Propaganda online e ISIS/ Shqipëria në listën e vendeve të rrezikuara

AnGeLiC

VIP
V.I.P
isis-678x381.jpg

Propaganda online e xhihadizmit është kthyer në një shqetësim për të gjitha agjencitë botërore. Ky lloj krimi kibernetik është kthyer në një lufte online në mediat sociale, ndërsa sipas ekspertëve, diçka e tille nuk mund te parandalohet. Dokumentari i titulluar Cyberjihad u shfaq në Akademinë e Sigurisë në Tiranë, ku oficerët e rinj u njohën me metodat që terrorizmi përdor për të rekrutuar luftëtarë. Regjisori holandez Hans Busstra thotë se qëllimi i dokumentarit është të tregojë se si ISIS shpërndan mesazhet online, ndërsa Shqipëria është një nga vendet e rrezikuara.

“Qëllimi i këtij dokumentari është qe te tregoje se si terrorizmi ose ISIS mund te shpërndaje mesazhet e tyre online. Në një kohë qe worldwide web nuk ka kufij mund të shpërndahet në të gjithë botën, ashtu si dhe në Shqipëri, ku të rinj të cilët janë të interesuar për këtë lloj ideologjie shkojnë online dhe vizitojnë website, të cilat shfaqin video shumë të dhunshme.


Mesazhi që ata përçojnë janë ato të xhihadit dhe se si mund ti bashkohen ISIS ndaj mendoj se ky është nje kërcenim real, sepse është shume e vështire qe te luftohet pasi është një betejë online. Nëpërmjet këtyre mesazheve xhihadistet e kane shume te thjeshte qe te portretizohen si heronj në të njëjtën kohë, duke treguar një vizion romantik te kalifatit si vendi i ëndërruar për të rinj që të shkojnë. Diçka e tille është false dhe propagande, por për të rinj te cilët mund të jenë jo te kënaqur, ndoshta ne Shqipëri apo dhe vende të tjera të europes, diçka e tille është tërheqëse sepse mendojnë qe duke shkuar atje bëhen heronj. Diçka e tille është parë rëndom kjo dhe për vetë faktin se mediat perëndimore nuk besohen shumë dhe propaganda që ofron ISIS, sipas tyre, është e vërtetë ndaj dhe ky është një kërcënim serioz. E rëndësishme është që të përcohet mesazhi se këto video të xhihadit janë false dhe se realiteti është krejt e kundërta.”,-tha Hans Busstra .

Edhe per ekspertet e sigurisë ne Policinë e Shtetit propaganda e terrorizmit është nje shqetësim serioz, kryesisht per te rinjtë, te cilët bien lehte pre e mesazheve qe përhapen online.

Sipas agjencive ligjzbatuese ne bote dhe ne Europe, ISIS ka nje departament mediash profesionale te quajtura Al Hayat. Propaganda xhihadiste është rritur nga viti ne vit ndërsa tashme filmat kane përparuar sa krahasohen me produksioneve te Hollywoodit. Ne kete mënyrë xhihadistet joshin te rinjtë nga e gjithe bota, duke u thene se edhe ata mund te bëhen luftëtare te xhihadit nen moton nga nje zero ne perëndim ne nje hero ne Siri.dritare net
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top