Rikthimi i madh, CR7 dhe Real Madrid kanë nisur kontaktet

Xhelozi

Staf në FV.AL
S/M
CR7.jpg
Bëhet gjithmonë e më shumë reale mundësia për të parë sërish Cristiano Ronaldon me fanelën e Real Madrid.

Sipas gazetës spanjolle “AS”, ka disa muaj që ylli portugez dhe Real Madrid kanë nisur kontaktet, për të parë nëse është i mundur kthimi i tij në kryeqytetin spanjoll, aty ku ka fituar 4 Champions League si protagonist dhe 4 herë Topin e Artë, duke shënuar 450 gola në 439 ndeshje.

Nga Spanja garantojnë se sulmuesi i Juventusit kërkon me ngulm të kthehet te Reali, nga ku u largua në vitin 2018, pasi bardhezinjtë paguan për të 100 milionë euro.

Pavarësisht se u ble për të arritur suksesin në Champions, Juventusi ka regjistruar vetëm dështime në Evropë, i fundit javën e kaluar, kur u eliminua nga Porto që në 1/8 e finaleve.

A2news.com
 
E tani pretendojne se do ndodhe mrekullia? Ah, le te mbeten kujtimet e se shkuares peng per te ardhmen.
 
Inshallah edhe pse kem nevoje edhe per 1 tjeter ma nforme
 
Po erdhi ai veq Te Manchester United kerkun tjeter
 
Veshtire te pershtatet dikush tek reali qe n fillim sepse reali kerkon rezultat te menjehershem gje qe ben qe lojtari te jet nen presion te vazhdueshem

Vet La liga te krijon stres, sepse ndryshe luhet futbolli.

@JordanBelfort11 po shpresojme, sepse sapo eshte fute ne gare per Haaland edhe Barca, per ta bere Messin tvendose edhe per 1 sezone ne Barca.
 
Me stres se te krijon Seria A ste krijo askush tjeter

Kuptoj, dhe pajtohem por jo publiku. Ne Real, nje dite nese sje i mire, fishkellehesh, gje qe ishte edhe njera nder arsyet pse Cr7 u largua, nga arsyet e shumta.
 
Kuptoj, dhe pajtohem por jo publiku. Ne Real, nje dite nese sje i mire, fishkellehesh, gje qe ishte edhe njera nder arsyet pse Cr7 u largua, nga arsyet e shumta.
Pse nuk e fishkellyn kur u jepte spektakël ?

Apo duhen me patjeter te shpertheje lojtari ne cdo ndeshje ....

Me mir te shkoje tek manchesteri sesa te reali
 
Pse nuk e fishkellyn kur u jepte spektakël ?

Apo duhen me patjeter te shpertheje lojtari ne cdo ndeshje ....

Me mir te shkoje tek manchesteri sesa te reali

Ky eshte reali, gje qe sme ka pelqyer kjo gje kurre. Ta shkaterron karrieren po ia vure veshin cdo gjeje. Po edhe Zidane, me duket qe e ka demtu ekipin paksa kohen e fundit, ishte gabim i teknikut qe u rikthye, me mire ta mbyllte me "mazë", sukseset e fundit qe i beri.
 
Prandaj jan me çekiç mbi koke gjat gjithe kohen .
Un them qe mourinho ishte ai qe demtoi shum realin . Vlen me teper harmonija brenda ekipi dhe jo te ndaje ekipin ne dy grupe
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top