Pse çdo grua duhet të përpiqet të jetojë vetëm

Edhe nëse është e frikshme, lini zonën tuaj të rehatisë dhe bëhuni të pavarura. Eshtë koha të rriteni

4F358488-0CA6-48F1-9874-ECC7BF2682B5.jpg

Pse të jetosh vetëm është kaq e frikshme? Ka nga ata që thjesht nuk mund të heqin dorë nga ajo ndjenjë e kthimit në shtëpi dhe gjetja e saj të mbushur. Pavarësisht nëse është shtëpia e fëmijërisë, ku ende jetojnë prindërit, apo një apartament i përbashkët me shokët e dhomës, tendenca shpesh është ajo e të mos paturit dëshirë për të përballuar momente të vetmisë.

Kthimi në një shtëpi të zbrazët në mbrëmje mund të shkaktojë një skenë tradicionale dhe nostalgjike nga një film në imagjinatën e përbashkët, por megjithatë të kesh një fole të zbrazët, e ndërtuar në imazhin dhe ngjashmërinë tënde, nuk është gjë aspak e keqe.

Ne të gjithë duhet të përpiqemi të shkojmë dhe të jetojmë vetëm, një përvojë që na bën të rritemi dhe të ndryshojmë, që na fuqizon dhe na vë përpara sfidave të reja. Ajo që duket të jetë thjesht një shtëpi bëhet vendi i transformimit tonë.

Shumë njerëz e pranojnë se nuk e ndiejnë nevojën për të gjetur një shtëpi të tyre dhe për të lëvizur, duke e shpallur veten të lumtur në vendin ku janë tani, mbase mes përqafimeve dhe vëmendjes së familjes ose miqve. Mbi të gjitha, mendojnë ata, pse të braktisësh një zonë komoditeti kaq mikpritëse, për të shkuar në diçka të re dhe të panjohur?

Të jetosh vetëm është një sfidë e vërtetë për t’u përballur çdo ditë. Ndonjëherë mund të jetë e lodhshme, është e vërtetë, askush nuk do të jetë aty për të dëgjuar ankesat e një dite të keqe, për të përgatitur një gjellë, për të lehtësuar një mbrëmje të keqe ose një tjetër zhgënjim.

Jemi vetëm ne, me përbindëshat tanë për t’u përballuar, ëndrrat shumë të mëdha për t’i përmbajtur në atë apartament dhe të gjitha ato zgjedhje që tani na përkasin vetëm neve.

Dhe do të ketë pjata për të larë, gjëra për të pastruar e për të organizuar, fatura për të siguruar jetesën, për të paguar qiranë, pa harruar të bëjmë blerjet në kohën që na mbetet midis një angazhimi dhe një tjetri.

Të gjitha gjëra që kur i mendojmë, na bëjnë të pendohemi për idenë që kemi menduar të shkojmë të jetojmë vetëm, por që në të vërtetë do të na bëjë të jetojmë një përvojë vërtet unike. Po, sepse duke shkuar për të jetuar vetëm ne do ta njohim me të vërtetë veten, sepse është në shoqërinë e vetes sonë, që do të zgjohemi dhe do të flemë, çdo ditë.

Dhe pastaj, në momentet e vetmisë do të kishim gjithmonë një shtëpi të dytë për t’u kthyer, atë që i përket së kaluarës dhe të dashurve tanë dhe që do të na bëjë t’i vlerësojmë edhe më shumë tani që jemi rritur.

bota.al
 

Attachments

  • 4F358488-0CA6-48F1-9874-ECC7BF2682B5.jpg
    4F358488-0CA6-48F1-9874-ECC7BF2682B5.jpg
    360.5 KB · Shikime: 0
  • 4F358488-0CA6-48F1-9874-ECC7BF2682B5.jpg
    4F358488-0CA6-48F1-9874-ECC7BF2682B5.jpg
    360.5 KB · Shikime: 0
Shpirti gjen qetesi kur eshte i plotesuar. Vetmia krijon boshllek per cdo grua
Njeriu eshte per vete i plotesuar nese eshte ne paqe me veten .. kur te rritesh do kujtosh keto fjale .. nuk jam kundra por sjam as pro lol
 
Njeriu eshte per vete i plotesuar nese eshte ne paqe me veten .. kur te rritesh do kujtosh keto fjale .. nuk jam kundra por sjam as pro lol
Une eci me filozofin e Nices.Ne vetmi njeriu shqyen veten e vet, ne shoqeri e shqyejne te tjeret. Paqja me veten eshte e perkohshme.
 
Vdekja ime, me nxjer dishes nga makina larse :p se du kete task :)))


Sa per temen, te rish vetem eshte menyra me e mire te njohesh veten, te arish ne paqe me te dhe sidomos ta kesh shtepine ne regull pa gjera vend e pavend:p
Cfare makine larese lol

Me dore :p
 
Possssiii dashke ti, ska me jete pa makine larse (enesh e robash):p
Prandaj nje femer duhet te rri vetem, ti ofroj vetes cfare mendon te arsyeshme, ne rastin tim nje makine:))
Cfar jane kto muabete feministe.Vertet mendoni ket apo ja fut kot?
 
Possssiii dashke ti, ska me jete pa makine larse (enesh e robash):p
Prandaj nje femer duhet te rri vetem, ti ofroj vetes cfare mendon te arsyeshme, ne rastin tim nje makine:))
Cfare makine? :)

Pse po te rrish me nje burre, te martohesh ske me te drejt te kesh kushte jetese apo kushte qe nje grua mund te kete?

Ofrimi materiales nuk ndalet nga tjetri por nga vetja (sa lek nxjerri ti e i dashuri ty) dhe mohimi tjeter, ai material e mohon prape vetja :p


Ta blej une :p
77-a3b8023a733a_3.d88f70ff6884621607fa48df1cda78b0.jpg
 

Attachments

  • 77-a3b8023a733a_3.d88f70ff6884621607fa48df1cda78b0.jpg
    77-a3b8023a733a_3.d88f70ff6884621607fa48df1cda78b0.jpg
    724.2 KB · Shikime: 0
  • 77-a3b8023a733a_3.d88f70ff6884621607fa48df1cda78b0.jpg
    77-a3b8023a733a_3.d88f70ff6884621607fa48df1cda78b0.jpg
    724.2 KB · Shikime: 0

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top