“PS hesht, PD feston”

MasteR

I'm offline
f.0604090314533_m.jpg


Festë në selinë e Partisë Demokratike dhe heshtje në selinë e Partisë Socialiste. Vetëm pak minuta pasi Kolegji Zgjedhor publikoi vendimin për rrëzimin e kërkesës së PS-së dhe pushimin e çështjes, militantët demokratë dolën në rrugë me makina e flamuj, ndërsa ata socialistë u vunë në pritje të kryetarit të tyre, Edi Rama.

Ky i fundit ka qenë vetëm një orë në selinë e partisë dhe është larguar prej andej përpara se Kolegji Zgjedhor të jepte vendimin. “Ai është rikthyer në seli në mbrëmje, rreth orës 22:00, paralelisht me avokatët socialistë në Kolegj dhe deputetë të tjerë që ishin prezent në mbledhje, si Damian Gjiknuri, Fatmir Xhafa, Vasilika Hysi etj., të cilët i dhanë atij dhe ‘lajmin’ për rrëzimin e ankesës”, raportoi të shtunën gazeta Panorama.

Deri pas mesnate ata kanë qendruar në selinë e PS-së, pa dhënë asnjë deklaratë për mediat, ndërsa jashtë militantët prisnin reagimin e kryetarit./Telegrafi/
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top