, ku ka jetuar për rreth një vit e gjysmë familja e Nënë Terezës, a nuk e meriton të shpallet monument kulture “shtëpia” ku kanë kaluar gjithë jetën e tyre Mihal Luarasi, Kujtim Spahivogli, Pirro Mani, Pandi Stillu, Sokrat Mio, Rrok Dabërdaku, Hysen Devolli, Agim Zajmi, Shaban Hysa, Fadil Paçrami, Ruzhdi Pulaha, Besim Levonja, Xhemal Broja, Mihal Popi, Loro Kovaçi, Sandër Prosi, Kadri Roshi, Sulejman Pitarka, Agim Qirjaqi, Robert Ndrenika, Marie Logoreci, Violeta Manushi, Drita Pelingu, Margarita Xhepa, Behije اela, Ilia Shyti, Prokop Mima, Ndrekë Luca, Mimika Luca, Fatos Haxhiraj, Pavlina Mani, Antoneta Papapavli, Liza Vorfi, Yllka Mujo e Ndriçim Xhepa, me një fjalë pjesa më e madhe e konstelacionit të teatrit dhe kinematografisë shqiptare?
Përveç Teatrit Kombëtar, këtu kanë lindur të gjitha institucionet kombëtar të artit skenik dhe edukimit artistik: Baleti i Vogël (1947) dhe Filarmonia e Shtetit (1952) sot Teatri i Operas dhe Baletit, Cirku Kombëtar (1952, i vetmi cirk në Ballkan), Estrada e Shtetit (1952) sot Teatri i Metropolit, Shkolla e Lartë e Aktorëve “Aleksandër Moisiu” (1959), sot Universiteti i Arteve dhe Teatri Kombëtar i Komedisë (2011) sot Teatri Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”. Vështirë se mund të gjendet në botë një ndërtesë ku kanë lindur gjashtë institucione artistike!
Në vitin 2002, ka pasur një peticion të artistëve, për shpalljen e Teatrit Kombëtar monument kulture, të mbështetur nga peticione të studentëve të UB Kamëz dhe Fakultetit të Shkencave Sociale të UT, si edhe një tjetër nga 65 deputetë të Kuvendit të Shqipërisë. Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve atëherë deklaroi se akti i shpalljes monument kulture nuk ishte i nevojshëm, pasi objekti mbrohej nga VKM nr. 180, datë 13.4.2000 “Për shpalljen Ansambël Monument Kulture të Aksit Kryesor dhe Qendrës Historike të Qytetit të Tiranës”.
Për sa më lart, ne propozojmë shpalljen e kompleksit, që përfshin Teatrin Kombëtar dhe Teatrin Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” Monument Kulture i Kategorisë II dhe zonës së mbrojtur 50 (pesëdhjetë) metra nga perimetri i tij.
Vijon lista e personave propozues:

Letra e parë nga ndërkombëtarët për Ramën e Veliajn: Mos e prekni Teatrin Kombëtar

Teatri/ Letra nga ndërkombëtarët për Ramën e Veliajn, Vasili: A dëgjon kryeministri vandal?

Do të shembet apo jo Teatri Kombëtar, aktorët në lokale duke diskutuar se si të gjejnë një zgjidhje

Anëtari i Këshillit Bashkiak: Ja pse është i paligjshëm tjetërsimi i truallit të Teatrit Kombëtar

Artistët i kërkojnë ndihmë ndërkombëtarëve: Ushtroni trysni mbi qeverinë, të mos shembet Teatri

Erjona Kakeli: Do protestoj derisa të informohem ç’do ndodhë me teatrin; të mos preket territori

“Shembja e Teatrit Kombëtar”, Veliaj: Tirana do ketë një superteatër të ri, nëse dikush...

panorama
 
Nuk e kuptoj se perse duan ta shembin.
Nuk eshte e drejte ,ta rinkonstruktojne ai perfaqson jeten kulturore te kaq viteve.
Si eshte e mundur ta "vrasin" nje objekt te tille.
 
Po e shembin sepse dalengadale ai po shembet vet nga lenia pas dore e asaj ndertese. Une 2 gjera do propozoja:. ose te nderhynin te struktura e vjeter per perforcime, ose shembje dhe rikonstruksion sic ka qene. Nese hapesirat jane te pakta mund ti shtohen godines pa prek te vjetren. Nkrejt boten behen kto lloj nderhyrjesh, vetem te ne duhet me prish cdo gjurme. e ku? ne Tirane qe trashegimia historike eshte varrosur e eshte bere per RIP.
Por, sigurisht askush s'me pyet mua. Lol
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top