"Preja e një martese të lodhur" Rudina Xhunga

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
E mban mend kur të shkrova se ai sapo më kishte lënë?
Mbase të kam thënë "e lashë",se ato kohë inati qe më i fortë se dhembja,po c'rëndësi ka?Lamë njëri-tjetrin,për të qenë brenda.
Erdhën ditë e net vetëm.Jo se netët i kishim kaluar bashkë,por ditët pa të nuk shtyheshin dot para.Sidomos nuk përballohej zgjimi fiks më 5:00,kur si nëpër ëndërr pyesja veten:"gabova?"-"Gabimi qe qysh në nisje",-vetëpërgjigjesha,pastaj,në gjumë e sipër,kujtoja c'më kishte thënë në krye të lidhjes:"Kur të ndahemi,nëse ndahemi,kujto grindjet tona(që s'ishin edhe aq pak),mendo vetëm keq për mua,do të jetë më e lehtë për ty".
Pastaj flija,pastaj zgjohesha,shkoja në punë,vija nga puna,flija përsëri,zgjohesha më 5:00,flija më 6:00,cohesha më 7:00,shkoja në punë më 8:00 dhe cdo ditë,cdo minutë e harroja nga pak dhe e doja më shumë.
Por atë doja e një tjetër kërkoja,një tjetër si ai,një të panjohur për ta njohur të gjithin për vete,ti nuk je e vetmja që di se ai ishte i martuar kur ne u lidhëm,por je e vetmja që e di se nuk ka një të ngjashme me mua në orvatjet e dështuara dëshpëruese të kërkimit në fjalë.
Por kesaj here kisha vendosur te kerkoja me gjithe dijet e perftuara nga humbjet ne vite (te cilat,te siguroj,vetem humbje te reja pjellin) dhe nga leksionet e vjedhura neper dialoge me ato qe une,ti dhe bota i quajme Rrugaçë.Keshtu qe kerkova sa kohe mes te njohurish,kujtimesh,copash ditari te fshehura e te degjoja ish-ish te dashurin qe fliste ne radio,ndersa une lexoja nje vellim poetik te porsadale te ish-ish-se dashures se ish-te dashurit tim.I nderpreva me urdher radion,librin dhe lotet.
Mengjesi me kapi me nje ndjesi se me priste dicka e re,dicka ndryshe ,e paardhur kurre deri me pare.
E kam me te thene se dashurine e jetes njeriu e takon befas,kthen koken dhe shikon ate,ate qe ka dashur e pritur gjithemone.Sa me shume ia perseritja vetes,aq me ngultazi i shikoja njerezit neer rruge.I fiksoja ne menyren me te pacipe te mundshme,duke pritur nje shkendije magnetike me nje ankth edhe me te madh sesa ai qe provon kur pret te plotesohet viza e dyte e testit te shtatezenise.
Por hic,asgje,asgjekundi.Te gjithe ishin te martuar.I urreja grate e tyre edhe pa i njohur.
Kur pashe se nuk kishte asgje me te mire per te bere sesa te prisja e lashe kerkimin.
Nisja t'i denoja ditet ne pune.E ke vene re edhe ti:sapo ta dusha punen tende,nuk ehste asnjhere motiv i mjaftueshem,kur je vetem.Nje mikeshe e ime thote se te gjithe ikin nje dite,vetem pune nuk te le,ndaj ps saj ia vlen te kapesh fort,S'e di!E kam vrare mendjen per kete shpesh,sa here ezihesha me ate para lajmeve dhe futesha ne banjen e punes per e qare apo vjelle.Ose,kur ne zhegun e fushatave elektorale ,nese ai priste du bileta per te ushetuar,mua me dukej se zgjedhjet kishin mbaruar dhe nisesha.Ndoshta,ndaj femrat ,edhe me te aftat e races,jane nje hap pas meshkujve,ne rastin me te mire.I tradhton zemra pikerisht atehere kur nuk duhet.
Ne njeren prej diteve qe i rendoja me keso persiatjesh,duke pritur gjumin ,me trembi zhurma qe ben celulari kur sjell nje mesazh te ri.
Keshtu nisi historia ime e sms-ve me nje te panjohur nje te diel shtatori.po t'i tregoj gjithme c'shkrova e me shkroi,pa ndalur te te shpjegoj,Eja pas meje!

