Sa herë të hyni këtu, shkruani një fjalë për nënën, ose vendosni nje zemër❤️

Rania

Antarë i Respektuar
Ndoshta nuk muj’ me ta kuptu merakun që ke sa herë që bie t’flejsh e nuk mundesh mem puth sepse nuk m’ke afër, edhe pse jam aq e sigurt që ti m’puth çdo natë me zemër. Ndoshta s’kam mujt me ta prek shpirtin e me pa si t’digjet sa herë që mbi krye m’ke qëndru kur jam sëmurë por e di që ke vlue përmrena. Unë nuk e di sa e lodhshme ásht për ty mem bërtit sa herë që i dorëzohena gabimeve t’jetës por di që çikën tande s’kishe dásht me ta prek as puplat e lene ma e keqja e njerëzve. Unë nuk t’i di t’dhimtat e lindjes kur m’ke pru në jetë por di që i kishe përjetu çdo ditë, çdo sekondë veç me pa evladin tánd dhe zemrën n’gjoksin tànd si i rreh. Ndoshta unë kurrë s’kam me u ba as sa gjysma jote, por di që gjysma jeme asht plot 24 vjet prej áshtit tánd. E unë kisha mujt me ken bija e çdo femne tjetër, por jam e jotja me plot bekime, e nje grueje trime, me zemër t’madhe që e thrras nanë. Ndoshta njëmij vjet me i pas n’kyt dyrnja unë kurrë s’kam me ta shlye borxhin, edhe pse ti kur e ndin këto fjalë ngulfatesh sesi unë nuk e kuptoj që për ty jam një dhuratë e Zotit.
Unë di veç me ngreh zanin e me qajt, at’herë kur jeta m’rrzon e ma jep shuplakë tuj harrue që edhe ti i ke , por që i sheshon se t’mijat të vrasin ma shumë se tuajat dhe gjithmonë aty je. Sa herë bota ka hedh hi mbi evladin “vajzë” ti ke ditë mem mbyll veshët mos me i ndëgjue e m’ke thanë se ty t’kam hapë dyer n’parajsë. Ke ditë me sheshu fjalt e hallkut përreth se pse kam lind çikë e para për ty nuk asht ken turp por gëzimi ma i madh në jetë. Nuk kam pse me ta dediku dashninë veç një herë si çikë se ti e ke hak me u gzue çdo t’lume ditë. E unë veç me falendëru që e mbaj gjakun tand, gjak që më jep jetë sa t’jetë jeta.

(e lexuar)
 
Najher na ban me u ndi fajtorë fakti që nuk rahatohena me dashninë e marrun dhe t’dhanun. Ky këmbim ndjenjash që duhet me u kân reciprok t’shpie në skaje të egoizmit thue ti se veç tuj dasht na i lëndojmë ata.
A n'fakt, lëndimi merr jetë në pritshmëritë tona, n’kafazet ku kena fut mnyrën sesi duhet me na dâsht njerëzit.Tuj harru se pesë gishtat e dorës s’janë njëlloj e lene ma dâshnia e robit.

Por nëna eshtë universi dhe femijët planetet e saj❤️
Lovju mom?
 
Jeta me ka bere qe mos ta shoh nenen per nje kohe te gjate. Sot jam bere burre por mungesen e ndjej. E kam gjithmone merak qe ajo te jete mire.
 
Dera e femijes per ne parajse(ne varesi te sjelljes tij ndaj saj)
 
Tri grate me te bukura ne bote
Nena ime,hija e saj
dhe reflektimi i pamjes se saj ne pasqyre☀️
 
Pertej cdo gjeje

Sot te jap dhe zemren time qe te jesh me e fort dhe mos te lesh qe kto veshtirsi te te vrasin akoma me thell ❤

Ti me therret urelidhese... gje qe un urrej dhe ti e din mire... por tani qe po rikthehem humane, shoh se sa deme ka ber mungesa ime... dhe prap si prap them:"po sikur mos te kisha egzistuar? Ndoshta gjerat do te ishin zgjidhur vet." ?
 
❤️ mema ime me fal qe nuk vi dot ne ate mermer te ftohte por me pelqen te mbaj ne shpirtin tim ashtu te ngrohte dhe te embel si ishe ❤️
Me gjith ate dashuri qe ti i ke dhuruar, menyren se si i ke ndejtur prane... ajo do te jet me ty gjithmon ❤ te perqafoj fort fort
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top