Rezultatet, KQZ ndahet 4 me 3

Зngjεll

___________


Opozita në KQZ konteston rezultatin e përgjithshëm e të qarqeve të Tiranës dhe të Elbasanit, për shkak se nuk është shpallur rezultatit i votimit në të gjitha qendrat e plota të votimit.Anëtarët e majtë në KQZ kanë votuar kundër miratimit të tabelave përfundimtare të dy qarqeve, për shkak se në disa 5 KZAZ nuk kishte vendim për tabelat përmbledhëse të votimit. Në qarkun e Tiranës kanë qenë pikërisht katër KZAZ që nuk kanë marrë një vendim për shpalljen e rezultateve përfundimtare. Kjo konkretisht për KZAZ 46, 51, 54 dhe 60, që i përkasin njësive bashkiake 2,6 dhe 7 të kryeqytetit, si dhe rrethinave në zonat e Baldushkut, Paskquanit dhe Kamzës. Ndërsa për qarkun e Elbasanit kjo dukuri u vërejt në KZAZ numër 16, si dhe një Qendër Votimi nuk ishte marrë në konsideratë nga po kjo KZAZ. Nënkryetarja e KQZ-së, Dëshira Subashi kërkoi që KQZ-ja të merrte një vendim për të rinumëruar kutinë e mbetur në KZAZ numër 59, duke marrë hequr paralele me rastin e Fierit. Gjithashtu Subashi shprehu qëndrimin kundër për të realizuar votimin për miratimin e tabelave të rezultateve të 5 KZAZ, pasi KQZ-ja nuk e gëzon një drejtë të tillë. Por anëtari i KQZ-së, Klement Zguri, deklaroi se numërimi i kutive, apo kontestimi i parregullsive, i takon procesit tjetër të ankimimeve nga ana e subjekteve politike. Por, të shtatë anëtarët e KQZ-së kanë mbetur të ndarë në votat e tyre, duke bërë dy qarqet më kryesore të vendit, që i japin parlamentit 32 dhe 14 mandate, të mos marrin konsensusin e opozitës në KQZ.

Debati për mandatet e Korçës dhe Kukësit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve kishte parashikuar miratimin e ndarjes së mandateve të deputetëve për qarqet e Korçës dhe të Kukësit, të cilat nuk janë kontestuar prej asnjë prej partive politike. Materiali kishte ndarë që mandatet e Kukësit t’i merrte 3 koalicioni “Aleanca e Ndryshimit” dhe 1 koalicioni “Bashkimi për Ndryshim”. Ndërsa në qarkun e Korçës mes këtyre dy koalicioneve ndahet në mënyrë të barabartë në 6 me 6. Nënkryetarja e KQZ-së, Subashi kërkoi të shtyhet votimi për Korçën, pasi duhej kohë, si dhe nuk reflekton 500 votat që u korrigjuan nga administrata. Kësaj kërkese iu kundërvunë kryekomisioneri Arben Ristani dhe përfaqësuesi i PD-së, Njazi Kosovrasti. “Nuk ndikojnë 500 votat në ndarjen e mandateve, prandaj ajo është llogari e thjeshtë, mund ta bëjë çdo njeri”, tha Kosovrasti. “Meqë isha unë që e kërkova shtyrjen, jam në të drejtën time dhe këtu mund të kërkoj dhe ndihmën e Njaziut, i cili besoj se i ka ato aftësi, pasi mund ta ketë bërë dhe vetë atë akt që po na paraqitet. Unë dua ta shikoj aktin në mënyrën time, është e drejta ime e punës. Ka mbaruar mënyra e të proceduarit ‘me vrap’, se jemi pas rezultatit zgjedhor. Ne jemi brenda afateve të përcaktuara në Kod”, tha Subashi. Ndërsa Ristani e kontestoi ashpër këtë qëndrim. “Ajo që ju thoni se mund ta ketë bërë Njaziu aktin, ky është një provokacion shumë i rëndë ndaj KQZ-së dhe është në vazhdën e përpjekjeve tuaja, për të denigruar procesin zgjedhor dhe punën e KQZ-së. Jam i detyruar t’u vë në dukje se do të bënit mirë të ndjeheshit pjesë e këtij Komisioni, i cili ka marrë vlerësimet e duhura dhe shumë të mira në vazhdimësi nga të gjithë ata që monitorojnë procesin zgjedhor”, theksoi Ristani. Ndërsa përfaqësuesi i PD-së reagoi duke theksuar se “nënkryetarja nuk mund t’i drejtohet me emër po zoti Njazi Kosovrasti, i cili përfaqëson partinë fituese në këto zgjedhje”.

Debati për mandatet

Dëshira Subashi: Kërkoj të shtyhet shqyrtimi i mandateve të Korçës, duam kohë.

Njazi Kosovrasti: Nuk ka pse shtyhet, llogaria bëhet direkt, është i thjeshtë.

Dëshira Subashi: Meqë isha unë që e kërkova shtyrjen, jam në të drejtën time dhe këtu mund të kërkoj dhe ndihmën e Njaziut, i cili besoj se i ka ato aftësi, pasi mund ta ketë bërë dhe vetë atë akt që po na paraqitet.

Arben Ristani: Unë ju dhashë konsensusin për ta shtyrë. ajo që ju thoni se mund ta ketë bërë Njaziu aktin, ky është një provokacion shumë i rëndë ndaj KQZ-së dhe është në vazhdën e përpjekjeve tuaja për të denigruar procesin zgjedhor dhe punën e KQZ-së. Jam i detyruar t’u vë në dukje se do të bënit mirë të ndjeheshit pjesë e këtij Komisioni, i cili ka marrë vlerësimet e duhura dhe shumë të mira në vazhdimësi nga të gjithë ata që monitorojnë procesin zgjedhor”.

Njazi Kosovrasti: Unë nuk jam Njaziu, por jam zoti Njazi Kosovrasti, përfaqësuesi i PD-së, i partisë fituese në zgjedhje, nëse do ajo mund t’ia shpjegoj formulën.

Rezultatet e kqz

Qarku i Elbasanit
KQZ votoi për rezultatin 4 me 2

“Aleanca e Ndryshimit” 69078 vota
“Bashkimi për Ndryshim” 73251 vota
“Aleanca Socialiste për Integrim” 7745 vota
“Poli i Lirisë” 2981 vota
“Ligj dhe Drejtësi” 281 vota


Qarku Tiranë

KQZ votoi rezultatin 4 me 2 vota

Koalicioni “Aleanca e Ndryshimit” 177.865 vota

PD 161.332 vota
PR 6127 vota
PLL 1772 vota
PDI 1661 vota
PAA 1369 vota
PBK 1200 vota
PAD 1083 vota

Koalicioni “Bashkimi për Ndryshim” 174.515 vota
PS 162.757 vota
PSD 3613 vota
PBDNJ 2941 vota
G99 2582 vota
PDS 1622 vota

“Aleanca Socialiste për Integrim” 19.916 vota
LSI 17.529 vota
PSV ‘91 1.034 vota
LDNJL 998 vota


“Poli i Lirisë” 6972 vota
LZHK 4.443 vota
PDK 1.826 vota
PBKD 356 vota

“Ligj dhe Drejtësi” 809 vota
Kandidati Abdullah Omuri 756 vota./Panorama/
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top