B:shtepia librit
 
Pe: "Preja e një martese të lodhur" Rudina Xhunga

E kam lexuar kte librin dhe me ka pelqyer si liber. I shkurter si liber por i bukur gjithsesi.
 
Pe: "Preja e një martese të lodhur" Rudina Xhunga

Kjo ishte gjithcka doja te te tregoja. Me 14 shkurt mbaruan me te vertete pergjithmone sms-te. Numri i tij ishte thjeshte i padisponueshem per cdo thirrje e mesazh te deshperuar qe dergoja. Nuk di te ta them se si ndihesha. Pas cdo zhurme qe ben mesazhi kur vjen, brof e tromaksur se mos ishte ai. Dhe ai nuk ishte asnjehere. Nuk u be kurre i gjalle dhe bashke me te humbi te une edhe ajo pak shprese se ne kete bote ndodhin cudira. Me beso: nuk ndodhin kurre. Nuk eshte kurre asnje i panjohur pas dere, qe pret vetem ta shtyje porten, te te shohe ne sy e te te thote se te do. Nuk eshte.Por per fat, ne te tilla raste, kur te le gjithcka: edhe deshira per te care perpara, edhe endrrat e dreqi me te birin, vetem mendja nuk te le. Sa cudi! Asnjehere nuk e kam kuptuar si funksionon ky mekanizem qe quhet tru dhe eshte ne gjendje te perballoje te gjitha e te gjithe. Te mban kur te leshon zemra, stomaku dhe ti ndien se gjaku po te behet uje. Ku qendron, si te ben te buzeqeshesh kur je ulur ne nje bar ne pritje te asgjese dhe kamarieri te afrohet per te te sjelle fruta nga lokali? Dhe ti falenderon,buzeqesh dhe harrohesh pak duke menduar se jo cdo gje eshte bardhe e zi.Mandej prape kujtohesh c'te ka ngjare, e prape ndihesh e vdekur dhe mer rnje taksi e shetit pa adrese me deshiren e vetme qe ajo te perplaset; e kur kjo s'ndodh, sic nuk duhet te ndodhe asnjehere asgje e keqe kur lutesh per te, nis e kerkon nje fije kashte, vetem nje fije ku te kapesh dhe sjell nder mend gjithe emrat e te njohurve a miqve, por nuk ndien asnje deshire per te takuar kend e t'i tregosh. Po c't'u tregosh?!Ndaj edhe nuk te shkrova me pare, nuk dija cfare doja te te thosha. Isha ne nje pus, ku nuk me kishte shtyre kush, u futa me deshire, mbylla kapakun me deshire dhe po mbytesha me deshire.Une nuk njoh, per fat ndoshta, asnje fatkeqesi tjeter, pervec atyre qe prodhon ndjenja e humbur, qe te te beje a ndiesh humbjen deri ne palce. Padyshim qe duhet te kete te tjera, por te thashe: kam pasur fat e nuk i kam provuar. Dashuria, kjo imja them, ishte pertej, ishte ndermjet, ishte sikur te mos ishte. E dyzuar ndermjet asaj qe provova dhe nuk e preka, e ngaterruar mes krenarise dhe tundimit per ta kerkuar edhe nje here, dhashe ate intervisten qe nuk e kuptoi kush pervec tij. Ti me bere aq shume pyetje atehere, te kujtohet? Por nuk doja, as nuk dija te te ktheja pergjigje. Ja,po ta them tani: e kerkoja te kthehej.


