Pse dhe sa shumë gënjejnë njerëzit.

D.

.
C75E3034-3A43-46C7-8808-E5FFF87D6492.jpeg

Gënjeshtra ka qenë, është dhe do të jetë aktivitet psiqik, moral dhe etik, më i diskutuar ndër shekuj.


Nëse pretendon se nuk gjënjen asnjëherë, atëherë po gënjen. Një studim i Shoqatës Amerikane të Psikologjisë doli në përfundimin se njerëzit që gënjejnë më pak janë më të shëndetshëm mendërisht.

Ndonëse konsiderohen gënjeshtra të bardha, këto fshehje të vogla kanë tendencën të shtohen gjithnjë e më shumë. Ekzistojnë edhe ato që njihen si gënjeshtra pro-sociale. Për shembull kur i thua gjyshes se të pëlqen bluza që të ka thurrur, por në fakt ti e urren atë, apo kur i thua gruas se i shkon ai fustan, por në fakt ai e tregon paksa të shëndoshë.

Sipas studiuesve, amerikanët në moshë madhore thonë rreth 11 gënjeshtra në javë dhe të paktën një herë në jetë nuk rrinë dot as 10 minuta pa gënjyer.

Por përse ne gënjejmë?

Një anketë me mbi 100 studentë të psikologjisë, zbuloi se shumica e njerëzve gënjejnë për të mbrojtur veten në një farë mënyre. Disa për të shmangur një moment të sikletshëm, të tjerë për të mos u gjykuar apo lënduar.

Si mund ta dallojmë një gënjeshtër?


Ekspertët thonë se saktësia e dallimit të një gënjeshtre është rreth 53%, pak më mirë se të gjesh anën e një monedhe përpara se ta hedhësh.

Por ekzistojnë edhe detaje që mund të përcaktojnë një gënjeshtër, pak a shumë si një makinë e të vërtetës, duke u bazuar në mbikqyrjen e atributeve joverbale, studimin e syve, pikasjen e mikro-shprehive të fytyrës, në zbulimin e një buzëqeshje të shtirur, apo edhe shenjave të stresit gjatë kohës kur gënjejmë.


Urbannews.al
 
Por përse ne gënjejmë?

Një anketë me mbi 100 studentë të psikologjisë, zbuloi se shumica e njerëzve gënjejnë për të mbrojtur veten në një farë mënyre. Disa për të shmangur një moment të sikletshëm, të tjerë për të mos u gjykuar apo lënduar.
E sakte!
Genjehet vetem kur shmang probleme madhore , kur tjetri kerkon ta genjesh sepse te vertetes si ben dot balle.
Edhe mua me ndodh te dua me shume nje genjeshter sesa nje te vertete...sepse e verteta ndodh te vrasi.
Por ka edhe te tjere qe genjeshtren e kane rutine e ky eshte problem
 
Genjejme kur kemi nevoje te shtyre nga interesa legjitime ose jo.
Per sa kohe genjen te tjeret njeriu mund edhe te gjeje shpetim.
Kur genjen edhe veten atehere eshte totalisht i pashprese
 
  • Më pëlqen
Reactions: D.

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top