Rama: Nuk e ndalojmë bashkimin e Lulit me Monën, do t’i mposhti bashkë me...

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Rama: Nuk e ndalojmë bashkimin e Lulit me Monën, do t’i mposhti bashkë me...

1596108242758.png

Kryeministri Edi Rama nuk është tërhequr nga ndalimi i koalicioneve parazgjedhore aktuale të përbëra dhe sot konfirmoi se do të fshihen. Sipas Ramës modeli që ishte deri tani ishte një tren me 40 vagona ku vota shkonte për lokomotivën, por edhe vagoni i dytë sillej si lokomotivë. Rama thotë se ky model koalicioni rëndon mbi standardin dhe me votimi ne sotëm nuk do të jetë më.



”Këtu sot kjo votë është me dinjitet. është vendimmarrja jonë. Tërësisht e përputhur me standardet ndërkombëtare. Ambicien për ta bërë Shqipërinë vend demokratit. Më shumë përgjegjësit për të zgjedhurit ndaj zgjedhësve. Që përkthehet në punë dhe jo në sherr. Dëshiroj të vazhdojnë ta dëgjojnë këtë mesazh partnerët tanë. Këtu mendoj se duhet ta dëgjojnë edhe ata kolegët tanë që janë në rrugë, që shkuan vetë.

Ligjvënësit duhet të jetë i ndërgjegjshëm që në sistemin zgjedhor të garantojë lidhjen e drejtë dhe të ndershme, mes kandidatit dhe votuesit, subjektit që e përfaqëson më mirë. Nëse ka një mekanizëm që nuk garanton votën e lirë të ndershme, atëhere është sistemi unikal në OSBE i koalicioneve të përbëra. Nuk e ka asnjë vend nga Vancouver në Vladivostok. Shpikje shqiptare, tipike hile. Që rëndon mbi standardin. Lidhjen e drejtë dhe të ndershme, çfarë lidhje e ndershme është kur ti i thua votuesit ke një tren me 40 parti dhe nuk ke mundësi t’i shohësh ata nëpër vagona. Hidhe votën këtu te vagoni që do të kapi dora, dhe vota jote nuk i shkon atyre që janë në vagon, por te lokomotiva ose vagoni i dytë. Dhe Vagoni i dytë sillet si lokomotivë. Këtë nuk e ka askush, dhe këtë do e fshijmë. Një hile që ka karakterizuar zgjedhjet dhe ka mohuar vullnetin e shqiptarëve. Churchilli thotë kush nuk ndryshon mendim është budalla. Dhe unë jam shumë i qetë sot që pavarësisht se nuk kam një mendim siç e ka Myslimi e Hajdari, çdo bëjnë listat e hapura, aman kjo është ajo që do populli.”- tha Rama.

Kryeministri gjithashtu u shpreh se me këto ndryshime nuk do të ndalojë bashkimin në koalicion të vetëm

Gjatë fjalës së tij në Kuvend, kreu i qeverisë tha se nuk është ‘kundër’ koalicionit Basha-Kryemadhi, apo dhe me presidentin.

“Ata që janë jashtë, me Saliun, janë një e zezë që sulmojnë të kuqen si demi. Politika është përballje idesh dhe alternativash,. Është sport i vështirë. Ty të solli këtu ai koalicion, ti je si një vagon mallrash. Ai xcift ne na duhet bashkë, duke i patur ata kemi edhe baba Xhiken bashke me ta edhe ‘dixhitalin e Lalzit’ dhe kemi bandën e të kartëtëve që do ia tregojmë shqiptarëve mirë. Por me sistemin normal. Kush është? Thanë e duam si letonia?! Ok. Po të shohim Holandë. Një grumbullim partisë në një sigël, në një listë. Jo si njerëzit që turren nëpër arra. Andej janë futur ballistët nëpër pula. Ai vjen tek ty dhe thotë; do të votojë programin. Dhe ballisti i ka vjedhur pulën. Dhe vjen këtu e ha kofshën. Myslymi kupton, por bën sikur nuk kupton. Të ndryshosh sistemin zgjedhor, do të ndryshosh konfiguracionin. Ti je bishti, jo lopata (I drejtohet Gjuzit) Sistemin po e prekim tek 5 qershori jo këtu. Po prekim mekanizmat e tij. Është shpjeguar nga komisioni i Venecias. Kështu është kur disa kanë ngelur tek legjendat e ballit, ose merrni këtu ato që shkruan opozita presidenciale”, tha Rama.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top