Rritja e çmimeve, protestojnë studentët e Shkodrës, qytetarët e Vlorës bllokojnë rrugën

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Rritja e çmimeve, protestojnë studentët e Shkodrës, qytetarët e Vlorës bllokojnë rrugën
1646942758324.png
Rritja e çmimeve, veçanërisht e naftës ka sjellë reagimin e shumë qytetarëve të cilët një ditë më parë nisën me një protestë para kryeministrisë, ku paralajmëruan se protestat do të vijojnë dhe gjatë ditëve në vijim. Paraditen e kësaj të enjtje në pamundësi për të ardhur pasdite në Tiranë, në Shkodër dhe në Vlorë qytetarët kanë protestuar kundër rritjes së çmimit të naftës. Studentët e Universitetit të Shkodrës janë bërë bashkë në këtë protestë, ku kërkojnë të gjithë të rinjve që të bashkohen larg politikës, për të mbrojtur xhepat e tyre dhe të familjarëve.

“Ditën e djeshme është zhvilluar një protestë për rritjen e çmimeve, sot jemi mbledhur sëbashku me bashkëmoshatarët kundër rritjes së çmimit të naftës. Nëse nga Vau i Dejës biletën e ka pas 2 mijë lekë të vjetra, tashmë duhet që të paguajë 3 mijë lekë të vjetra. Këto çmime bien në xhepat e gjithsecilit prej nesh dhe të familjeve tona, por në pamundësi për të ardhur në Tiranë dhe për të protestuar sot jemi mbledhur bashkë për të dhënë një mesazh për të gjithë studentëve, se ne nuk vijmë në shkollë për të blerë buk dhe cigare por për ty arsimuar”, ka thënë një nga studentët. Gjithashtu protesta janë zhvilluar edhe në Vlorë ku qytetarët janë shprehur kundër rritjes së çmimeve ku theksojnë se e kanë të pamundur të përballojnë një kosto të tillë. Qytetarët për disa minuta kanë bllokuar qarkullimin në aksin Vlorë-Skelë.




Gazeta "Shekulli"
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top