E mban mend c'thashe? "Nuk mendoj se jam e dashuruar ne ate kuptim te mirefillte te fjales qe ka fjala, por kam gjetur ekuilibrin e perkryer te komunikimit me dike. Nje marredhenie jo fizike, jo reale, nepermjet seciles orvatemi te shkojme drejt dashurise ne menyre vezhguese, njohese. Me mjaftuan kater muaj per te kuptuar se ndoshta deri tani kam pasur ne koke nje renditje mbrapsht te gjerave. Te cdokush gjerat funksionojne ne menyren e vet. Tek une, me sa duket, duhet te funksionojne keshtu: para se te kem nje lidhje reale, komplekse, ndjesore dhe logjike duhet te komunikoj gjate dhe besueshem."Ne te vertete une e kisha humbur tashme kete "komunikimin e gjate dhe te besueshem", kur intervista doli dhe prita me dite te tera qe ai te behej serish i gjalle me ta lexuar.Nuk e beri. Asnjehere!Ta marresh veten ne dore ashtu sic eshte,copa-copa dhe ta ribesh e ta rikthesh ku ishte apo ku do te doje te ishte,me duket nje perpjekje gjigande,por e bera,sic e ke bere dhe ti kur humbe dashurine tende,sic e kane bere gjithe mikeshat tona te perbashketa.Si ti,ashtu dhe une nuk e bera ne nje dite,po pak nga pak,pa e kuptuar iken ditet e frikshme kur nuk doja te haja dhe erdhen dite kur orizi me fruta deti i "Ambasadorit" me dukejt pjata me e shijshme ne bote.Te kujtohet kur te shkrova nje dite:"Sot hengra nje supe te bukur"?Sa kemi qeshur!Po c'te beja?Duhej te bija ne dashuri me supen,me qenin e komshies,qe,kur e qethnin,me dukej si dele:me sandalet e reja,te cilave iu keput rripi nje dite pasi i bleva:me modelin e re te flokeve te prere shkurt,me c'te gjeja e mundesha,vetem te mos ishte njeri.Nje njeri do te ishte i tepert,i paperballueshem per ditet qe,edhe kur vinin,me dukej sikur pi i jetoja per here te dyte.Keshtu,beja sikur harroja.Si nuk u shpik nje hape per harresen?Nje hape s iato qe kerkonim kur ishim te vogla,qe ta pinim dhe menjehere te dinim anglisht.Keshtu te ishte edhe hapa e harreses,ta pije dhe te harroje ne cast e te te ngjante se e keqja nuk kishte ndodhur kurre.
***Nuk po zgjatem ne cdo minute,dite e muaj qe erdhi me pas,se ne te vertete nuk ndodhi asgje per t'u treguar.Hic fare!Por kete e ke marre vesh edhe na e mail-et e meparshme.Me mua nuk ndodhi asgje.Ti asnjhere nuk me ke besuar kur te shkruaja se shkoj ne pune,vij nga puna,shkoj ne shtepi,dal nga shtepia dhe kaq.Te duket sikur te genjej,nuk arrin dot ta besosh se jeta e nje vajze ekrani nuk eshte patjeter me ngjyra si kostumet qe nderron cdo mbremje kur jep lajmet.Sheh shume TV,e dashur,edhe aty ku je e vazhdon te enderrosh,si une dikur,qe enderroja te isha njera pej tyre,me nje model flokesh per t'u imituar.E pastaj?Pastaj ti je vetem nje vajze ekrani dhe kaq.Sa te mjera jemi ne thelb ne!Na duan te gjithe,kur na duan dhe nuk na do askush edhe kur na do.Ti je vetem,ulesh diku,te buzeqeshin,te shohin,ndryshojne biseden e tavolines ku jane ulur,duke treguar gjithe c'dine e marrin me