Roma – Juventus, sonte sfida më e rëndësishme e Serisë A

Ahmet Dursun
“Shoh fytyra të martirizuara ” – tha Papa Francesku, tek sa 40 foto Qëndronin pezull ne Bulevardin e Deshmorëve të Kombit. Ky kumt kaq qartë dhe kaq vërtetësisht dëshmon se ç’pamje të trishtë ka lënë dhe lë padrejtësia në këtë vend. Përse ky ters vazhdon të na perndjekë e te qëndroje ende pezull mbi jetet tona, ashtu si portretet mbi Bulevard!

Drejtësia është Kryefjala!

Le të mos flasim të paktën një herë për Politikën, atë të madhen, e me zë të gdhendur le të depërtojmë aty ku ka zënë vend e keqja, aty ku çdo ditë shumëkush prej nesh çdinjitohet, aty ku gjithëkush prej nesh nëm shtetin, mallkon veten që ka lindur në këtë vend dhe largohet pa e “kryqëzuar” pikërisht atë; tersin e vërtetë të ketij sistemi drejtësie, përgjegjesin e drejtpërdrejt të mllefeve, hasmërive, vetëgjyqësive që s’po ndahen këtij vendi.

Le të leme mënjanë Prokurorinë, Policinë e Noterinë, të cilat shpesh lëmshosen e damkosen sa herë që një gjykim a vendim “del” sa absurd aq dhe i padrejtë!

Le te merremi pra veç se me gjykatësit, me ata që i janë përvjedhur kaherë gjykimit tonë.

1400 vite më parë, profeti Muhamet, do të parashikonte tmerrin që po ndodh sot. Parashikimi rrëqethës i Profetit deri në hollësi të mahnit. E mahnitja kthehet në bindje dhe bindja në krahasim: Fytyrat tona kanë të njëjtën çmeritje, si popujt që ikin në arrati prej kobeve të ISIS-it.

Jetët tona merren peng nga “Gjyqsia” ndërsa ISIS-i thjesht ekzekuton!

Besimi ynë te Shteti minohet në çdo seancë gjyqësore të pa drejtë, “shteti i ISIS-it” ka vetëm një seancë.

Po aq mospërfillës, po aq tinzarë e grykës ndaj shtetit demokratik që rrekemi prej vitesh të ndërtojme na shfaqet kasta e gjyqtarëve “të marre si më poshtë në gjykim”.

Profeti Muhamet: -“Do të vij një ditë dhe (Ata,) do të shfaqen me flamuj të zinj.”

Erdhi një ditë dhe (Këta,) u shfaqën me xhybe të zeza.

Profeti Muhamet:-“(Ata) do të shpërndahen me ligësinë dhe injorancën e tyre nga periferia e Damaskut në të gjithë gadishullin.”

Ne fillim askush nuk do t’u japë rëndësi. (Ata) do të nënvlerësohen!…”

Dhe erdhi një ditë dhe ‘Këta tanët’, falë një kursi 6 mujor u shpërndanë nga Plepat e Durrsit në të gjithë Shqipërinë. Ne fillim askush nuk u dha rëndësi. “Zgjidhje e përkohshme” – thanë- “sa për të zëvendësuar gjyqtarët e Enverit”.

Por grami mori dhenë! Rishmëtarët që pasuan nuk i shpëtuan dot molepsjes!…

Profeti:- “Zemra e tyre do të jetë si një copë hekuri, (Ata), nuk do të kenë dhëmbshuri ndaj askujt. Nuk dijnë se ç’është njerzillëku, nuk njohin besë.”

Se njëjtës pyetje se kush e polli pula vezën, apo veza pulën? ISIS-i do t’i përgjigjej: – ‘ne me pulën kemi pune. Ja presim kokën dhe kaq’.

Ndërsa gjyqtarët tanë “si në majë të thekrit”serbes do të thoshin: – Ne, me vezën s’kemi punë, sa për pulën, me qejf e rrjepim për së gjalli, ja heqim puplat një e nga një deri sa të na lutet t’i presim kokën!

Profeti Muhamet:-“(Ata,) do t’ju flasin në emër të fesë, të drejtësisë, do të fusin sherrin mes njerëzve. Nuk do të kuptohet më se ç’bëhet e nuk do të dihet me se kush e ka fajin! Askush të mos luaj vendit, mos u bini pas!

(Këta), për të njëjtën çështje kanë vendime të ndryshme teksa ligji është një. Gjyqe që zvarriten pa kurrfarë arsye derisa “vdekja vendos drejtesine” dhe brezat ndërrojnë jete në dyert e gjykatave. (Këta), nuk duan tja dijnë se ku bie padrejtesia e tyre, deri ku shkon shkatërrimi, sa familje ç’behen…

Për ta, fajin e ka ministri, sistemi, komunizmi, shtypi, gazetari, trashëgimtari, ish pronari, i përndjekuri. Me një fjalë, amulli nga të katër anët.

E kësisoj, shumëkush luan vendit. Mërgon “i dëbuar” nga vendimet e tyre absurde.

Profeti Muhamet:- “(Ata,) vrasjen mes vëllezërve do ta quajnë hallall.

Grabitjen e pasurisë dhe pronës do të quhet hallall.

اnderimin e grave dhe të vajzave, do ta quajnë hallall.”

Haram!

Haram!

Haram!

Profeti Muhamet:- “(Ata), do të jenë të shurdhër, nuk do të dëgjojnë asnjë zë veç mendjes së tyre.”

(Këta), prej 23 vjetësh, nuk i venë veshin as qytetarëve, as rekomandimeve te BE-së, dhe as udhëzimeve te SHBA-së.

Profeti Muhamet:- “(Ata,) do të jenë të verbër.

(Këta,) shikojnë për bukuri! Por veçse duart. Nëse nuk ‘fërkon’ gishtin e madh me gishtin tregues, çdo fakt i dukshëm zhduket mes rreshtave, vrasësi shndërrohet në viktimë, hajduti shpallet hero, qelbësira kthehet në qelibar.

Profeti Muhamet:-“(Ata), do të shpallin shtetin e tyre.”

‘Këta’ shtetin e shqiptarëve e kanë pronësuar!

Profeti Muhamet: – “Do të përdorin emra të rremë, kode, llagapë”…

Shkelmuesi, Kaçurrelja, Kuqi, Qefliu, Qerosi, Alem Bylyri,…

‘Të gjithe Këta e të tjerë syresh’ janë si ne një sahan të kthyer mbrapsht që i ka ardhur tashmë koha të kthehet për së mbari!

Profeti Muhamet:- “(Ata,) janë si një enë e kthyer mbrapsht, që nuk i dihet çdo të dalë kur të hapet.

Mos kini frikë, (Ata) janë qentë e ferrit dhe fundi i tyre do të jetë kështu: …”

- profetesoi Profeti.

Në shkrimin e ardhshëm, ju ftoj të ndiqni, se si profeti Muhamet, ka parashikuar fundin e qenve të ferrit. Si, dhe çfarë mund të bëjmë, për t’u përballur me të gjitha format banale të shfaqjes së tyre.

Kësisoj, kur të vij Papa herë tjetër, do ta kemi liruar qiellin!
gazeta dita
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top