Rama 3, Basha 3, ndeshje e shitur!

rama-basha2.jpg

Edi Rama bën politikë të madhe. Nga Sarajet e Surrelit, i çon haber vëlla Recep Tayyip Erdoğan-it, se Presidenti Ilir Meta dhe ish Presidenti Sali Berisha, kanë nevojë për azil. U duhet gjetur ndonjë “vrimë”, diku andej nga Siria.
Shkruan Sokol Pepushaj

Këta janë bashkë. Kanë vjedhur bashkë, kanë mëkatuar bashkë. Dalin në “fushë” sa për sy e faqe, por rezultatin e kanë paracaktuar para ndeshjes.

Nëse nuk arrestohen Peshqit në të dy palët, do të kemi katër vjet vjedhje dhe asnjë ditë qeverisje.

Qeveria Rama 3 dhe Opozita Basha 3 janë më qesharaket në historinë shqiptare. Edhe Presidenti Ilir Meta, është thjeshtë një tip kllouni cirku hajdutësh. Bëri gjithë atë zhurmë dhe fap, i kaloi emrat e qeverisë Rama 3 si të “pastër”.

Po a di gjë ndokush, pse Arben Ahmetajn gjithë shqiptarët e kanë pagëzuar “Tigri”?

Se ka bërë namin e zi duke vjedhur, jo për tjetër. Po nejse, këta janë një substancë, hajdutë të gjithë.

Nga jashtë, qeveria ngjan si një “kotec” me 12 pula pikaloshe, të bukura, që kakarisin se do bëjnë shumë vezë. Këto “pula”, do bëjnë vezë e bien “kllukë”, sipas orientimeve të klaneve mafioze, nën “këngët” e katër kaposhëve që zgjojnë Bablokun në Surrel, që në katër të mëngjesit.

Babloku e gdhin sabahin me këngë gjelash, sheh ëndrra duke ngjitur majë malesh, dhe i duhet t’i bëjë edhe opozitë vetvetes.

Po brënda kështjellës së Pushtetit ç’bëhet?

Edi Rama bën politikë të madhe. Nga Sarajet e Surrelit, i çon haber vëlla Recep Tayyip Erdoğan-it, se Presidenti Ilir Meta dhe ish Presidenti Sali Berisha, kanë nevojë për azil. U duhet gjetur ndonjë “vrimë”, diku andej nga Siria.

Po, në vrimë të gjilpërës janë sot të gjithë

Qeveria, thotë Prokuroria, SPAK-u, Presidenti, se është e pastër qelibar. Nuk kanë përfituar asnjë dollarë nga investimet publike.

Po a ka shqiptar që beson se Blendi Çuçi apo Arben Ahmetaj kanë jetuar vetëm me rroga?

Ata janë milionerë. Edhe me një intervistë të thjeshtë, nuk do të shkonin në zyrë, por në burg. Ky është perceptimi mbarëshqiptar, nëse duam të themi të vërtetën.

Në fakt, është zor sot, të gjesh figura të pastra për qeverisje. Edhe t’i largosh të gjithë këta, Edi Rama nuk gjen një skuadër pa probleme.

Do të thotë, me fjalën pasuri, koha jonë, ka lidhur nyjet e shoqërisë sonë, ka lidhur opozitën dhe shpresat, ka qelbur Presidencën, ka ndyrë Prokurorinë, ka bërë “baltë” edhe SPAK-un, ndaj qeveria ngjan me një “kotec” pulash, ndaj ambasadorja Yuri Kim kudo që shkon, herë duket si peshkatare, herë si gjuetare e herë si “dhelpër” që gjuan e nuhat ngado. Prandaj pritet shtator i pasur me ngjarje të mëdha.

Megjithatë, shumë lëshojnë hije dyshimi.

Eshtë e pritshme edhe kjo. Bashkjetesa e shqiptarëve më kriminelët e vet, me hajdutët e vet, me persekutorët e vet, historikisht ka qënë një tip doktrine juridike dhe shoqërore, pra, një udhë tërësore e parimeve teorike të pranueshme.

Por medalja ka dy anë.

Kjo tjetra ngjan plot energji shpërthyese. Nuk besohet më, në asnjë “skuadër”. Kampionati i shtatorit bëhet për Peshq të Mëdhenj e për burg.

Sali Berisha, Lulzim Basha, Edi Rama, Ilir Meta, duket se janë në “betejë”, kush të shtyjë tjetrin drejt “gropës”. Por askush nuk vë “baste” për njërin a për tjetrin.

Rama 3 Basha 3, ndeshje e shitur./Pamfleti
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top