Portreti i shqiptares në pikturën franceze të 1800-ës

Hera

Έτερος εγώ
Portreti i shqiptares në pikturën franceze të 1800-ës

lg.php

Çfarë i frymëzon artistët? Çfarë i tërheq aq sa për t’i përjetësuar në pikturë? Thuajse të gjitha tablotë, pavarësisht përpjekjeve për t’i veshur ato me histori e shpjegime, ngelen misterioze.

As njëherë nuk mund të dish ç’fshihet në mendjen e tij pas vështrimeve depërtuese a përhumbura të portreteve… Ndryshe, ç’mund të themi për portretin ‘Shqiptarja’ të piktorit francez Jean-Baptiste Camille Corot. Realizuar në vitin 1872, ajo është ndër punët e tij të fundit, vetëm 3 vite përpara se të ndërronte jetë
.45453.jpg

I njohur më së shumti si peizazhist, edhe portretet e grave të pikturuara nga Camille Corot (16 korrik 1796-22 shkurt 1875) janë po aq të rëndësishme në historinë e pikturës. Së paku ishin të një rëndësie të madhe për themeluesit e pikturave moderniste si: Paul Cézanne, Pablo Picasso dhe Georges Braque.

Por të rikthehemi te portreti… Kritikët e tij kanë disa shpjegime që mund të çojnë në arsyen e realizimit të këtij portreti… Revolucioni grek për pavarësi, ngjarjet nga Ballkani, suljotët, bëmat e Ali Pashë Tepelenës etj. i bënë shumë piktorë që të kthenin sytë drejt një realiteti të stuhishëm.444.jpg

Shumë piktorë trajtuan dhe temën shqiptare, siç bëri Delacroix me Boçarin, Auguste Decamps me arvanitasit apo Louis Dupré me suljotët etj. apo piktorët e skulptorët e tjerë francezë. Vetëm tri vjet para vdekjes, piktori Corot na la një tablo të mrekullueshme me temë shqiptare, të titulluar “Shqiptarja” (L’Albanaise).

Kritiku dhe historiani i artit, Vincent Pomar?de, në librin e tij kushtuar Corot-së, “Corot, la mémoire du paysage”, ndër të tjera shkruan se: “Corot kishte sjellë nga udhëtimi i tij në Itali shumë kostume, të cilat i lejonin të vishte modelet gjatë seancave me ato. Dy nga kostumet origjinale që i pëlqenin më shumë ishin ato italiane dhe sigurisht shqiptare, apo me frymë orientale…”.
 

Attachments

  • 45453.jpg
    45453.jpg
    20 KB · Shikime: 0
  • 444.jpg
    444.jpg
    23 KB · Shikime: 0
  • 45453.jpg
    45453.jpg
    20 KB · Shikime: 0
  • 444.jpg
    444.jpg
    23 KB · Shikime: 0
Portret i gjalle,madheshtore fisnikria e saj!! :))
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top