PSG “shënjestron” Elseid Hysaj, në listën e merkatos përkrah Messi e Depay

Xhelozi

Staf në FV.AL
S/M
Hysaj-PSG-1100x620.jpg
E ardhmja e Lionel Messi mund të ndikojë në të ardhmen e Elseid Hysaj. Kapiteni i Shqipërisë është gati të hedhë hapin e madh në karrierë, duke i’u bashkuar kampionëve të Francës, Paris Saint Germain.

Lajmi i bujshëm i merkatos është publikuar nga prestigjiozja ESPN, që ka zbuluar edhe listën e dëshirave të drejtorit sportiv të klubit, Leonardo. Hysaj është mes objektivave të klubit, ku spikat gjashtë herë fituesi i Topit të Artë, Lionel Messi.

PSG është gati të shpenzojë dhjetër amiliona euro për të transferuar kapitenin e Barcelonës. Një lëvizje e tillë do të ndikonte në mënyrë të drejtë për drejtë në projektet e klubit, sepse për të respektuar “fair play financiar”, afrimet e tjera të parisienëve duhet të jenë me shpenzime minimale.

Për këtë arsye, Paris Saint Germain po orientohet drejt lojtarëve pa kontratë, të cilët mund të afrohen me parametër zero. Elseid Hysaj është preferenca e Leonardo-s për mbrojtjen. Fakti që kuqeziut i përfundon kontrata me Napolin në fund të sezonit, do të garantonte një përforcim tejet cilësor, parënduar arkat e klubit.

Në listën e transferimeve me kosto zero, janë edhe emra të tjerë të rëndësishëm të futbollit ndërkombëtar. Duke nisur nga ylli i Liverpool, Georginio Wijnaldum për të vijuar me sulmuesin e Lyon, Memphis Depay. Një tjetër objektiv është edhe blerja përfundimtare e Moise Kean, me negociatat për këtë të fundit që nuk janë të lehta.

Nëse planet e merkatos realizohen, Elseid Hysaj doti shtohej listës së yjeve në Paris, ku vërtetë do të transferohej me parametër zero, por do të paguhej si sheik.
A2news.com
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top