mend per ty,por asnje nuk te afrohet.Ose dhe po t'u afruan,e shumta per te te qerasur.Ti mbetesh per ta nje vajze ekrani,Edhe te rriturit jane si femijet:kujtojne se ti i perket ekranit dhe se u duhet te thyejne ate,te zgjatin doren brenda televizorit per te te prekur dhe folur.E kush ka kohe te mundohet kaq shume?...Keshtu qe mjaftohen te thashethemojne per ty.Ah,kete po,e bejne mire!Nese te shohin me shume se dy here me nje femer,ti je lesbike.Nese te shohin perdite ne varreza per te cuar lule,te moren per nekrofile,e c'te te numeroj,e di qe serish nuk do mund te te bind per vetmine qe provon kur je njezetetetevjec.Nxjerr koken pernate ne ekran dhe komunikimi yt me boten perdite e me shume behet nepermjet celularit dhe internetit.Dhe ne nje ngaditet qe kaloja symberthyer ne e mail-e,qe nuk kerkojne pergjigje,se jane publicitet prej atyre qe te gjejne adresen ne internet e nuk te ndahen,ndodhi me pak e papritura:telefonoi mamaja ime.Me pyeti ne njihja dike qe studionte ose punonte ne Londer.Ia mbylla celularin pa pergjigje dhe u nisa ne shtepi.Sic ndodh zakonisht ne filma me skenar te frymezuar prej rastesive te keqija,ime më nuk ishte atje,por ne pune.I kishte telefonuar nje zonje se donte ta takonte.Cuditerisht,gruaja quhej Enkelejda,nje emer disi i pershtatshem per nje shtatedhjetevjecare me ze lozonjar ne telefon,sipas nenes sime,por kush i ve re hollesite ne te tilla raste?Djali i saj i vetem punonte ne Londer dhe to te kthehej ne gusht per pushime ne Shqiperi.Por ajo donte te fliste me mua dhe familjen time para ardhjes se tij."Ai e do shume vajzen tende,kete ma ka treguar,por nuk ka dashur te me thote pse s'lidhet me te",-kishte thene zonja plake,duke i rrefyer mamase sime gjithe imtesite e jetes se saj prej vejushe ne vite,mallim per djalin,qe e kishte lene Tiranen disa muaj te shkuar dhe deshiren per te mos vdekur pa e pare te birin krah meje,qe isha "si shpirt".Me kapi nje inat i madh me mamane,qe vetem e kishte degjuar dhe nuk kishe pyetur as per emrin,emrin e atij,qe nuk kisha ma asnje dyshim se ishte ai,njeriu i sms-ve te gjata.Madje,ajo nuk e kishte pyetur as per mbiemrin,qe te nsija te kontrolloja librin e telefonave per te gjetur nje numer,nje gje reale me ne fund.Por hiq!Mamaja nuk ishte marre vesh asgje,duke e ngaterruar telefonaten me nje prej te shumtave qe s'e cuditnin me qysh kur une kisha dale ne ekran.Kur me pa mua qe nuk flisja,por bertisja pa ze per te bere te kujtonte dicka me shume,me qetesoi duke me treguar se ajo do te vinte vete ne shtepi,e kishte mesuar adresen dhe do te vinte ne njeren prej atyre diteve me te bijen.-Paskesh edhe vajze? Domethene ai ka moter!Po motra cila edhe,si quhet?-pyeta une e mekur.-Ah,po,vazja punonte ne Ministrin e Jashtme,po,po keshtu tha,-vazhdoi mamaja.-Do te vijne bashke ne shtepi te flasin me mua,qe nuk po kuptoj asgje,Do te me thuash ti si eshte puna,qe te mos e mesoj prej tyre.
 
