Real Madrid nis operacionin “Mbappe”, kosto mbi 250 mln euro

Xhelozi

Staf në FV.AL
S/M
mbappe-1100x620.jpgReali i Madridit kërkon me çdo kusht Kylian Mbappé për sezonin e ardhshëm. Gjigantët spanjollë po programojnë ofensivën për të siguruar shërbimet e sulmuesit francez, kontrata e të cilit me Paris Saint Germain përfundon në verën e vitit 2022.

Sipas gazetës AS, për të realizuar projektin e blerjes së madhe, “Los Blancos” kanë gjetur edhe mënyrën e financimit të operacionit të merkatos, i cili përllogaritet se do të kushtojë të paktën 150 milionë euro.

Klubi shpreson që do të përfitojë rreth 100 milionë euro nga shitja e lojtarëve si Isco, Ceballos, Bale, Jovic, Marcelo dhe Brahim Diaz. Një problem jo i vogël është edhe paga e Mbappé, e cila përllogaritet në afro 21 milionë euro në sezon.

Reali është i gatshëm ta bëjë edhe këtë sakrificë financiare, por për të plotësuar shifrën e nevojshme, në Madrid janë të gatshëm të marrin edhe një kredi bankare. Me rikthimin e tifozëve në stadiume, klubi mbretëror shpreson që të sigurojë deri në 800 milionë euro të ardhura dhe kjo do t’ia lehtësonte marrjen e huasë për të nisur një tjetër projekt me yje.

22-vjeçari do të jetë kolona e parë e skuadrës së të ardhmes, me sulmuesin që ende nuk pranon të rinovojë në Paris dhe padyshim që joshet nga një piacë e rëndësishme si Madridi. Edhe pse në moshë fare të re, Mbappé është kampion bote me Francën, ndërsa në këtë sezon ka realizuar 17 gola në 25 ndeshje me klubin dhe përfaqësuesen. Ai cilësohet si pasardhësi i denjë i Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldos në arenën ndërkombëtare.

A2news.com
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top