PSG është i pagabueshëm, Mbape vazhdon startin perfekt edhe në “ditën e Mesit”

Xhelozi

Staf në FV.AL
S/M
PSG ka vazhduar startin perfekt të këtij sezoni, duke marrë fitoren e katërt në po aq ndeshje të luajtura në Ligën 1, si për të treguar se në këtë edicion, kundërshtarët duhet të bëjnë ndonjë mrekulli për të ndalur ekipin e Poçetinos në rrugën drejt titullit.mesi-mbape.jpg
Përballë Reims, në atë që u quajt ”dita e Mesit” për shkak të debutimit të lojtarit argjentinas me parisienët, ishte Kilian Mbape ai që bëri diferencën. Sulmuesi francez realizoi golin e parë në minutën e 16 të sfidës, duke bërë të qartë se zërat për transferimin te Real Madrid nuk i kishin hequr përqendrimin nga fusha e lojës. Të njëjtën gjë e bëri edhe në minutën e 63-të, duke i dhënë mundësinë ekipit të tij që të merrte tri pikët në këtë duel, edhe pse skuadra vendase rrezikoi disa herë portën e Navas.

Në minutat e fundit, PSG iu afrua edhe golit të tretë, por nuk arrit të çonte topin në rrjetë, ndonëse në fushë kishte minuta edhe për Mesin i cili bëri debutimin e tij me parisienët.

Reims-PSG 0-2

《PanoramaSport.AL》
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top