Ronaldo merr per dore Real,Siti ben histori....

Guest2

Antarë i Respektuar
Reali i Madridit kalon në gjysmëfinalen e Ligës së Kampioneve pas një paraqitjeje spektakolare të Kristiano Ronaldos. Ylli portugez shënoi la gjurmën e tij në përballjen me Volsburgun, duke shënuar një tripletë në triumfin 3-0.

Madrilenët kualifikohen për më tej me rezultatin e përgjithshëm 3-2, pasi kishin humbur sfidën e parë në Gjermani me shifrat 2-0. Portugezi i nisi në mënyrën më të mirë takimin duke shënuar dy herë në harkun e një minute, 16-të dhe 17-të. “CR7” elektrizoi “Santiago Bernabeun” në minutën e 77-të kur shënoi golin që preu biletën e madrilenëve për në gjysmëfinale.

Pas kësaj triplete Ronaldo numëron 16 gola në 10 ndeshje, si dhe barazon rekordin e Mesit sa i takon tregolshave, me nga 5 secili. Luzitani është vetëm një gol larg rekordit të tij të vendosur gjatë sezonit 2013-2014, kur shënonte në Champions plot 17 gola.


Një vend në gjysmëfinale siguroi edhe Mançester Siti që mposhti me shifrat minimale 1-0 Paris Sënt Zhermenin.

Heroi i “Qytetarëve” ishte Kevin De Bryn që gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 76-të të ndeshjes. Përballja e parë mes dy ekipeve kishte përfunduar në shifrat 2-2.

Vlen për t’u theksuar fakti që kjo është hera e parë që ekipi anglez arrin gjysmëfinalen e Ligës së Kampioneve në historinë e tij.
Shekulli online.
 
Titulli: Ronaldo merr per dore Real,Siti ben histori....

I urojme suksese Te metejshme Realit :p
Te shpesojme qe dhe Bayern Te eleminohet :D
 
Titulli: Ronaldo merr per dore Real,Siti ben histori....

Pse se mori para 1 jave lol

p.s Mori ne dore realim me wolsburg qe eshte ne vend te 8 ne kampionat lol
 
Titulli: Ronaldo merr per dore Real,Siti ben histori....

Kshu thone gazetat Master :p Ky e merr per her shif statistics .
31 gola ne La Liga + 16 ne Champions .
Eshte top I arte cr7 ket vit qe vjen :D
 
Titulli: Ronaldo merr per dore Real,Siti ben histori....

Ronaldo mbreme tregoi se momentalisht eshte ai nr 1 i futboollit botror .
Respekt per te , simbol i arritjes me pune !
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Ronaldo merr per dore Real,Siti ben histori....

Sa e urrej ket Lojtar.
Mduket mendjemadh e arrogant
 
Titulli: Ronaldo merr per dore Real,Siti ben histori....

Realin e kam "armik"..me ka mundur milan shume here :(
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top