Reali i pandalshëm, mposht Espanjolin dhe vazhdon kryesimin !

Delirium

No description ...
Reali i Madridit nuk njeh të ndalur në këtë sezon. Mbrëmjen e sotme madrilenët e drejtuar nga Zinedin Zidan kanë triumfuar në transfertë përballë Espanjolit me shifrat 0-2 duke vazhduar të qëndrojnë me pikë të plota në kampionat.

real-madrid-470x221.jpg

Hames Rodrigez i cili rrallëherë preferohet si titullar nga Zidan ishte ai që shënoi golin e parë në minutën e dytë shtesë të pjesës së parë. Në pjesën e dytë Benzema ishte ai që vulosi fitoren me golin e shënuar në minutën e 71-të. Në këtë ndeshje Zidan kishte vendosur të linte pushim titullarët si Ronaldo, Bejl apo Morata duke qënë se u aktivizuan në mesjavë në Ligën e Kampionëve.

Me këtë fitore Reali arrin kuotën e 12 pikëve të plota në 4 ndeshje dhe vazhdon i vetëm kryesimin e La Ligas me 3 pikë më shumë se Barcelona dhe Las Palmas që mbajnë vendet 2 dhe 3.

/panorama sport/
 

Attachments

  • real-madrid-470x221.jpg
    real-madrid-470x221.jpg
    43.1 KB · Shikime: 0

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top