Sali Berisha, “kollovar” te parti-kuçka e Ilir Metës, provuan se janë bashkë kundër SHBA

Dy ortakët që kanë pështyrë e arrestuar njeri-tjetrin, i ka lidhur fortë halli dhe fundi i njëjtë, prandaj janë bashkuar në një front të zi anti-SHBA qysh para 4 vitesh kur nisi reforma amerikane në Drejtësi, me synim riciklimin në politikë e pushtet, si dy familje mafioze me të njëjtat interesa e krime gjatë 30 viteve tranzicion
Partia e Ilir Metës, ishte e vetmja derë që iu hap personit “non grata” Sali Berisha, për të vazhduar aventurën donkishoteske kundër SHBA, duke i dhënë mundësinë për të garuar më 6 mars, me 6 kandidatë që do thonë “Rroftë Saliu” me flamur të LSI nën drejtimin e Monikës dhe Petrit Vasilit.

Moralisht, është e turpshme që ish-kryetari i partisë simbol i pluralizmit anti-komunist, ish-presidenti e kryeministri që krekosej si “koka e politikës”, u bë “oturak” i një partiçke të degraduar si LSI, duke u përunjur e lëpirë si “kulish” para çiftit Meta-Kryemadhi.

Mirëpo jo vetëm ngjashmëria në bëma, por së pari halli prej vendimit “non grata”, dhe frika prej prangave e sekuestrimit të pasurive të zeza, ia ka nxirë fytyrën Sali Berishës deri në atë derexhe, sa bëri aleancë kandidatësh me “kuçkën” LSI.

Madje, nuk është çudi, që nëse Sali Berisha e shikon si shpëtim prej drejtësisë, mund të punojë dhe roje te partia e Shpëtim Idrizit, sepse halli është më me vlerë se morali, për njerëz të tillë si Saliu, që hiqet “burrë zakoni”.

Prandaj Sali Berishës i është bërë leckë burrëria e morali, sa u bë “ushtar” i Ilir Metës, ish-kryeministrit që më 29 nëntor 2000 e nxori zvarrë me policë nga makina para selisë së PD, dhe e futi në birucat e Policisë së Tiranës prej nga e nxori vetëm Fatos Nano.

Po me kaq moral është dhe Ilir Meta, i cili u bë strehë anti-SHBA e Sali Berishës, megjithëse ky, më 28 gusht 1992 e prangosi me banditët e SHIK-ut, e futi në birucat e Policisë Berat, dhe e liroi pas 3 ditësh dajak të zhveshur lakuriq.

Tashmë, me kandidatë të Foltores, që do stampohen në KQZ me logon e LSI, “udhëheqësi trim” Sali Berisha, është futur “kollovar” te Ilir Meta; që për koincidencë familjare, si Viçidolasi dhe Çepanaku, janë futur kollovarë te shtëpitë e grave Liri e Monika, duke braktisur dhe mohuar prindërit e tyre.

Prandaj nuk është çudi, pse në këtë moment përballje me drejtësinë, dy ortakët që kanë pështyrë e arrestuar njeri-tjetrin, i ka lidhur fort halli dhe fundi i njëjtë; të bashkuar në një front kundër SHBA, qysh para 4 vitesh kur nisi reforma amerikane në Drejtësi.

Në këtë moment krize të rëndë penale e psikologjike, Sali Berishës i nevojitet të përfaqësohet në zgjedhje qoftë dhe me logon e LSI, si e vetmja mundësi për të mos shuar lëvizjen foltore, me ëndrrën se do uzurpojë PD-në, do bëhet kryeministër dhe do imponojë SHBA, për ta patur partner e për t’i hequr damkën “non grata”.

Ndërsa Ilir Metës, në këtë moment shkarkimi, kur i ka dalë boja LSI-së, braktisje nga ndërkombëtarët dhe në prag të vendimit “familje non grata”, i intereson të ketë kandidatë të Foltores, me synimin për të marrë vota të PD-së, me ëndrrën se do fitojë ndonjë bashki dhe ta bëjë të vetën, duke i kthyer shpinën plakut Sali.

Por realitet deri tani, është vetëm shkrirja e dyshes Berisha -Meta në LSI, me synim riciklimin në politikë e pushtet, si dy familje mafioze ortake në interesa e krime, që i kanë llogaritë penale me drejtësinë Amerikane./Pamfleti
 
Tani kta te dy mendojen te rrezojen Edin nga kali lool ...Paska qen kuck me e madhe kjo politik nga ca kam menduar
 
Opo i lumte, i lumte me te vertete, kur ka perballe te ashtuquajturen opozite e mbi te gjitha nje popull qe fle gjume kur nafta ka shkuar 200 leke litri.
Ne Gjermani eshte 140 leke🤦‍♂️
Kjo pra esht ajo pjesa kur une them qe jemi pupull ''injorant" se askush nuk ngrihet te protestoj per kto rritjet katastrofike te cemimeve , pot presim te ngrihemi ne protesta mer urdher te liderave politik..
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top