Pe: "Preja e një martese të lodhur" Rudina Xhunga

do te ish më mir te titullohej,

"lufta me veten", pak a shum kjo histori prek këdo kush e lexon, por shpesh nuk gjejm fjalët e duhura per te shpreh ate qe na bluan perbrenda. libri tregon dhe per karakterin e forte te nje njeriu aty sidomos ke pjesa ku flet per trurin, se sa duron njeriu dhe sa i afte esht te luftoj me veten, per te kapur pas nje thërrime lumturie.

fundja momentet e gëzueshme ne jet jan ato qe na shtyjn perpara me optimizem, harrojm dhimbjet dhe i falemi moementeve (ashtu me vetdije, e pa vetdije her her).

më pelqen goxha, menyra se si e trajton femren, luften e ksaj per te perballu jeten.
 
Pe: "Preja e një martese të lodhur" Rudina Xhunga

E kam lexuar kte librin dhe me ka pelqyer si liber. I shkurter si liber por i bukur gjithsesi.

Bukuroshe gjendet ndokund online ose ne kindle ky liber? Apo vetem mund ta blesh ne Shqiperi?
 
E mban mend kur të shkrova se ai sapo më kishte lënë?
Mbase të kam thënë "e lashë",se ato kohë inati qe më i fortë se dhembja,po c'rëndësi ka?Lamë njëri-tjetrin,për të qenë brenda.
Erdhën ditë e net vetëm.Jo se netët i kishim kaluar bashkë,por ditët pa të nuk shtyheshin dot para.Sidomos nuk përballohej zgjimi fiks më 5:00,kur si nëpër ëndërr pyesja veten:"gabova?"-"Gabimi qe qysh në nisje",-vetëpërgjigjesha,pastaj,në gjumë e sipër,kujtoja c'më kishte thënë në krye të lidhjes:"Kur të ndahemi,nëse ndahemi,kujto grindjet tona(që s'ishin edhe aq pak),mendo vetëm keq për mua,do të jetë më e lehtë për ty".
Pastaj flija,pastaj zgjohesha,shkoja në punë,vija nga puna,flija përsëri,zgjohesha më 5:00,flija më 6:00,cohesha më 7:00,shkoja në punë më 8:00 dhe cdo ditë,cdo minutë e harroja nga pak dhe e doja më shumë.
Por atë doja e një tjetër kërkoja,një tjetër si ai,një të panjohur për ta njohur të gjithin për vete,ti nuk je e vetmja që di se ai ishte i martuar kur ne u lidhëm,por je e vetmja që e di se nuk ka një të ngjashme me mua në orvatjet e dështuara dëshpëruese të kërkimit në fjalë.
Por kesaj here kisha vendosur te kerkoja me gjithe dijet e perftuara nga humbjet ne vite (te cilat,te siguroj,vetem humbje te reja pjellin) dhe nga leksionet e vjedhura neper dialoge me ato qe une,ti dhe bota i quajme Rrugaçë.Keshtu qe kerkova sa kohe mes te njohurish,kujtimesh,copash ditari te fshehura e te degjoja ish-ish te dashurin qe fliste ne radio,ndersa une lexoja nje vellim poetik te porsadale te ish-ish-se dashures se ish-te dashurit tim.I nderpreva me urdher radion,librin dhe lotet.
Mengjesi me kapi me nje ndjesi se me priste dicka e re,dicka ndryshe ,e paardhur kurre deri me pare.
E kam me te thene se dashurine e jetes njeriu e takon befas,kthen koken dhe shikon ate,ate qe ka dashur e pritur gjithemone.Sa me shume ia perseritja vetes,aq me ngultazi i shikoja njerezit neer rruge.I fiksoja ne menyren me te pacipe te mundshme,duke pritur nje shkendije magnetike me nje ankth edhe me te madh sesa ai qe provon kur pret te plotesohet viza e dyte e testit te shtatezenise.
Por hic,asgje,asgjekundi.Te gjithe ishin te martuar.I urreja grate e tyre edhe pa i njohur.
Kur pashe se nuk kishte asgje me te mire per te bere sesa te prisja e lashe kerkimin.
Nisja t'i denoja ditet ne pune.E ke vene re edhe ti:sapo ta dusha punen tende,nuk ehste asnjhere motiv i mjaftueshem,kur je vetem.Nje mikeshe e ime thote se te gjithe ikin nje dite,vetem pune nuk te le,ndaj ps saj ia vlen te kapesh fort,S'e di!E kam vrare mendjen per kete shpesh,sa here ezihesha me ate para lajmeve dhe futesha ne banjen e punes per e qare apo vjelle.Ose,kur ne zhegun e fushatave elektorale ,nese ai priste du bileta per te ushetuar,mua me dukej se zgjedhjet kishin mbaruar dhe nisesha.Ndoshta,ndaj femrat ,edhe me te aftat e races,jane nje hap pas meshkujve,ne rastin me te mire.I tradhton zemra pikerisht atehere kur nuk duhet.
Ne njeren prej diteve qe i rendoja me keso persiatjesh,duke pritur gjumin ,me trembi zhurma qe ben celulari kur sjell nje mesazh te ri.
Keshtu nisi historia ime e sms-ve me nje te panjohur nje te diel shtatori.po t'i tregoj gjithme c'shkrova e me shkroi,pa ndalur te te shpjegoj,Eja pas meje!

B:shtepia librit
????
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top