Risi dhe konfirmimi, mësohen emrat e trajnerëve të ekipeve Kombëtare të moshave

Xhelozi

Staf në FV.AL
S/M
fshf-1-1100x620.jpg

Federata Shqiptare e Futbollit ka vendosur për emrat e trajnerëve të ekipeve Kombëtare të moshave. Zyra e Shtypit në FSHF bën me dije se Alban Bushi konfirmohet në këtë post dhe do të jetë sërish trajner i ekipit Kombëtar U-21. Ndërsa, ekipin Kombëtar U-20 do ta drejtojë tashmë trajneri i ri Ilias Haxhiraj.

Trajneri i ri i ekipit Kombëtar U-19 është Armando Cungu, kurse ekipin e moshës U-18 do ta drejtojë Ardi Behari.

Risia tjetër është emërimi i Ervin Bulkut si trajner i Kombëtares U-17. Ish-futbollisti i njohur ka qenë së fundmi edhe pjesë e stafit teknik të Kombëtares A dhe një nga ndihmësit e Edy Rejas. Gjithashtu, risi ka edhe për stolin e ekipit të moshës U-16 që do të ketë si trajner Agron Kërçovën.

Një tjetër konfirmim është ai i Armand Damës, i cili do të vazhdojë jetë trajner i Kombëtares U-15.

Trajnerët e ekipeve Kombëtare ishin në skadencë kontrate dhe pas një procesi konsultimi Federata Shqiptare e Futbollit mori vendimin përfundimtar, duke konfirmuar dy prej tyre dhe duke emëruar trajnerë të rinj në 5 ekipet e tjera.

A2news.com
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top